BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Monstrat që na drejtojnë, i kanë fëmijët e tyre jashtë vendit!

Monstrat që na drejtojnë, i kanë fëmijët e tyre

Nga Ilirian DEMIRI  Se në ç’nivel është sot arsimi shqiptar nuk është nevoja të na përrallisë Lindita Nikolla, bile as Edi Rama, apo Lulzim Basha. Gjithë shqiptarëve këtë ua tregojnë vetë oligarkët, që e kanë vënë nën thundër Shqipërinë. Ndërsa i gjithë pushteti është vënë në shërbim të këtyre pak oligarkëve që po i varfërojnë nga dita në ditë shqiptarët e shkretë. Lindita përpiqet të na mbushë mendjen se me ligjin e ri ka më tepër drejtësi e transparencë. Të paktën transparencë nuk ka. Ndërsa Lindita na nxjerr udhëzime si e kur t’i vijnë nëpër mend. Kështu është edhe udhëzimi për fazën e dytë të përzgjedhjes nga maturantët, të preferencave të tyre të studimit. Tashmë maturantët sapo e kanë mësuar se, nuk duhet të zgjedhin 10 preferenca, por vetëm 5. Këtë e mësuan në faqen online të Ministrisë së Arsimit. 

Për maturantët e këtij viti, përzgjedhja e degës së studimeve të larta është kthyer në një ferr të vërtetë. Jo vetëm për ta, por edhe për prindërit. Se kështu iu tek ta organizonte ministria, që pas protestave u përpoq të na mbushte mendjen se kështu dilte më në shesh e vërteta. Po se cila e vërtetë, deri tani asnjë shqiptar nuk e ka marrë vesh. Dhe ndoshta shumica e shqiptarëve nuk do të marrin vesh ndonjëherë se ç’ndodh në të vërtetë me arsimin shqiptar. Vetë arsimi ka në themel të tij drejtues që as nuk duan t’ia dinë se ç’hapa bëhen. Në qendër të vëmendjes kanë vetëm nivelin e fitimeve të tyre. Duke orientuar studentët në universitetet private, apo deri edhe duke u tregtuar mësuesve kreditet, edhe pse në të vërtetë këto dy vitet e fundit një proces i tillë është lënë mënjanë, era e fëlliqur ndoti një sipërfaqe të gjerë. 

Niveli në rritje i ndotjes së arsimit po çudit shqiptarët që të zënë në lak, nuk dinë nga t’ia mbajnë. Sepse oligarkët që kanë karrigen e pushtetit, për vete e kanë gjetur zgjidhjen. Të gjithë fëmijët e tyre i dërgojnë për studime në universitetet e huaja. Ndonjë edhe duke e punësuar nëpër ambasada. Kësisoj, një rrugë e dy punë. Edhe fiton diplomën universitare, edhe punësohet në shërbimin diplomatik, që nuk është pak dhe të cilin e ëndërrojnë shumë shqiptarë. 

O shqiptarë! Vëreni me kujdes! Nuk është vështirë të kryeni një kontroll, qoftë edhe të përciptë. Të jeni të bindur se të gjithë oligarkët gjysmëanalfabetë, po me xhepat e mbushur plot me para dhe oligarkët që kanë zaptuar karriget e pushtetit i kanë të gjithë fëmijët e tyre në universitetet e botës. Është kjo arsyeja e vërtetë që edhe Lindita këto ditë vetëm tallet me kandidatët për studentë. Dhe nxjerr udhëzime si t’i vijë për mbarë asaj. Se edhe ajo si oligarkët e tjerë e di se fëmija e saj studion nëpër universitetet evropiane. 

Në këto kushte, as nuk duhet pritur se do të përmirësohet ndonjë gjë në sistemin arsimor shqiptar. Gjithçka vetëm do të shkojë drejt përkeqësimit, përderisa çdo karrige pushteti, apo e drejtimit të arsimit do të jetë në duart e oligarkëve. Ashtu siç janë vendet e punës. E keni vënë re? Vendet e punës janë për pinjollët e oligarkëve që kanë studiuar jashtë. Dhe në fillim të kërkesës është shënuar: të ketë studiuar jashtë. Po ata që kanë mbaruar me nota shumë të mira në universitetin shqiptar ? Eh, ata me të parë e me të bërë. Mund të punësohen ndonjëherë kamarierë. Siç po ndodh realisht në këtë Shqipërinë tonë të shkretë.

Është kjo arsyeja që ne shqiptarëve nuk na ka mbetur gjë tjetër të bëjmë, por vetëm të largohemi. Të largohemi sa më shpejt larg këtyre monstrave që kanë në qendër të vëmendjes shkatërrimin e jetës sonë. Fëmijët tanë nuk i kanë mundësitë të studiojnë jashtë, ashtu si fëmijët e oligarkëve të paskrupullt. Sepse ne nuk i kemi as mundësitë t’i shkollojmë jashtë. E keni vënë re? Çmimet gjatë këtyre 3 viteve janë rritur ndjeshëm. Po pagat tona nuk u rritën asnjë qindarkë. Tani oligarkët thonë se do t’ua rrisim. Ç’maskarallëk! Kur paga jonë tani nuk del as për të kaluar muajin me bukë e presh (sa për të mos na luajtur as njëri vesh kundër këtyre oligarkëve të paskrupullt). 

Tani po nis viti i ri shkollor. Ne vrapojmë nga lokali në lokal ku shiten librat dhe ende nuk po i gjejmë të gjitha. Është një mënyrë talljeje me ne, shumicën e stërvarfëruar nga oligarkët pa zemër. Vërdallosemi gjithë ditën dhe nuk arrijmë t’i gjejmë të gjithë librat.

Edhe pse tregtimi i tyre ka nisur që me datën 25 gusht. Të paktën sipas Linditës. Në realitet edhe arsimi, ashtu si drejtësia në këtë Shqipëri duket se po shkon drejt ngordhjes. Ç’nuk do të na shohin sytë këtë vit shkollor, kur pritet të startojë fushata elektorale dhe oligarkët do të kërkojnë të mbajnë medoemos karrigen e pushtetit. Sepse ata asnjëherë nuk janë të ngopur me fitime.