Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Morali i paturpësisë së mashtrimit

Postuar: 22/08/2018 - 07:03

I nderuar lexues. Para se të gjykosh me ose pa paramendim, me ose pa anësi këtë shkrim, kushdo qofsh, shqiptar, grek ose tjetër kombësi, parafytyro për një moment:

Një ushtri bande shtetërore e armatosur dhe e stërvitur sulmon njerëz të pambrojtur dhe kryen një kasaphane shtazarake që kapërcen edhe skenarët infernalë më të imagjinueshëm. Parafytyro që dikush ther si kafshë fëmijët e tu minoren, përdhunon, torturon e vret motrën, gruan, nënën tënde, prindërit e tu të moshuar. Parafytyro që dikush i pret veshin ose gishtin vajzës, motrës e nënës tënde për t’i rrëmbyer stolitë. Parafytyro një ushtar grek, që pasi i ka çarë barkun me thikë për të vrarë të palindurin e nënës, motrës e gruas tënde, lëpin thikën e gjakosur!!?? Këto ngjarje kanë ndodhur me të vërtetë dhe na helmojnë shpirtin sa herë që dëgjojmë shpifjen e kurdisur në laboratorët e megallo idesë fanarite se shqiptarët myslimanë të Çamërisë kanë qenë nazistë ose bashkëpunëtorë të tyre. Këto të vërteta kriminale qëndrojnë mbi helmin e propagandës dhe shpresoj se do të të ndihmojnë për të mos të errësuar inteligjencën e të të kthejnë në kavie të një shpikjeje Gëbelsiane.

Mjerisht në të gjitha kontaktet politike shqiptaro-greke mbizotëron fjala “miqësi” si kryefjalë, ndajfolje ose mbiemër. Nga pala shqiptare kjo ka qenë e sinqertë dhe e vërtetë gjithmonë. Por është po aq e vërtetë që nga pala greke ka qenë e kundërta në fakt. Të pretendosh që miku të ndërrojë emrat e krahinave sot dhe ndoshta nesër edhe të emrave të personave ju duket miqësore?! Mjafton t’i referohemi deklaratës së presidentit Pavlopulos, të mbushur me kërcënime (miqësore) për të sotmen e shpifje për të kaluarën. E gjykoni normale që një politikan i këtij niveli të kushtëzojë marrëdhëniet bilaterale e plurilaterale? Ose siç duam ne ose s’ka rrugë tjetër dhe të shpalosë shpifjen se shqiptarët myslimanë të Çamërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve dhe janë kriminelë. Dhe jo vetëm ata që ishin në moshë madhore në kohën e luftës, por edhe ata që lindën pas 1944-ës e deri më sot, si dhe ata që do lindin më pas. Verberi shoviniste apo qorrollisje politike? Apo thjeshtë vringëllimë armësh në dasmën evropiane? Po të gjykojmë sipas kësaj mendësie, atëherë italianët e gjermanët duhet t’i dënojmë jo me disa breza por t’i zhdukim dhe pastaj të organizojmë një gjyq, në Athinë, me të pandehur të palindur në kohën e luftës, me "prova" të sajuara dhe të ligjërojmë kusarinë më të madhe shtetërore të shekullit të 20-të, siç bëri Greqia pas gjenocidit me shqiptarët myslimanë të Çamërisë. (Mundësisht të vënë në trupin gjykues të afërt të atyre që vendosën për dënimin e viktimave dhe shfajësimin e shpërblimin e kriminelëve). Përdorimi i konceptit sinqeritet në këtë rast do të thotë të moralizosh gënjeshtrën, të jesh i sinqertë në rastin konkret me sajesën tënde e jo me të vërtetën duhet patjetër jo vetëm kurajo, mosnjohje e mohim i të vërtetës së turpshme, por moral i paturpësisë së mashtrimit.

Shqiptarët myslimanë të Çamërisë nuk u terrorizuan vetëm në vitet 1944-1945, por menjëherë pas aneksimit të saj brenda kufirit të Greqisë. Atyre nuk u lejohej të mbanin as armë gjahu e jo më armë lufte. Nuk kishte asnjë çam të vetëm në të gjithë administratën e të gjitha niveleve, asnjë polic, biles asnjë roje fshati. Të vetmet armë të tyre ishin veglat e punës, zotësia dhe shqiptarizmi. Ishin pa dyshim ndër më të mirëqenët falë punës, territorit dhe historisë. Greqia me sajesën e bashkëpunimit me nazistët, të studiuar e përpunuar, jo në prag të luftës, por që në vitin 1844 me famëkeqen Megali Ide, goditi patriotizmin shqiptar të krahinës dhe përvetësoi pasurinë materiale dhe historike duke hedhur hapin e dytë drejt realizimit të ëndrrës vorio-epirote.

