BREAKING NEWS

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi:
x

Opinion / Editorial

Morali i “kapitalizmit elektoral” folklorik shqiptar!

Morali i “kapitalizmit elektoral” folklorik shqiptar!

Ne kemi vite që na drejton “demokracia e shitblerjes së votës” ose për të qenë më i saktë na “lulëzon” kapitalizmi elektoral folklorik shqiptar. Ka disa muaj që ambasada e SHBA-ve dhe sidomos zonja Kim është shtyrë përtej diplomacisë, për sidomos përdorimin e një folklorizmi retro-kulturor dhe kundër demokracisë si aplikim normal në kandidim të njerëzve të hurit e litarit në zgjedhje. Edhe pardje po këtë gjë tha, duke shkuar akoma më afër personave që nëpërmjet politikës kanë parti, kanë blerë dhe parti e cila sigurisht ju është shitur dhe janë ndaluar të hyjnë në territorin e SHBA-ve. Në fakt, nuk ka asnjë ligj që ndalon të futet në zgjedhje një person që nuk lejohet të shkelë tokën e Amerikës, por kjo do të thotë thjesht se sa “folklorike dhe jo demokratike” është demokracia te ne. Shitblerja e votës ka mbi 25 vite që bëhet në Shqipëri. Është faktor determinant dhe dikur ka luajtur 20 e më shumë deputetë nga vota e popullit dhe sot sërish mund të luajnë fate demokracie dhe pse është shtrënguar disi kontrolli. Prapë do të luajë fate demokracie, numra demokracie, sepse kemi një sasi impresionante njerëzish kryesisht në zonat rurale, folklorike dhe suburbane si periferi jashtë kontrollit urban në qytete, që nuk dinë se çfarë të bëjnë më mirë me votën e tyre dhe të familjeve të tyre. E kam fjalën më mirë se sa ta shesin. Nuk janë qendrat e qyteteve kështu, por periferitë suburbane dhe folklorizmi elektoral në fshatra është pothuaj plotësisht kështu. Kur vijnë zgjedhjet, aty shoqëria është mësuar ta shfrytëzojë fushatën për të kapur lekë. Mbas 26 majit kur Berisha rrahu njerëz dhe mori me dhunë vota dhe mbas vitit 1997 si votime dhune, ka hyrë shitja e votës dhe blerja e saj si “lumturi demokratike” e ditës së zgjedhjeve. Një sasi e madhe e folklorizmit elektoral shqiptar, votën e ka për shitje dhe atë e blejnë kryesisht të fortët, gangsterët e votave dhe biznesit ngritur mbi padrejtësinë, kontrabandën dhe krimin. Por në siglën e partisë. Njerëzit (populli) e folkdemokracisë së votave të shitura, e para nuk dinë çfarë të bëjnë me votat dhe e dyta e dinë mirë se edhe po votuan aty ku duan, pa e shitur votën, asgjë për mirë nuk iu ndodh. Mbas viteve 2000 dolën dhe gangsterët e politikës që merrnin vota me “burrni dhe pare” dhe në fillim PD-ja i kishte disa nga këto trima dhe mbas 2013-s Rilindja dhe Edi Rama bënë që Sali Berisha me horrat e tij dikur, të duken “dele” përpara trimave që zotëruan sidomos veriun e Shqipërisë, por në qendër të Shqipërisë (periferi Tiranë, Durrësi, Elbasani, Kavajë) dhe më pak në jug të saj. Zona periferike të Shkodrës, Lezhës dhe qarku i madh i tyre, Kukësi dhe Peshkopia, Laçi dhe Mirdita, por dhe Kruja janë basene votash ku shitblerja është kapitalizmi elektoral folklorik shqiptar. Të pa “din e iman” të njerëzores, me anën e parave dhe forcës, në sajë të fiseve dhe partisë që mbështetej mbi gangsterët e votave dhe folklorizmit në zona rurale dhe suburbane krijuan basene votash për PS-në dhe PD-ja që dikur i kishte pasur në përdorim u habit si “dreqin