Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A mund të marrësh pjesë si “patriot” në politikë?

Postuar: 11/11/2018 - 07:39

 

Të gjithë politikanët në këto 27 vjet kanë pretenduar se janë patriotë, por me sjelljet, veprimet e tyre politike, shpesh korruptive i kanë bërë shpesh dëm Shqipërisë dhe integrimit të saj.Ngjarjet e fundit të “ekstremistit” grek dhe në Bularat, me të vërtetë duhet ta bëjnë më të përgjegjshme klasën politike, lokale dhe kombëtare. Duhet t’i bëjë më patriotë, biles edhe minoritarët që jetojnë në territorin e Shqipërisë, ta duan dhe ta respektojnë Shqipërinë, siç bëjnë të gjitha minorancat në Europë. Mungesa e patriotizmit ka ndikuar për të keq për ndërtimin e shtetit, prandaj shpesh gjendemi të papërgatitur në situata të caktuara. Disa opinionistë ose politikanë, me qëllim ose pa qëllim e nënvleftësojnë këtë term, si gjoja të dalë jashtë mode dhe arkaik. Çdo term dhe ide ka zhvillimin dhe “evolucionin” e tij. Në botën moderne mund të quhet "real-patriotizëm", i lidhur edhe me zhvillimin ekonomik, mendor dhe shoqëror aktual ku jemi. Diçka do ta shkruaj, se nuk ka burrë shteti në politikën moderne në perëndim dhe në disa vende në lindje që nuk kanë patur në mendjen dhe të vepruarit e tyre këtë term, dashurinë për vendin e tyre. Përse duhet të jenë më patriotë, biles “nacionalistë ekstremistë” vendet e rajonit ku jetojmë dhe kemi jetuar prej shekujsh se neve?

Siç e shkruajta më lart shpesh termi është keqpërdorur dhe keqinterpretuar. Përkthimi më i thjeshtë është, ta duash dhe ta mbrosh vendin tënd, të sakrifikosh dhe punosh me të gjitha aftësitë mendore dhe fizike për përparimin dhe zhvillimin e tij.Materialistët e “nënqeshin” këtë ide, mbasi thonë që jemi në një botë ku ana materiale, përcakton edhe të ardhmen dhe karrierën e një politikani dhe çdo ndërveprim shoqëror. Po kur politikani dhe shtetari e krijojnë pasurinë, pasurimin e tyre të shpejtë në kurriz të “arkës së shtetit”, lokale dhe kombëtare, duke zhvatur paratë publike në kurriz të zhvillimit te vendit, qytetit dhe atyre që i drejtojnë dhe i qeverisin, atëherë lindin edhe pakënaqësitë dhe padrejtësitë shoqërore si mund të jenë patriot, polici, prokurori dhe gjyqtari?!

Aktualisht shoqëria njerëzore, jo vetëm tek ne por edhe në botë shoqërohet me një seri problematikash dhe “çrregullimesh” të caktuara, nga paaftësia për përballuar ashpërsinë e zhvillimit të madh dhe nganjëherë disproporcional. Spunton e mora nga një shkrim të para disa ditëve në gazetën “Sot”, me titull pak a shumë të tillë: “Ka ardhur koha të triumfojë patriotizmi”, e lidhur kjo edhe me ngjarjet e fundit, të cilat kanë një ndikim negativ tek njerëzit.Nuk e kuptoj se si mund të zgjidhen edhe emërohen elitat politike, tatimorët, prokurorët, policët kur nuk janë patriotë?!

Dëmin më të madh një shtrese shoqërore të caktuar, ish pronarëve p.sh. i bëri ligji i pronës, 7501, duke ju mohuar të drejtën të zhvillohen ekonomikisht dhe të kenë një vend të caktuar në shoqëri, të mos jenë viktima të korrupsionit të futur në deje të administratës publike dhe e ligjeve politike.Me të vërtetë Shqipëria ka qenë një vend i pazhvilluar para luftës së dytë botërore, por elitat kanë ndikuar në shoqëri, për zhvillimin ekonomik dhe njerëzor dhe përfaqësuesit e shtetit kanë qenë më të përgjegjshëm. Po lexoja një deklaratë të një drejtuesi të lartë shtetëror, që me shumë të drejtë shkruante se: “Ndihma ekonomike, nuk e ul varfërinë tek ne”. Më duket një deklaratë me vend. Krimi i organizuar, droga dhe korrupsioni vetëm e shtojnë varfërinë dhe padrejtësinë shoqërore, nuk e ulin varfërinë. Pastaj është e vështirë te jesh patriot kur je i varfër. Prandaj në politikë, duhet të vendosin “elitat e pakorruptuara” nga të gjitha krahët, konservatorët dhe liberalët që zhvillojnë vendin dhe rrisin rëndësinë e shtresave të caktuara, siç është p.sh. shtresa e mesme, mësuesit dhe zyrtarët e mesëm që shpesh gjinden në një kolaps total personal dhe ekonomik, pensionistët ose rinia që po e lë vendin dita ditës. Prandaj patriotizmi, nuk është term i dalë jashtë mode, por mendoj se i ka ardhur koha. Në politikë mund të përfshihen me ide, me lojëra politike, me marrëveshje dhe premtime që nuk i realizon kurrë, mund të jesh menaxher ose biznesmen i suksesshëm, ose me ideologji dhe filozofi, por nëse nuk je patriot i bën një dëm të madh politikës dhe vendit.

Personalisht e vlerësoj shumë termin patriot, mbasi vlerësoj shumë “politikën reale”, të dhënat dhe faktet, biles edhe “arsyen”, që shpesh nuk ka vend në politikë.

Në fillimet e demokracisë, në vitin 1990 u kthyen shumë intelektualë që kishin mërguar në vite. Shpesh ishin të painformuar se si ishin zhvilluar ngjarjet dhe procesi politik dhe shoqëror në 50 vite.Në fakt bisedat e tyre ishin “teorike”, patriotike dhe shpesh elektorati ose nuk i kuptonte ose i ironizonte me qëllim. Ishte pikërisht kjo ironi, që solli një “anarkinë aktuale” dhe kërkon shumë punë dhe vite për tu përmirësuar dhe kaluar drejt “hierarkive të qëndrueshme, elitave politike dhe patriotizmit. Sot teoritë mund të përdoren, por nëse përdor fakte dhe të dhëna reale, ato bëhen më të besueshme dhe kanë një ndikim tek individi dhe të gjithë do ta duan Shqipërinë më shumë.

Shpesh jam optimist, por "realiteti" ynë, të "dhënat" të bëjnë pesimist, pasi shoqëria jonë është zhvilluar me teorinë siç thotë populli: “Bjeri i fortë të ligut”, ku i forti është bërë zotëri dhe i ligu, i pafuqishmi është përjashtuar, ironizuar ose nënvleftësuar.

Për mendimin tim, edukata patriotike, do të ndikojë për të përmirësuar varfërinë, ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Me të vërtetë shkruajta pak teorikisht, por nëse do të jem pjesë e politikës lokale ose kombëtare, në forcën time politike, në formën dhe përmbajtjen time do të insistoj, të punoj me ata individë që duan vendin e tyre dhe punojnë me përkushtim për të, duke zhvilluar patriotizmin të lidhur me zhvillimet dhe botën aktuale reale që jetojmë.Nëse qëndrimi dhe kontributi im në median e shkruar ka qenë i bazuar në këtë filozofi të menduari ose të shprehuri, të forcimit të shtetit dhe patriotizmit, të njëjtin mendim dhe veprim do ta prezantoj dhe zhvilloj edhe në politikë. Nëse don dhe respekton vendin tënd, do të duash dhe respektosh edhe të tjerët, por me rregulla loje. Nuk është e thjeshtë, por jo e paarritshme!/ Nga Qamil GJYREZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 17:44

Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mundur?! Këtu është fruti juaj më i preferuar i sezonit. Është shija dhe zgjidhja që ju duhet.  

Postuar: 14/12/2018 - 07:09

Është një çudi, pse lëvizja e studentëve ka tërhequr aq shumë vëmendjen? Aq shumë komente.

Postuar: 14/12/2018 - 07:07

Një tjetër ciklon i afrohet uraganit të protestave të studentëve...

Postuar: 14/12/2018 - 07:06

Në kuadër të arritjes së objektivit strategjik për rritjen e numrit dhe të cilësisë së auditimeve

Postuar: 14/12/2018 - 07:04

Protesta e studentëve është në vetvete një revolucion ndryshimi, për ta nxjerrë arsimin shqiptar

Postuar: 13/12/2018 - 07:12

U desh lëvizja studentore të dilnin në sipërfaqe tërë ata që kërkojnë të riciklohen në politikë n

Postuar: 13/12/2018 - 07:11

Nuk ishte ndonjë shfaqje kaq interesante dhe sidomos kaq dobiprurëse ajo e Kryeministrit me Dudus