BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Mos luani me simbolet e kombit!

Mos luani me simbolet e kombit!

Vitet e fundit është folur e shkruar me mllef dhe ndaj simboleve, simbolikave dhe virtyteve kombëtare nga disa shkrimazhinj të përlyer dhe frustruar nga disa mendje, duke stigmatizuar këtu e 110 vjet më parë ata që u përballën me fatet e kombit tonë, po ia dualën ballazi me pushkë e me penë, për ta ribërë mëmëzonjën ashtu siç kishin parashtruar, duke skalitur në pasaportën e shekullit edhe me gjakun e tyre emrin e lartë rilindas. Zjarri i kësaj lufte është ndezur në shtetin amë, po edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E ata janë profesorë, studiues, intelektualë dhe politikanë të spektrit të ndryshëm të politikës. Jemi befasuar me komentet e njëri prej tyre, poetit, studiuesit, publicistit dhe ish-politikanit, Milazim Krasniqit, profesor në universitetin e Prishtinës, e çuditërisht shef i degës së gazetarisë, mbase i mbidyzuar për të hedhur baltë mbi një nga poetët më të shquar të rilindjes sonë kombëtare, rilindasin dhe patriotin e madh. Andon Zako Çajupi, babai i ministrit të kulturës në qeverinë e Kosovës, madje një familje intelektuale, prodhuar poetë, artistë dhe politikanë. Unë befasova kur lexova biografinë e tij, se Krasniqi qenka dhe njihet si një ndër islamistët dhe racistët më vokal të shoqërisë kosovare. Po ua kujtoj i nderuar profesor, se me Çajupin dhe vargjet e tij brezi im është rritur dhe edukuar, krahas me vargjet e poetit kombëtar Naim Frashëri, Pashko Vasa, etj. Ai tashmë, përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale të internetit, pozicionohet hapur në anën e ish -pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa herë se Andon Zako Çajupi është "idiot" që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor.  Edhe ne si shumë e shumë krijues të tjerë në mbarë hapësirën shqiptare bëjmë pyetjen se  ku janë ata intelektualë që lejojnë ta zvetënojnë epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë,  që pjesë e saj është edhe i madhoi Andon Zako Çajupi. Duhet reflektuar, se Kosova dhe kombi kanë nevojë për  mendjen e pastër dhe kontributin e familjes se Milazim Krasniqit.Edhe pas tre dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut.Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar here pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon. Deklaratat e publicistit Nexhmedin Spahiut për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të “ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit”. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejtë lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim “instiktiv “, i krijuar për rreth 100 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po “rirreshtohet” dhe gabimet Perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia e Veriut, e panjohur plotësisht si shtet ,duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile, siç ishte rasti i Kumanovës. Mendojmë se ky realitet vjen edhe nga mbajtja në këmbë “me zor” e Maqedonisë së Veriut, shtet që u krijua dhe mbahet në këmbë me paterica. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël,me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë,dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më “të mëdhenj”, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u parapri të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve. Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë tragjedia e popullit të tyre, tërësisht në shërbim të politikes sllave. Me një fjalë shqiptarët jetojnë jashtë realitetit të sotëm kohor. Kim Mehmeti, para se të fajësojë qeverinë e Tiranës, e të fajësojë vetveten, Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, deputetët dhe qeveritarët e vet në qeverisje të Maqedonisë së Veriut.