Duke aneksuar këtë krahinë, vuri dorë edhe mbi Homerin, Akilin, Ptolemeun, Pirron, Kostandinin, papa Eleuterin sepse të krishterët si Boçarenjtë me shokë i vuri nën shërbim falë kishës së saj. Me një goditje rrëmbeu pasurinë, të kaluarën e të ardhmen. Kjo është arsyeja që grekët mohojnë çështjen çame, sepse u rrëzohet gjithë godina e ndërtuar mbi Greqinë antike e moderne në kurriz të kombit shqiptar. Duke mos pranuar çështjen çame, mohojnë dhe fshehin gjenocidin shtetëror të ushtruar mbi një popullatë të pambrojtur në vazhdimësi dhe egërsisht në vitet 1913-1945. Duke mos pranuar çështjen çame, synojnë t’i shmangen dëmshpërblimit moral, material e antishqiptar të krimit të tyre antinjerëzor, pasuror, politik e mediatik.

Ishin grekët dhe të greqizuarit ata që formuan qeverinë kuislinge me nazistët në të gjitha nivelet (asnjë çam mysliman). Ishin grekët ata që bënë marrëveshjen e tërheqjes së gjermanëve në territorin grek pa u sulmuar. Pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me nazistët janë edhe sot figura të shquara të politikës në Greqi, ndonjë krimineli si Napoleon Zerva e bënë ministër e i bënë lapidare, edhe pse bashkëpunoi me nazistët. Çamët myslimanë luftuan kundër nazistëve dhe ishin nazistët që çarmatosën edhe atë pjesë të popullsisë që kishin armë për t’i ekspozuar ndaj bishave agresive greke të Napoleon Zervës.

Prandaj u vranë e internuan nga grekët dhe familjet e tyre u masakruan shtazërisht. Mos harroni që lufta e Qafë Botës në Konispol dhe ajo e Gjormit në lumin e Vlorës qenë të vetmet luftëra frontale në tërë Ballkanin.

Fjala e urtë thotë se gjaku s'bëhet ujë, por gjaku i pafajshëm i gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, i rafinuar nga ideologjia vorio-epirote fanarite në vend që t'i bëjë të reflektojnë politikanët grekë mbi bazën e të vërtetës, ju infekton gjuhën dhe gjykimin duke shkelur mbi të gjitha arritjet pozitive të racës njerëzore, duke u kthyer me ose pa paramendim nga politikanë në avokatë të qoftëlargut.

 I vetmi ‘krim” që kanë kryer shqiptarët myslimanë të Çamërisë është mospranimi i tjetërsimit në grekë. Mjafton të përmendim faktin se ato gra çame që i shpëtuan masakrës sollën në Shqipëri, të fshehur në gji me kujdes edhe flamurin kuqezi. Mesa duket monstruoziteti i krimit dhe shpifja e fajësimit janë mbrojtur në të njëjtin rreth të ferrit, e bekuar nga e njëjta gojë. Të mohosh krimin do të thotë të rivrasësh çdo herë viktimën e jo vetëm me gojën e bandës së paguar të pseudo-historianëve, por të kujtdo qoftë.

Megjithë imagjinatën gjeniale dhe dashurinë për kafshët , La Fonten nuk mundi të krijojë një përrallë ku çakalli të copëtohej nga qengji. Këtë përrallë e krijoi politika vorio-epiriote fanarite dhe e ritregojnë shovinistët, integralistët e antishqiptarët sa herë që s’duan të zgjidhin problemet me paanësi.

Qëllimi tjetër është akoma më i djallëzuar. Synojnë të mbjellin përçarje krahinore e fetare, por për fat të mirë shqiptarët këto terma s’i kanë pasur kurrë.

Çdo epokë krijon Don Kishotët e vet. Ai i Servantesit na bën të qeshim, të filozofojmë e interpretojmë realitetin. Këta të përfaqësuesve të lartë grekë duhet të na preokupojnë seriozisht për mendësitë dhe taktikat e epokës së kryqëzatave dhe të luftërave. Dhe jo vetëm ne shqiptarët, por më shumë grekët dhe Evropën.

Nga Ahmet BRAHIMI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame