
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Mosmirënjohja, “magazina” ku grumbullohen të gjitha “mbeturinat”!

Shkruar nga Pandeli Bardhi 26 Shtator 2023

E pyesin Victor Hygoin e Madh: “A mendoni që vjedhësi është më i rrezikshëm për shoqërinë tonë”? “Jo, i u përgjigj Hygoi, ai, e ka një motiv..”! Gazetari, vazhdon me pyetjen e dytë: “A mendoni që krimineli, është njeriu ,më i rrezikshëm i shoqërisë tonë”? “Jo, i u përgjigj Hygoi. Edhe ai e ka një motiv” ! Po atëherë sipas juve, kush është më i rrezikshëm për shoqërinë tonë? Dhe Hygoi i Madh, i përgjigjet: “Më I rrezikshëm për shoqërinë tonë, sot e në të ardhmen, mbetet mosmirënjohësi”. Ta zëmë sikur komshiu në krah të shtëpisë, edhe sikur të ketë bërë shumë të mira,edhe sikur ai ta zëmë, na ka mbajtur me qumësht, përsëri, ndoshta jo e të gjithë, por edhe e jo të paktë, do të jenë ata që do të jenë shumë herë më të kënaqur kur atij i “ngordh Lopa “Ah sa mirë që ju bë” do të shprehet mosmirënjohësi, i cili ky, mban brenda vetes “magazinën” ku shekujt. kanë grumbulluar tërë mbeturinat, që na kanë lënë “peshqesh” shekujt, siç janë: Urrejtja, egërsia, interesi i ngushtë, injoranca, hakmarrja, mungesa e dashurisë, intoleranca, përçarja, fodullëku. paaftësia, shpirtligësia, smira e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto, pavarësisht që në vartësi të situatave, nxjerrin kokë , herë njëra e herë tjetra,por, në fund të fundit, të përmbledhura të gjitha bashkë, kanë një emër, mosmirënjohësin. Dhe në fakt, Hygoi ka plotësisht të drejtë, mbasi mosmirënjohësi, duke qenë që nuk ka asnjë motiv në dukje, në brendësi të tij “kultivohen” të gjitha të këqijat, që përmendëm më sipër. Të gjitha këto, sidomos në ditët e sotme, mosmirënjohja, përveç shumë faktorëve që e nxitin, ka për emërues të përbashkët, mungesën e kulturës, interesat e ngushta në vlerësimin e njerëzve e të shoqërisë në një kohë të caktuar. Jemi të gjithë dëshmitarë, që në mënyrë të veçantë në këto tre dekadat e fundit, këto mbeturina” që kemi trashëguar, të mpleksur edhe me padrejtësitë e këtij sistemi, që më së shumti është një Sistem “ndërtim pa leje” që ashtu si mori shtrembër qysh në themelet e tij, ashtu shtrembër vazhdon e do të vazhdojë, nëqoftëse nuk shembet nga themelet.. Vazhdojmë më kot të rrojmë me shpresa, vazhdojmë të luftojmë me format më të vjetruara, duke sharrë e duke bërtitur, por asnjëherë atje ku është vendi, por brenda mureve të kafenesë, me frikën se mos ndokush na dëgjon nga jashtë. Kështu na kanë mësuar regjimet në periudha të ndryshme, që me vetë shembullin e tyre, kanë mohuar gjithçka nga sistemi paraardhës e kështu ka vazhduar edhe në ditët e sotme. Komunizmi që erdhi në sistem mbas Monarkisë, mohoi gjithçka nga kjo e fundit, duke mos qenë mirënjohës edhe ndaj atyre anëve pozitive që Monarkia, kishte, siç ishin hapat që u hodhën për të themeluar një shtet me fytyrë perëndimore e shumë të tjera. Komunizmi, megjithëse pa asnjë eksperiencë në qeverisjen e vendit, huazoi forma e metoda herë nga njëri e herë nga tjetri,shtet, por asnjëherë nuk u tregua mirënjohës ndaj atyre vlerave pozitive që kishin regjimet e kaluara, nuk bashkëpunoi me inteligjencën brenda vendit duke i futur të gjithë në të njëjtin “kallëp”, atë të “armiqve të klasës” burgosi, vrau e internoi dhe nuk u tregua mirënjohës edhe ndaj atyre që kishin vlera atdhetare, duke I kthyer të gjithë në “proletarë” që të kishin vetëm forcën e krahut dhe sytë të mbanin nga shteti fukara që i “ngopte” me lugë të zbrazur. Sistemi komunist, me vetë ideologjinë e tij, gjatë dyzet e pesë viteve të jetës së tij, jo vetëm që pushtetin e mbajti me dhunë por nga ana tjetër përgatiti edhe kundërshtarët e tij të vendosur siç edhe e shembën nga themelet që më kot “demokratët”, kërkojnë të marrin flamurin e fitores. Por a do të thotë kjo, të krijojmë atë urrejtje patologjike për ata që luftuan e derdhën gjak për këtë vend? Ata, të paktën për atë ideal që luftuan e dhanë jetën, t’u jemi mirënjohës dhe t’i lëmë të prehen të qetë për atë atdhetarizëm që treguan, për ato sakrifica që bënë deri në dhënien e jetës në lulen e rinisë. Por, e vërteta është që mosmirënjohësit e sotëm, majtas e djathtas, as në varr nuk po lëmë të qetë, për tu hakmarrë ndaj “tradhtisë” së tyre. Kjo, është mosmirënjohja më e madhe. Erdhi një ditë dhe sistemi Komunist u shemb, e cila kjo erdhi si pasojë e vetë kushteve që krijoi Diktatura, por jo e disa demokratëve të “çartallosur”, që edhe mbas më shumë se tre dekadave po e tregojnë që janë në anën e kundërt të asaj që kërkon Kombi, unitetin