kishte ndodhur të jetë kaq shumë e pa fuqishme me të tillë bajlozë” votash. Në fakt, t’i bëhej mirë sepse ishte e para që shpiku grabitje votash me dhunë dhe pastaj pagesa për vota aty ku nuk fitonte dot realisht me program dhe zgjedhje të lira. Pastaj duke u marrë me luftë klasash kishte përjashtuar dhe larguar demokratë boll. PS-ja e Ramës i dha leksione “kapitalizmi elektoral folklorik” të jashtëzakonshëm si Berishës dhe Bashës. Imagjinoni se kujt ia dorëzoi Shkodrën Rilindja dhe kujt përgatitet sërish t’ia dorëzojë vetëm në qoftë se ka tashmë të qartë se zonja Kim nuk tërhiqet. Sepse janë dhënë shembujt me gangsterë që i ka marrë “dekriminalizmi” i PD-së i mirë apo i keq, por që kështu ka ndodhur. Horrat e kapitalizmit elektoral sidomos në veri të Shqipërisë ku PD-ja ndihet më fortë, janë shëmbëlltyrë e degradimit politik dhe demokratik në Shqipëri. Por për fat të keq, kanë marrë mijëra e mijëra tendera, pasuri të mëdha, janë multi miliarderë dhe nuk ka asnjë shans që të mos ndryshojnë rezultat dhe në këto zgjedhje. Sepse si të kandidojnë si të mos kandidojnë, ata do të vendosin njerëzit e tyre burra dhe gra që do të bëjnë keq, biles akoma më keq se sa po të kandidonin vetë. Po po, do të veprojnë pothuaj haptas në zonat rurale dhe periferitë degradim të qyteteve më të mëdha. Do blejnë dhe do të zaptojnë dhe kërcënojnë, sepse nuk ka kush i ndal. Njerëzit janë përballë tyre vetëm. Sepse shteti, organet e tij të ligjit, janë në mënyrë tragjike në krahun e tyre. Po të horrave të kapitalizmit elektoral folklorik shqiptar. Njëri prej tyre disa vite më përpara më tregoi këtë histori jashtë kamerave. Vendosi të kandidonte në një zonë ku kishte origjinën dhe religjionin e përbashkët. E dinin se është i pasur dhe shumë prej shefave të fiseve i shkuan në zyrë për t’u kërkuar para. Në fillim hyra për ti shërbyer partisë po më thoshte biznesmeni që në fillim ishte marrë me kontrabandë, por ishte “pastruar” dhe kishte një ekonomi të madhe dhe solide. E kuptova më thotë politikani biznesmen se ato nuk donin t’ia dinin për “idealin tim politik”, por donin të gjithë përfshi dhe partinë, kryetarin e saj, vetëm paratë e mia. Atëherë mblodha disa shefa fisesh në zona të ndryshme dhe ju thashë paguani. Në një fshat kërkuan t’iu bëj rrugën, por unë iu tregova sepse tani nuk ua shtroj dot dhe me të ardhur në pushtet do ta realizoj. Më dërguan përfaqësinë e tyre dhe më thanë se “pa dorëzuar nga 50. 000 të vjetra për kokë banorëve” nuk ke asnjë votë. Atëherë mblodha shefat e fiseve dhe ua dhashë sasinë e parave. Realisht fitorja ime ishte e mirë, por disa mi kishin ngrënë paratë dhe votën ia kishin dhënë kandidatit tjetër politik - më thotë biznesmeni politikan. Mbas një viti më vjen rasti të takohem me atë fshat në një rast gëzimi dhe disa prej të “parëve” të fshatit më thonë: O zoti deputet, pash zotin, na e shtro atë rrugë mor burrë i dheut, se jemi për faqe të zezë. E deputeti biznesmen dhe bir i zonës iu ishte përgjigjur: Shikoni mor legena, kur ju thashë më jepni votën t’ju shtroj rrugën më thatë, na jep pare të japim votën. Tani që ju kam blerë votën, as mos më dilni përpara se “pasha të madhin zot” ju kapa në “shqelma”. E ky është dhe morali i “kapitalizmit elektoral folklorik shqiptar”.