BREAKING NEWS

Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret që bënë me djalin e ish-kryeministrit për trafikun e armëve në Gërdec, ja si u manipulua stema kineze në fishekët dhe kush merrej me paketimin municionit

Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret
x
BREAKING NEWS

21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet, zbardhet lëvizja e minutave të fundit

21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x

Opinion / Editorial

Morali i politikës në jetën shqiptare

Morali i politikës në jetën shqiptare

Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë janë për politikën shqiptare dy anë të së njëjtës medalje,por me kahje të ndryshme. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë  katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar posedo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të  Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më Sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e njeriut. Njeriu,si qenie e tjetërsueshme në galaktikën e jetës,rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës.Eseistët,filologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluzione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Sot,nga studimet e bëra, rezulton se po kalon një krizë disi pa pariparueshme,e nëse shoqëria dhe mjedisi ku jetojmë nuk ndërhyjnë , brezi i ri percepton klauzolat e jetës së shthurur.Ndaj postulati i dhënë është domethënës dhe aktual ,ndaj në veçanti politika duhet menduar dhe studiuar dhe gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Opiumi, mashtrimi, mos mbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët.Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit.Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Demokratët festojnë 29 nëntorin, ditën e të Atdheut dhe socialistët 28 nëntorin,sipas të dhënave historike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat.E dhimbshme, por e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e plepave të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës.Partitë shqiptare kur do të ujdisen për një qëllim të vetëm në dobi të elektoratit?!