dhe bashkimin. Edhe “demokratët” që me aq mburrje trumbetojnë sikur ata sollën demokracinë , sot të gjithë janë bindur që ata sollën vetëm prapësira, zhgënjim, padrejtësi,etj, hendeku i të cilave sa vjen e thellohet, ashtu si po thellohet edhe më shumë inati, urrejtja, hakmarrja etj edhe ndaj forcave të ndryshme politike. Edhe regjimet dhe qeveritë që kanë ardhur e kanë ikur janë ashtu si individët. Mund t’i bësh atyre shumë bamirësira, t’u krijosh shumë privilegje, por kur vetëm një herë nuk i plotësohet një kërkesë ata të mohojnë gjithçka e të “shesin” edhe për një lek!. Këta, janë mosmirënjohësit. Ç’do kush sot po e sheh qartë e më qartë që askush nuk ka bindjet e tija, por ka vetëm interesat e ngushta që e vërtit “sherihanë” sipas interesave të tij dhe këtë shembull, të parët që e kultivojnë dhe e nxitin, janë politikanët. “Demokratët” e çartalloosur, postkomunistë, jo vetëm nuk i ruajtën ato pak apo shumë vlera që komunizmi bëri përpjekje të mëdha për t’i ndërtuar, por shkatërroi gjithçka të tij sikur muret e fabrikave e uzinave të ishin “fajtore”! Mosmirënjohja në këtë rast, nuk ka ku të shkojë me tej. Sot, kemi dy parti, një të majtë e një të djathtë, por janë të dyja vetëm për interesat e tyre të ngushta e kundër interesave të qytetarëve. Pavarësisht bindjeve dhe programeve të tyre, nuk mund të themi që asnjëra prej tyre, nuk ka vlera kombëtare, për aq sa kanë. Urrejtja e ngulitur thellë, nuk na lejon të shohim anët e tyre pozitive. Ja të marrim “ç’ta na kapi dora” në këtë “thes” padrejtësish, rastin e fundit. Kryeministri drejtoi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Na vjen apo nuk na vjen mirë ai e drejtoi jo keq. Por, ç’ti bëjmë të djathtëve që urrejtja e tyre nga ky sukses ta quajmë, i ka shkaktuar urrejtje patologjike “dhimbje koke” aq sa edhe burra të moshuar si një farë Tritani apo Petrit Vasili dalin nga vetja dhe shajnë e urrejnë edhe duke e ditur që “lopa” komshiut, nuk I “ngordh” duke ja sharrë atë e duke ju lutur Zotit t’i ngordhi”!. Më keq akoma, as qeveritë që kanë ardhur e kanë ikur, as krerët e tyre, as politikanët, akoma nuk janë të bindur që me këtë rrugë e më këto forma që po përdorin, nuk po japin efektin e mirë, nuk po i shërbejnë as vendit dhe as interesit të përgjithshëm, por, as më shumë e as më pak nxitin një grup njerëzish kundër tjetrit, njërën parti kundër tjetrës. Si mund të themi që jetojmë në kohën e demokracisë, që presupozon vëllazëri e dashuri, e pse të mos themi që jetojmë në diktaturë që nxitet dhuna, përçarja e braktisja e Shqipërisë? Për këtë të fundit, të dyja këto parti, janë në garë me njëra tjetrën. Tërë mllefi dhe mosmirënjohja e opozitës, është drejtuar tek largimi i Ramës. Por, a e kuptojnë opozitarët që ky boomerang po i kthehet vetë atyre? Po pse? Që Rama, duhet të iki me doemos kjo është një e vërtetë. Por të iki, jo për “përrallën McGonigal” që trumbeton me të madhe opozita apo me fantazmat e “qytetarit dixhital” të Saliut që është bërë shëmbëlltyra e amoralitetit të tij që askush sot nuk e beson më. Rama, nuk ikën me protesta por për paaftësinë në menaxhimin dhe drejtimin e Qeverisë, që ka krijuar një administratë të paaftë dhe të korruptuar etj, etj, përndryshe ai do të qëndrojë derisa ta zëvendësojë Zahua mbas dy apo tre dekadash! Të iki po kush të vijë?. Të vijnë këta “ramushët” që janë copë e cikë”që po grihen brenda llojit të vet, që pushtetin e kanë provuar shumë herë dhe jo vetëm nuk kanë shkëlqyer, por kanë “nxirë” duke nxitur përçarjen, klasore dhe krahinore, që kanë nxitur urrejtjen,krimin, . Këtë, opozitarët nuk e kuptojnë. Njeriu, në vetvete, është një qenie shumë e komplikuar dhe askush, asnjë qeveri, asnjë drejtues e deri tek njeriu më i thjeshtë, nuk mund të jenë të përsosur, dhe kjo është një e vërtetë absolute. Dhe kjo, nuk është e keqja. Ekstremizmat në vlerësimin e punës së cilitdo, kanë qenë gjithmonë të rrezikshme që nuk kanë nxitur përparimin, bashkimin, dashurinë Edhe Qeveritë, edhe shtetarët, edhe ç’do njeri në vetvete, ka të mirat e veta, aq sa I ka, ka edhe mangësitë e veta, aq sa I ka, Le të jemi më shumë mirënjohës ndaj atyre vlerave të mira që kanë njerëzit dhe jo të bëjmë mohimin absolut të tyre…
Më të lexuarat


Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje klinike” nuk mund ta dënojë “doktor vdekjen”

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë Kolonjë Kamnik, më e lashta mbi dhé sot Gjuha Shqipe

Demokracia për popullin, apo anarshi për përfaqësuesit e tij

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit
