Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A mund të besohet gota plot, e mbushur nga mesi e lart...?

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z. Berisha, ku një gotë uji është e mbushur plot, pavarësisht që uji i saj qëndron nga gjysma e lart! Berisha i thirrur për të “dhënë mend”, prandaj edhe mediat e thërrasin njëri pas tjetrit sepse ai dhe vetëm ai thotë “të vërtetën”, këtë e pranon mjafton që fajin t’ua hedhë kundërshtarëve të tij politikë. Midis të tjerave, ai para disa gazetarëve tha: “Presidenti kishte informacion nga shërbimi informativ, se më datën 8 8ershor do të digjej Parlamenti”! Edhe logjika e një njeriut të thjeshtë, por jo ajo e këtij mashtruesi profesionist më shumë se gjysmëshekullor, duhet të pranojë: Po të jetë e vërtetë që Presidenti e kishte një informacion të tillë, e cila kjo është gota plot nga mesi e lart, është e pamundur të themi që “gota’ nuk është e mbushur edhe nga mesi e poshtë sepse uji lart nuk mund të qëndrojë pa patur “ujë” edhe në gjysmën tjetër të poshtme. Po cila është ajo që gjysma poshtë e “gotës”? Është ajo që në radhët e opozitës e të Partisë Demokratike e LSI-së, ka patur elementë terroristë që do të digjnin Parlamentin dhe është kjo e vërtetë që sjell edhe të vërtetën tjetër që do të digjnin Parlamentin. Por këtë, vetëm një mendje e sëmurë si ajo e Berishës, e “ngjizur” qysh kur shkonte me lopë në fshatin e tij e deri në ditët e sotme, pranon vetëm ato që janë në favorin e tij e të aleatëve të tij dhe asnjëherë nuk pranon të vërtetat e kundërshtarëve të tij. Nuk mund të pranosh një të vërtetë që ka në bazë gënjeshtrën! Ose do të qëndrojë e plotë e vërteta që, “informacioni sekret dhe i klasifikuar” është i vërtetë i cili nuk mund të kuptohet pa pjesën tjetër të ekzistencës në koalicionin opozitar të terroristëve, ose nuk është i vërtetë dhe bien poshtë që të dyja këto dhe ishte thjesht një “mashtrim presidencial” i Presidentit, i cili shkon edhe më larg nga Berisha në udhën e tij të “paudhësisë”! Nuk është më pak mashtrues edhe Presidenti, që sajoi një mashtrim të tillë që duket sikur po qëndron në heshtje. Në të njëjtën linjë me Berishën është edhe Presidenti me këtë “autogol” që bëri. Përderisa pranoi që ka një informacion të tillë, duhet të pranojë që partia e tij, që drejton bashkëshortja e tij, që ha në të njëjtin “çanak” me Partinë Demokratike, terroristët mund të jenë edhe në radhët e saj. Nuk besoj që një ditë do të dalë e vërteta e këtij informacioni dhe kjo është e keqja më e madhe e këtij vendi, që institucionet e tij nuk janë të besueshme dhe për pasojë, edhe krerët e këtyre institucioneve nuk janë të besueshëm. Kanë kaluar qysh atëherë tre muaj dhe askush, as Komisioni Hetimor i Parlamentit, as Institucioni i Presidentit, as SHISHI, as Organi i Prokurorisë, nuk ka marrë mundimin që t’i shkojë deri në fund këtij problemi që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Duke patur parasysh këtë “seriozitet” të tyre, krerët si Berisha and Co, flasin veresie dhe qytetarët i dëgjojnë. Por, e keqja, nuk është Berisha në këtë mes. E keqja më e madhe është e mediave të cilat përditë zënë radhën për të marrë Berishën, jo se qytetarët do të mësojnë ndonjë të vërtetë nga ky “i ditur”, por mjafton që ata të “ksehasin” pak duke dëgjuar të tilla “mufka” tridhjetë-vjeçare që nuk rri “pranë oxhakut” e të ulë kokën përpara të zezave që i ka shkaktuar këtij vendi, por u jep mend edhe atyre që i ka “kooptuar” në “gërmadhën” që la! Meqë jemi tek Berisha, në “fronin” e tij para Fevzos, duke lënë mënjanë tërë llumin e tij të urrejtjes kundër Shqipërisë dhe kundërshtarëve politikë, dy pyetjeve të njërit prej gazetarëve nuk iu përgjigj. Nuk iu përgjigj pyetjes për atentatin që i bëri Kushtetutës në natën e atij prilli të vitit 2008, bashkë me Edi Ramën atëherë në opozitë dhe asaj që trajtuam pak më lart. Nuk kishte se si t’i përgjigjej Berisha sepse ndryshimet e Kushtetutës të vitit 2008 të këtyre autorëve “atentatorëve” janë shkaku kryesor që qysh nga ai vit e deri në ditët e sotme, kur kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet, që kaosi politik, ngërçet dhe krizat në të gjitha “damarët” e jetës politike, kanë pasuar njëra-tjetrën. Ndryshimet e Kushtetutës të vitit 2008, janë shkaku kryesor që Kryetarit të Partisë i jepet e drejta të caktojë deputet shokët dhe miqtë e tij pa asnjë kontribut në jetën politike, që nuk i njeh elektorati i zonës së tyre, por vetëm kryetarët, që vetë firmosin dhe vete të vulosin! Jo vetëm kaq, por edhe listat e kandidatëve për deputetë, i dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo në minutat e fundit kur përfundon afati i tyre, por në sekondat e fundit që të mos ketë askush të drejtë që t’i diskutojë, siç veproi Basha në zgjedhjet e kaluara. E keqja, shkon edhe më tej, kur përfaqësuesit e elektoratit për në organin më të lartë ligjvënës, vijnë me një të kaluar të dyshimtë si trafikantë e kontrabandistë, njerëz të dënuar nga organet e drejtësisë të vendeve të ndryshme etj etj., siç po i shohim sot në jetën e përditshme. Janë ato ndryshime, shkaku kryesor që sot mban në këmbë Kryetarin e Opozitës, Lulzimin pa më të voglin kontribut në jetën demokratike që edhe Partinë Demokratike e ka bërë “çarçaf”, pa e ditur as vetë se ku po e çon dhe cilat janë alternativat e saj për të marrë pushtetin, përveç shpifjeve apo të vërtetave kundër Ramës si “hajdut”, si i “sëmurë psikik” si i “lidhur me krimin” etj etj. Një pjesë jo e vogël e këtyre përfaqësuesve të qytetarëve shqiptarë në organin ligjvënës, jo vetëm që nuk shtrojnë probleme, por as që nuk e hapin fare gojën përveçse kur gogësijnë! Kush janë shkaktarët për të gjitha këto? Shkaktarët janë me emër, janë Rama dhe Berisha, për të cilën as njëri as tjetri nuk e pranojnë dhe jo më të ulen e ta vënë në rrugën e zgjidhjes Kodin Zgjedhor. Nuk është rruga për zgjidhjen e këtyre ngërçeve dhe kaoseve vetëm duke akuzuar apo duke sharrë njëri tjetrin, qoftë edhe me një fjalor rrugaçësh, siç na janë mësuar veshët të dëgjojmë. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë që Presidenti i sotëm dhe opozitari i atëhershëm, nuk ishte dakord me këtë “atentat”, por “arma” e tij siç ishte në rastin konkret vazoja e luleve, nuk ishte e efektshme për të goditur “atentatorët’ e Kushtetutës. Sot, ky president, është në opozitë me vetveten dhe “meritën” për këtë ja dedikon qenies nga vendi i rakisë! Jemi në kohën kur shtrohet problemi i çeljes së negociatave për në BE. Të çudit fakti që vetë këta politikanë nuk janë dakord që Shqipëria të bëhet anëtare e saj. Probleme ka, dhe ato janë të shumta. Por në fund të fundit, çfarë kishin më shumë vende si Bullgaria, Rumania etj që u pranuan në BE? Mos vallë ata nuk kishin probleme të tilla që i ka edhe Shqipëria sot? I kishin, por ata kishin më shumë atë që ne nuk e kemi. Cila është ajo? Është ajo që, ata nuk kishin politikanë nga radhët e tyre që të bënin tërë tentativat që vendi i tyre të mos pranohej në BE! Këtë, e bëjmë vetëm ne, shqiptarët! Para pak kohësh Mogherini u shpreh: “Duhet të bëjmë gjithçka duhet, që të pranojmë në BE vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse nesër do të jetë vonë” Mirë e ka Mogherini dhe të tjerë politikanë të Evropës, por ata në të njëjtën kohë bëjnë një “gabim” të madh, atë që nuk marrin në konsideratë njëfarë analist Lubonja, i cili shprehet: “Ç’është kjo Mogherini që bën deklarata të tilla, në një kohë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht, nuk ka përmbushur asnjë detyrim, në një kohë kur këtu, lulëzon krimi droga dhe korrupsioni” Dhe media, duke i ditur bindjet e këtij biçim analisti, na e servir që të na mbushi mendjen që “Shqipëria, nuk e meriton hyrjen në BE”! Sikur është vetëm Lubonja. Sa e sa të tjerë politikanë të opozitës vijnë vërdallë nëpër Evropë për të lobuar kundër Shqipërisë, që ajo të mos pranohet në Evropë. E tillë është edhe njëfarë Meço e cila “nuk ka bukë të hajë”, kurse qeveria merret me Merkelin! “Fajtorët” për Sonilën dhe “Songët” si ajo, që qytetarët nuk kanë bukë të hanë e ka qeveria që “merret me Merkelin” dhe askush tjetër. Siç duket, “inatin” që ka me Bekettin që e la “pa bukë” ja nxjerr qeverisë! Por ta lëmë mënjanë Meçon dhe të shkojmë tek Presidenti. “Nëqoftëse kryeministri arrin që Shqipërisë t’i hapen negociatat, thotë ai, unë do t’i jap atij medaljen e “Urdhrit të Skënderbeut”! Bëhet ky Kryetar Shteti kaq “bekri” duke qenë i bindur që Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat në tetor dhe që ai më pas t’i japë Kryeministrit medaljen e “Tao-Spiropalit”! Edhe sikur Shqipërisë t’i hapen negociatat, edhe sikur të mos i hapen e rëndësishme është që Presidenti është “kaluar” dhe pagën e merr! Tallu President tallu, se hapja e negociatave nuk janë edhe puna juaj si Kryetar Shteti, por vetëm e qeverisë. Kur këtë koncept e ka “Njëshi”, ç’mund të presësh nga të tjerët? A nuk është kjo një shenjë e “pendimit” të tij, mbas thirrjes në Komisionin Hetimor Parlamentar dhe sa i “efektshëm” ka qënë ai? “Serioziteti” i kësaj “makinerie politike që nuk di të ndalet” shkon edhe tek të tjerët, duke mbyllur kështu ciklin e plotë të “seriozitetit” të opozitarëve edhe për një çështje kaq madhore.

 Nga Pandeli Bardhi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron