BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Mungesa e alternativës, pluralizmit politik, kanë një fondacion!

Mungesa e alternativës, pluralizmit politik, kanë një fondacion!

Pjesa më opake, më jo shpresëdhënëse e shoqërisë shqiptare sot në politikë, është pothuaj bindja se pushteti i Ramës do të vazhdojë gjatë, sepse sado që ai e tepron, ka sigurinë e madhe te mungesa e jashtëzakonshme e një lideri të besueshëm dhe të pastër (pa faje) sot në opozitë. Ka një dëshpërim të madh, sepse e shikojnë ndër vite që ai njeriu që duhej të bënte opozitën, që duhej të çonte shoqërinë të ishte afër PD-së, që duhej të bënte lidershipin alternativ nuk mund të përballet as me formë dhe as me përmbajtje me Edi Ramën! Duket sikur faji është i Bashës, apo duket sikur faji është i Ramës, kur ndërkohë ata të dy kanë një të përbashkët të madhe, e cila i bën bashkë gjithmonë! Faji është plotësisht i Sali Berishës! I tij dhe një dore të të vjetërve aty, që po kuptonin se në krye të PD-së nuk po katapultonin një "djalë të mirë, apo të zotin", por një njeri të prodhimit politik nga "Fondacioni Soros" pothuaj njësoj si kundërshtari i tij politik. E këtë e ka bërë dhe Sali Berisha, sepse me sa duket ka humbur dhe kontrollin e fëmijëve të tij si biologjikë dhe politikë në favor të Sorosit. Padiskutim që Fondacioni i Soros ka bërë mjaft të mira për "demokracinë" në Shqipëri dhe ka prodhuar dhjetëra politikanë, kryetarë shoqatash dhe fondacione apo shoqata shumë e shumë, por dhe plot e përplot gazetarë, që sot kanë mbushur TV dhe gazeta duke u bërë "borgjezia" e manipuluar dhe aspak me interesa kombëtare e shtypit në Shqipëri! Kush dallonte (parimisht) nga të tjerët o ikte fondacioni nga ai, ose ikte ai nga fondacioni. Por Sali Berisha duhet të ketë pasur hall të madh që lejoi një veprim të tillë. Në "Zërin e Amerikës" ai thoshte: Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash, të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-Partisë Komuniste, të Partisë Socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile. Kurse për bursën e Bashës thoshte: Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nëse do të isha në vendin e tij ia ktheja ato para. E në urrejtjen e tij për fondacionin që dikur kishte furnizuar dhe PD-në e tij ai thotë po në të njëjtin vend: Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erion Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsioni, por dhe ka ndikuar thoshte Berisha. E ky njeri që di gjithçka në Shqipëri me vullnetin e tij ka vendosur një person të Sorosit në krye të PD-së që t’i dilte përballë një drejtuesi dhe personi po të Sorosit, në krye të PS-së?! Po kjo është që të "mos ketë askush në Shqipëri iluzionin që mund të ketë demokraci dhe pluralizëm për një kohë të gjatë në këtë vend të shkretë". Jo se kam ndonjë gjë me Fondacionin Soros! Jo aspak, por se nuk mund dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me shqiptarët që bëhen "filo" që të bëjnë pastaj dhe kundërshtarin real politik! Sepse nuk janë të tillë kurrën e kurrës! Praktikisht Fondacioni Soros në fund të veprimtarive të "mira të tij për demokracinë" ka bërë dhe gjënë më të keqe ose anullimin e pluralizmit dhe fikjen e shpresës së shqiptarëve se nesër do të kenë qeverisje më të mirë apo ndryshe. Bashkë me futjen në çdo qelizë të politikës dhe shoqërisë civile të "stampës apo logos Soros" dashje pa dashje, është fikur alternativa politike reale në Shqipëri. Ata tashmë janë njësoj dhe bëjnë sikur janë politikisht alternativa. Vetëm shoqatat e ndryshme nën kujdesin e Fondacionit Soros po t’i shikosh të bëjnë të "frikësohesh" nga pushteti i madh që kanë dhe që do të vazhdojnë të kenë dhe pse "bëjnë shpesh herë" kundra pushteteve që i kanë të gjitha vetë. Ja disa prej tyre sipas Syri.tv, BIRN Albania, Balkan Insight, Reporter. al, Open Data Albania, Albanian European Movement, Parliamentary Studies Center, Mjaft, Partners Albania, Institute for Democracy and Mediation, Electoral Room of Albania, ResPublica, Albanian Media Institute, Albanian Institute for International Studies, Albanian Institute for Contemporaneous Studies, Albanian Institute of Helsinki, Gender Alliance for Development, Association Refleksione (Reflections), Association for Population and Development, Center of Human Development Promotion, Transparency International Albania, Agenda Institute, Institute for East-Ëest Management. Sigurisht në aktivitetin e tyre një pjesë kanë veprime të demokracisë në zbatim, por unë në fakt e kam fjalën te gjerësia, thellësia e një kontrolli të tillë, që nuk ka asnjë konkurrencë dhe që kontrollon gjithçka. Fevziu në "Opinion" ka