BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Moskontrolli i territorit dhe hartimet qaramane kur vriten komisarë policie, janë butafori!

Moskontrolli i territorit dhe hartimet qaramane kur vriten komisarë

Tashmë e kanë tepruar me moskontrollin absurd të territorit, jo thjesht për kanabisin, por dhe sundimit të tij në zona të veçanta nga trafikantë që mbrohen dhe bashkëpunojnë me të korruptuar policie dhe pushteti. Ngjarja e fundit me parcelë në zona turistike kanabisi tregon se sa e dëshpëruar është situata pastaj në zona të thella dhe suburbane në Shqipëri. Vetëm një idiot nuk do ta kuptojnë këtë tragjizëm me mos kontroll territori. Një butafori fjalësh dhe shitmendjesh me polici, grada dhe ministra apo qeveri. Ngjarja në vetvete nuk është thjesht një raptus i një njeriu në moshë të re të frustruar nga mungesa e familjes, por nga inkompetenca dhe dëshpërimi në veprim i policisë së shtetit, të cilës po i vriten dhe komisarë policie nga individë pa asnjë rëndësi kriminale si peshë e tillë në shoqëri. Për më tepër, hartimet qaramane të ministrit Çuçi, të cilat nuk i duhen askujt përveç faktit që të tregojnë se jo adeguate është kompetenca e tij si ministër i Brendshëm, në një situatë ku policia sidomos ajo e veriut (por dhe në jug) nuk dihet se ku raporton dhe përpara kujt? Kjo tregon se nuk mjafton të jesh i besuari i Ramës për të kontrolluar territorin në Shqipëri si nga trafiku, kanabisi si kultivim dhe të fortët e lidhur si me politikën dhe që paguajnë policinë. Po dhe duhet pranuar se paguhet dhe për të mbajtur të paprekura parcelat e drogës, duke marrë “picon” për çdo parcelë afër dhe larg qendrave urbane. Kush nuk e di se ka punonjës policie në shërbim të parcelistëve të kanabisit dhe ka dhe grindje për sasinë e eurove për të ruajtur parcelën mes parcelistit, pronarit dhe policit të korruptuar. Kush nuk i di këto?! Po por kur dëgjohen hartimet qaramane të Çuçit, kupton se kjo punë është keq dhe do të shkojë dhe më keq, sepse nuk është punë për “persona që dalin nga OJQ dhe miqësi OJQ-sh” si butafori profesionale rendi dhe territori të kontrolluar. Territorin në Shqipëri e ka kontrolluar monarkia dhe akoma më shumë diktatura. Pastaj Berisha, Nano dhe Rama i kanë bërë baltën kontrollit të territorit në saj të politizimit të policisë që automatikisht kriminalizohet në shërbim të kapobandave të territorit sa në jug dhe veri. E këto kapobanda janë me politikën dhe dikush dhe politikan apo deputet. Qaramanllëku i ministrit, tregon se policia është në drejtim të paditur përballë krimit dhe idiotëve që ruajnë parcelat e që kanë filluar të bëjnë si të fortë territorialë. Kanë filluar të prishin pazare dhe të fillojnë luftën territoriale kur shteti nuk ka kontroll mbi të. Kjo është e pafalshme dhe hartimet e Çuçit nuk janë asgjë për nga talenti përballë hartimeve të Ramës që sigurisht ka shumë më tepër talent se sa njeriu i tij i besuar në MB. Tashmë policia dhe policët e kanë të qartë se të luftosh krimin do të thotë të luftosh veten. Sepse inkriminimi i një sektori të rëndësishëm të policisë dhe vënia në shërbim të trafikut dhe kanabisit është me metastaza të mëdha deri sipër në qeveri dhe kudo në parti dhe shoqëri. Ka milionerë dhe politikanë dhe tashmë droga, parcela kanabis, hashashi, heroina e kokaina, janë pjesë e fëmijëve të tyre dhe të shoqërisë nga Tirana dhe të gjitha qytetet e mëdha e të vogla të Shqipërisë. Po dhe ka prej tyre që janë pjesë e këtij biznesi. Nuk arrijnë as ta legalizojnë kanabisin sëpaku të mos ketë monopol megjithëse është e kotë, sepse është dhe do të jetë monopol gangsterësh politikë dhe me politikë në Shqipëri. Kanë kaluar tre dekada që ky monopol kontrollon territorin dhe sigurisht që në Shqipëri tashmë është si në kohën e viteve 60-70-80-të në Italinë e jugut ku për të cilën gjykatësi dëshmor dhe hero Falkone thoshte: In Sicilia la mafia colpisce i servitori dello Stato che lo Stato non è riuscito a proteggere. Ose: Në Siçili mafia godet shërbëtorët e shtetit dhe shteti nuk arrin t’i mbrojë. Po dhe atëherë në Itali nderoheshin me medalje komisarët e policisë dhe thureshin hartime në fjalime ose paguheshin lireta për fëmijët jetimë të tyre. Akoma më shumë kur miku i tij dëshmor Borsellino thoshte: Politica e mafia sono due poteri che vivono sul controllo dello stesso territorio: o si fanno la guerra o si mettono d'açordo. Po pra ose: Politika dhe mafia janë dy pushtete që jetojnë në kontroll të të njëjtit territor, o bëjnë luftë o bien dakord. E për fat të keq te ne, duket se po vjen dita që të themi se kanë rënë dakord dhe kanë ndarë parcelat, duke u bërë kështu një shtet i dobët, i shëmtuar dhe absolutisht kundër qytetarit të ndershëm. E gjitha kjo, që po bëjnë sot me kostumografi nderimesh dhe policësh me uniformë të bukur dhe mënyra të shëmtuara veprimi dhe shërbimi policor kundra krimit është butafori. Është një lajthitje që po e paguajmë me vrasje dhe me uzurpim territori, me gangsterë dhe të pasur trafikantë, që futen dhe dalin nga politika e ajo iu beson territore. Janë fjalë butaforike hartime me “ne bëjmë ssshtet” me theks te SH-ja e kryeministrit Rama. Nuk bëjnë shtet kur nuk kontrollojnë dy metra afër qendrës parcelat e drogës dhe territorin e Shqipërisë kur kanë deklaruar luftë kundër trafikut dhe mbjelljes së kanabisit. Po ta lejonin, ndoshta mund të besonin, por thërrasin dhe ulërasin se po bëjnë luftë dhe kanabis më shumë, për miqtë dhe kapobandat afër pushtetit. Sa më shumë ulërijnë për fitore aq më shumë janë shtuar parcelat dhe aq më shumë pasuritë e trafikantëve dhe parcelistave, por dhe policisë së korruptuar që merr pjesën e saj për të mbrojtur territorin e trafikantëve me mbështetje politike në përgjithësi. Mjafton të kontrollosh pasuritë e tyre dhe... Turp i madh dhe një marrëzi që po vazhdoi do të përpijë dhe ato sipër, sepse vjen dita që do të plasë dhe lufta e vërtetë, ajo e kontrollit vetëm nga njëra palë e territorit në shtetin që çdo pëllëmbë të tij e ka nën kontroll kriminal.