BREAKING NEWS

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e rëndësishme në vendin tonë (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Rama ‘ngre’ traun, hapet zyrtarisht rruga e
x
BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Opinion / Editorial

Mos rastësisht kanë harruar dhe “mos lejimin e atyre non grata” në SHBA dhe BE!?

Mos rastësisht kanë harruar dhe “mos lejimin e atyre non

Është shumë mirë që PD ka marrë përsipër të propozojë ndryshime kushtetuese. Absolutisht një punë që u sabotua kur ikën nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që me këtë rast u sabotuan dhe ato përparësi që ka një opozitë për kontrollin e demokracisë dhe ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. U tradhtuan dhe interesat e shqiptarëve. Por ajo kohë tashmë ka kaluar dhe propozimet për “Vetingu i politikanëve nga SPAK, ndryshim të hartës territoriale e rikthim të koalicioneve” janë punët që sigurisht opozita, çdo lloj opozite, mund të bëjë së bashku me pozitën! Janë zbardhur amendamentet e PD për ndryshime kushtetuese dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, përkundrazi është “gëzim i madh për ne të gjithë” që dikur kur thoshim mos ikni, por rrinë aty dhe punoni për demokracinë: na etiketonin si bashkëpunëtorë dhe të shitur “te ky apo ai” e sigurisht të thënat e ndryshme ose bolshevizmat e zakonshme të një partie që e ka zor të dalë në fushë të pastër demokracie në veprim përballë një pushteti që sa vjen dhe bëhet më arrogant.

Ja çfarë propozojnë në një ligj që na intrigon kaq shumë: Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 - Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon: 3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Bukur shumë, po fare bukur! Por me që ra fjala dhe pse nuk jam aspak një “shpikës ligjesh sikundër është një pjesë e PD-së sidomos me ligjin e dekriminalizimit” dhe që mund të “imitojë” por jo propozojë them se: mbase kanë harruar të shtojnë diçka shumë esenciale për to dhe politikën shqiptare. Duket sikur është diçka “absurdi juridik” dhe që zor se e kanë shtete të tjerë, por mbase them te ne, nuk është kaq absurd kur na duhet kaq shumë vendimmarrja e ndërkombëtarëve miq strategjikë tonë, që ne të bëjmë diçka të saktë kundër krimit, për të mos sjellë në Parlament njerëzit e tij. Pra mos kanë harruar gjë në PD të propozojnë se “ndalohet kandidimi i individëve që kanë shpalljen e ekspulsit dhe atë non grata në SHBA-të dhe BE”! Pra e kam fjalën, mos rastësisht kanë harruar ta shtojnë në propozimin e tyre dhe “mos lejimi e kandidimit të individëve që janë shpallur non grata në SHBA dhe BE” ose kanë largim të detyruar për të mos hyrë në ato vende! Qoftë dhe për një shkelje vize apo rregulli atje! Do të thoni ju: pse kaq shumë do ta ulim stekën e “biografisë së mirë” ne këtu në Shqipëri!? Por përgjigjem e kam gati! Nuk e ulim kështu stekën, por e ngremë ngaqë nuk jemi të zot të bëjmë vetë një largim të kriminelëve që të hyjnë në lirshëm në Kuvend! Sepse vetë partitë kanë përdorur mënyrën e gangsterëve për të bërë dhe ligjin e tyre në politikë. Ne pranojmë të konsiderojmë “si burra të mirë” të gjithë trafikantët e njerëzit me vesin e grabitjes dhe vjedhjes që janë bërë të pasur dhe duke abuzuar jashtë shtetit si të tillë. E ky sigurisht që është një vërtetim që ka kohë si veprim në politikë. Ka qenë dhe drejtësia që nuk ka dënuar asnjë prej tyre në Shqipëri dhe kështu numri i kriminelëve që hynin ishte më i madh se kudo në Ballkan dhe Europë. Atëherë pse në amendamentin që përcakton kush duhet, ose më mirë kush nuk duhet të hyjë në Kuvend, mos të shtohet ajo pjesë e sigurisë nga amerikanët dhe europianët si veprim i njohjes së tyre ligjërisht për individët e inkriminuar që kanë vepruar ose veprojnë në vendet e tyre respektive? Pse kështu? Unë them se nuk deformohet më shumë se duhet drejtësia e lirisë së individit se sa e kemi deformuar, duke futur në përfaqësimet politike dhe ato të popullit, individë kriminelë të gjithë spektrit të krimit në Shqipëri dhe ndër shqiptarë. Dukej dikur Kuvendi dje (dhe bën vaki dhe sot) sikur ishte përfaqësues i “krimit të organizuar” apo të të korruptuarve të pushtetit dhe vetëm me këmbënguljen e amerikanëve dikush e la si individ këtë përfaqësim. Prandaj them, mos “rastësisht” kanë harruar në PD? E mbase nuk kanë faj kur një person kaq të rëndësishëm sa ai i foltores e kanë non grata që ka dhe fokusin e bashkimit hahahaha të PD-së si forcë “demokratike biles dhe pro amerikane”! Apo kanë frikë! Kushedi them dhe kjo e dyta mund të jetë si opsion. Por nuk kanë pse të kenë frikë për një diçka që për partitë tona si edukatë dhe moral politik degrad prej vitesh është një domosdoshmëri objektive.