BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Mundësitë që gjykata franceze të pranojë padinë

Mundësitë që gjykata franceze të pranojë padinë

Vendi më demokratik dhe më i fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur drejtuesin historik të Partisë Demokratike njeri të padëshiruar (në latinisht dhe gjuhën e ligjit ndërkombëtare “persona non grata”) për SHBA-të, duke ia ndaluar lejen e hyrjes në këtë vend atij dhe familjes së tij. Qytetari Sali Berisha ka kërkuar ndihmën e një prej avokatëve më të njohur të shtetit francez, avokatit të dëgjuar 71 vjeçar, Jean Yves Le Borgne. Për dy dekada, Le Borgne veproi si avokat mbrojtës i shumë personaliteteve në gjykatat penale dhe të sigurisë së Francës, duke u bërë partneri i avokatit numër një të vendit, Christian Saint-Palais. Paralelisht, Le Borgne trajnoi avokatë të rinj dhe hyri në Këshillin e Rendit, duke marrë edhe pozicionin e zv.kryetarit të tij. Ai themeloi një kohë në vitet 1980-të një mini parti të quajtur “Bashkimi Republikan i Qendrës”. Në vitet 1990-të, Jean-Yves Le Borgne specializohet në ligjin penal të biznesit. U bë një nga avokatët e një drejtori të kabinetit të Zhak Shirakut, President i Francës në vitet 1995-2007. Arriti të fitonte shtyrjen e gjyqit të drejtorit të kabinetit të Presidentit Shirak. Le Fargne ishte anëtar i Këshillit të Avokatëve të Parisit nga viti 1992 deri në vitin 1994. Duke e përshkruar veten si një "Golist të majtë", Jean-Yves Le Borgne iu përkushtua reformës së kujdestarisë së policisë në Francë dhe ka kryesuar Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës. Në një nga çështjet gjyqësore më të mëdha të Francës në 20 vitet e fundit, çështjen Bettencourt, ai ishte avokat i politikanit Éric Woerth dhe gjithashtu ka patur si klientë ish-kryetarin e Bashkisë së Parisit, Jean Tiberi, sipërmarrësin Carlos Ghosn dhe këngëtarin reper të njohur Joey Starr. Le Borgne mendon që padinë për shpifje të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken ndaj ish-drejtuesit historik të Partisë Demokratike t’ia drejtojë Gjykatës Korrigjuese në Francë(https://en.wikipedia.org/wiki/Tribunal_correctionnel). Gjykata Korrigjuese në Francë është një dhomë e specializuar vendimi e gjykatave franceze, për çështje penale në shkallën e parë, për vepra të cilësuara si kundërvajtje ose edhe krime. Ajo jep dënime deri në 10 vjet ose gjoba financiare, duke i nisur nga 3,750 euro. Shkeljet më pak serioze (të quajtura kundravajtje) gjykohen nga gjykata e policisë. Veprat më të rënda (të quajtura krime) gjykohen nga Gjykata e Vlerësuar. Kjo gjykatë do mesatarisht 13 muaj të gjykojë një çështje. Zakonisht në një vit, gjykata trajton 570-580 mijë raste. Gjykata mund të trajtojë raste shkeljesh (kundravajtje ose krime) ndaj personave që nuk janë qytetarë francezë, në rast se shkelja ka ndodhur në territor francez. Mundësitë që kjo gjykatë të pranojë padinë e ngritur për shpifje të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken ndaj ish-drejtuesit historik të Partisë Demokratike janë të pakta, për disa arsye. Së pari, gjykata nuk gjykon shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës së Francës ose anëtarët e qeverisë se vendit, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre (me to merret përkatësisht Gjykata e Lartë franceze dhe Gjykata e Drejtësisë e Republikës). Për ngjashmëri, Gjykata Korrigjuese mund të shprehet se nuk ka kompetencë të gjykojë shkelje të kryera nga personalitete të ngjashme të vendeve të tjera (Antony Blinken është anëtar i kabinetit të Presidentit të SHBA-ve). Së dyti, argumenti se shpifja ka ndodhur në Francë, për shkak të pranisë së publikimit në portalin e Sekretarit Amerikan të Shtetit (https://www.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/) edhe në truallin francez, kur ajo është e pranishme (për shkak të klikimeve) në të gjitha vendet e botës, mund të mos jetë shumë bindës. Ndërkohë, kundërargumentet që Gjykata Korrigjuese franceze mund edhe ta pranojë padinë janë aty. Së pari, figura e avokatit mbrojtës Jean-Yves le Borgne është shumë e njohur dhe me peshë në gjyqësorin francez. Së dyti, fuqia e precedentit (rastit të ngjashëm në të kaluarën) nuk është aq e madhe dhe përcaktuese, sa në praktikën gjyqësore anglo-saksone. Gjykatat franceze mund të guxojnë të trajtojnë raste të patrajtuara më parë, nëse e vendosin kështu, shumë më lehtë se gjykatat angleze apo amerikane. Si të thuash, mundësitë që Gjykata Korrigjuese në Francë të pranojë padinë për shpifje të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken ndaj zotit Sali Berisha janë pesëdhjetë me pesëdhjetë.