BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Opinion / Editorial

Mos m'i lidhni shqetësimet !

Mos m'i lidhni shqetësimet !

Edhe pas tre dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut.Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar here pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon.Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim instiktiv , i krijuar për rreth 110 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po rirreshtohet, dhe gabimet perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël,me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë,dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më “të mëdhenj”, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët.Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgaditur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi.Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla.I kemi  përcjellur me vemendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet  mediale të analistëve, duket se  diçka  që është  është në rregull dherrugë të mbarë, trysnohet, çvlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme.Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike  nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria  nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhornaca qeverisëse.Një mënyrë për të ç’dramatizuar një temë gjithnjë e më shpërthyese. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të japë ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane, është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post-diktaturë, e vazhdon ende aktualisht.Në Shqipërinë e sotme po rritet një brezi i ri pa të ardhme,vetëm me synimin për t’u larguar nga vendi i vet, pa mundësi punësimi. Duket e zhvlerësuar edhe një diplomë që e mbajnë në xhep pa asnjë vlerë. Shprehja e përmendur rëndom se 70 përqind e kamarierëve në kryeqytetin shqiptar janë juristë është mëse e vërtetë. Flitet e diskutohet nga politikanë në prag fushatatsh elektorale për rininë, duke i dhënë vlerësime dhe kreativitet tej mase, po sapo marrin pushtetin, akoma pa u boshatisur banderolat dhe parullat, fjalët i merr era. Të rinjtë e papunë me diploma e mastera në xhep enden sa më një zyrë në një tjetër në qendër dhe në bazë për të kërkuar punë, por më kot. Simpatizantët e partive politike, mediokër dhe sharlatanë, njerëz të paarsimuar dhe pa personalitet, zënë vendet e tyre në zyrat e shtetit. Të rinjtë që kalojnë ditët bordurave, pa dyshim që një ditë do rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Nuk ka më të keqe se papunësia.