botuar një listë të fondacionit me emrat e famshëm që nga 1999 dhe deri më sot dhe kuptohet qartë se çfarë bëhet me median në përgjithësi (Tiranë) dhe kush janë njerëzit e shtypit dhe TV-ve që luajnë rolin përkatës! Kush janë dhe njerëzit dikur të politikës etj. etj. Sigurisht qëllimi ishte dhe do të vazhdojë të jetë kontrolli mbi median dhe politikën si "një pendë", të cilat ecin paralel dhe tërheqin atë plugun e madh me të cilin punohet dhe toka e ashpër e demokracisë në Shqipëri! Kur dy njerëzit që bëjnë alternativën politikë në Shqipëri bashkë me gratë e tyre, tarikatin miqësor dhe politik, janë prodhim edukimi kulture politike dhe ndihme të tillë nga i njëjti fondacion, do të thotë se në Shqipëri ka vdekur pluralizmi dhe ka marrë fund demokracia. Nuk ka pse të ketë më sepse me sa duket udhëheqjes së fondacionit i leverdis më mirë t’i dalë nami me një tillë strategji se sa të humbë rëndësinë e peshën e tij, sikundër e ka humbur pothuaj kudo në Europë përveç nesh. Në Shqipëri jeton dhe zmadhohet, sepse janë jo vetëm burrat, por dhe gratë sorosiste dhe është gazetaria më e paguar, opinionistë që dalin natë për natë dhe mbushin trutë e shqiptarëve me "pluralizmin" e përbashkët që kanë njerëzit e fondacionit Soros në Shqipëri. Dalin pedagogë dhe pedagoge, që dihen qartë se kanë qenë në bordet e fondacionit dhe bëjnë pastaj mes tyre dhe "pluralizmin" sorosian në Shqipëri. Drejtojnë TV europiane me sigla të mëdha dhe drejtojnë emisione në televizione të ndryshme sigurisht në sigurinë politike dhe përkrahjen e madhe të një fondacioni kaq të rëndësishëm sa ai Soros! Bukur, por në Shqipëri ka marrë fund demokracia! Me "Fondacionin për Shoqërinë e Hapur" është mbyllur pikërisht themeli që ka emri dhe Fondacioni Soros dhe që është "Shoqëria e Hapur"! Pra kemi formimin pothuaj në mënyrë të qartë të "Shoqërisë së Mbyllur" brenda përbrenda Fondacionit Soros! E kjo është shumë e çuditshme që e lejojnë dhe pse mundohen me dy apo tre shoqata (një media investigative) të godasin medemek korrupsionin qeveritar! Kanë pasur gra guvernatorësh dhe kanë pasur dhe bankierë që nuk jetojnë më sepse janë vrarë pa marrë përgjigje askush, kanë opinionistë që bëjnë sikur janë oponencë kur në fakt janë një paturpësi mediatike, e cila shëmton dhe gazetarinë shqiptare, e cila vuan nën presionin e varfërisë dhe shqelmave të politikës, e cila është një ngjyrëshe në Shqipëri dhe që kjo ngjyrë ka vetëm nuancën e Fondacionit Soros! Linjat drejtuese në PD-në e djeshme dhe të sotme kanë ndihmën e Fondacionit Soros, elita drejtuese e Rilindjes dhe e PS-së dje dhe sot kanë "gjurmën fantastike" të Fondacionit Soros! Si përfundim kjo “demokraci” që kemi sot është prodhim i Fondacionit Soros! Janë njerëzit e tyre të sponsorizuarit e tyre si kur nuk ishin asgjë dikur dhe kur ishin dhe emrat e mbiemrat janë aty dhe sigurisht i dimë të gjithë. Janë këta njerëz që "si ashtu kot apo pa qëllim" janë bërë politikanë, ndonjëri është sekretar i përgjithshëm, tjetra deputete, tjetri këshilltar i Ramës, tjetri ndërtoi një Universitet dhe Europian biles, tjetra ka nën drejtim një televizion, tjetra ishte ministre Financash dhe Ekonomie, tjetra në krye të bordeve prej vitesh etj. etj. Kanë në dorë dhe drejtim drejtorish të rëndësishme, ministri të tilla, borde shtetërore pothuaj të gjithë etj. etj. Njerëzit e tyre marrin tre katër paga nëpër borde dhe këto nuk i paguan aspak fondacioni, por ne. Praktikisht kanë në dorë gjithçka në Shqipëri! E kur është kështu, duhet të ndihen të lumtur me pikërisht demokracinë dhe nivelin e saj në Shqipëri, duhet të gëzohen me pluralizmin dhe shtetin ligjor! Po pra sepse drejtues të organeve të drejtësisë së re janë dhe njerëz që janë pjesë e Fondacionit Soros! E nuk ka lidhje kjo "mesele" jo majtas dhe jo djathtas, sepse Fondacioni Soros nuk ka bërë dallim mes neo komunistëve të PS-së dhe atyre të PD-së. Jo i kishte njësoj dhe janë njësoj! Interesant do ishte të dinim sa të kënaqur janë me "shoqërinë e hapur" në Shqipëri aty lart në fondacion?! Po shumë interesant do të ishte! Në shtetin ku korrupsioni është ligji i vetëm, trafiku puna dhe partitokracitë e krimbura tiranike, të vetmet "fabrika" që punësojnë shqiptarët. Është rrëzuar arsimi, kultura dhe shëndetësia, ka marrë fund shteti ligjor dhe po "ngrihet" po me fondet e fondacionit, që në fakt deri tani nuk kanë prodhuar asgjë. Ky është dhe shteti që drejtohet nga njerëzit që do dhe respekton Fondacioni Soros, ose më mirë i ka ndihmuar të jenë aty ku janë! Interesant do të ishte nëse janë të lumtur ata lart në fondacion me krijesën "monstër" që kanë arritur në Shqipëri! Po shumë interesant do ishte!