BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x

Opinion / Editorial

Mungesa e klasës së mesme – strategji komuniste e ruajtjes së pushtetit!

Mungesa e klasës së mesme – strategji komuniste e ruajtjes

Kanë kaluar gati tridhjetë vite në pritje që dora-dorës në këtë vend të fillojë të bëhet klasa e mesme, krejtësisht e munguar për gjysëm shekulli të periudhës së regjimit komunist, e cila do të shërbente si një tregues i qenësishëm i reformimit të fizionomisë së shoqërisë tonë drejt një lloji të emancipuar perëndimor tek e cila synohet të arrijmë. Termi dhe përcaktimi i klasës së mesme në një shoqëri të caktuar ka pësuar ndryshime në dekada, por gjithmonë, kurdo dhe nga cilido që e ka studiuar këtë pjesë të shoqërisë njerëzore, ka theksuar se “ klasa e mesme” është shtylla kurrizore e shoqërisë civile dhe e shoqërisë në përgjithësi. Si e tillë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së studiuesve që në fillimet e shfaqjes së saj në kushtet e lindjes së kapitalizmit. Për nga përkufizimi, klasa e mesme është ajo pjesë e shoqërisë e cila ndodhet ndërmjet klasës punëtore (e cila nuk zotëron mjetet e prodhimit) dhe klasës së pasur në krye të hierarkisë ekonomike të një shoqërie në një nivel të caktuar zhvillimi. Pra nga pikëpamja ekonomike kjo klasë nuk punon vetëm “ për bukën e gojës”, por siguron të ardhura të tilla që të mund të blejë mallrat e konsumit të gjerë, të këtë një pronë të veten, të mund të edukojë fëmijët, të bëjë pushime me cilësore dhe si e tillë është ajo që përcakton stilin e jetës së një shoqërie qytetare. Në këtë grupim futen ose personat të cileët punojnë për vete duke punësuar jo më shumë se një ose dy të tjerë (qoftë edhe anëtarë të familjes), ose ata profesionistë të shkolluar që paguhen për punë të kualifikuar dhe që sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për t’u përgjigjur atyre kërkesave të një stili jetese cilësore e të qëndrueshme. Ndërsa brenda kornizës së hierarkisë shoqërore, ky status i jep kësaj klase ndjenjën e të qenit e mbrojtur shoqërisht, ndonëse mund edhe të mos përkojë me nivelin e të ardhurave së klasës së mesme, por që e bën atë aktor shoqëror të interesuar të garantojë stabilitetin e shoqërisë dhe veçanërisht të mbrojë institucionin e ligjit.

Shoqëria shqiptare hyri në vitin 1990 pa klasë të mesme, nga një shoqëri ekstreme pa klasa dhe me një trashëgimi gati inekzistente në ketë aspekt. Edhe para viteve 1945, shoqëria shqiptare ishte tmerrësisht e prapambetur, e pa zhvilluar; një shoqëri feudale me ca elemente të kapitalizmit primitivë pa ndonjë peshë dhe me një popullsi qytetare të pakët në numër. Inteligjencia ishte tepër e kufizuar në numër. Në këto kushte shoqëria shqiptare fillimisht e përqafoi dhe më pas e pësoi idenë e marrë komuniste të shoqërisë pa klasa me shumë se kudo nga vendet e tjera të Lindjes. Pra ne kemi hyrë në erën e zhvillimit kapitalist pa asnjë trashëgimi nga historia jonë kontemporane. Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë në krizë identiteti!... pavarësisht se shtyhet drejt Europës. Me gjithë periudhën e gjate te tranzicionit, këtu vazhdohet të eksperimentohet pa ndonjë bosht qartësisht të përcaktuar zhvillimi. Asnjë qeveri deri më sot nuk ka përfshirë ose deklaruar qartë se synon të hartojë politika të ndërtimit të klasës së mesme si bazë e stabilitetit shoqëror ose si element kyç i shoqërisë civile. Përkundrazi, ndonëse flitet për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shoqërisë civile, në fakt deri me sot është vepruar me efekte të kundërta. Ajo pak që është bërë është bërë në prani dhe nën presionin e të huajve. Shoqëria civile është ende në “pelena” ose e dhunuar në mënyrë te kamufluar nga institucioni shtet i cili në Shqipëri ka frikë prej saj! Po, ka frikë sepse, shteti dhe pushteti këtu janë një edhe të pandara dhe reminishencat e autoritarizmit nuk zhduken kollaj. Prandaj ajo sot përfaqësohet nga organizma të quajtura joqeveritare të stisura nga vetë shteti, për të mos i bërë atij oponencë. Një shtet jo demokratik, për të mos thëne “autoritarist i kamufluar”, nuk duron dot kritika. Është pikërisht kjo mendësi e regjimit të kaluar që mban peng shoqërinë shqiptare të mbetet e ngujuar në ndarjen klasore të tipit marksist; të varfër/të pasur duke i munguar shtresa e rëndësishme në mes – as të varfër, as të pasur, pra klasa e mesme. Klasa e mesme për natyrë dhe origjinë në një shoqëri në bërje demokratike, kryesisht në vende në zhvillim si Shqipëria, luan një rol unifikues, ndihmon shoqërinë të gjejë një identitet të ri, çon përpara solidaritetin shoqëror dhe krijon një sens të fortë komuniteti.

Kasta politike në Shqipëri ne këto tridhjetë vite, si trashëgimtare e denjë e origjinës së saj klasore, kryesisht fshatare, ka kuptuar se nuk do të qëndronte asnjë sekondë në pushtet nëse do të kishte përballë një shoqërie demokratike aktive të emancipuar, të civilizuar që do ta mbante nën trysni për çdo gjë që nuk ka bërë mirë ose ka bërë mbrapsht. Ajo në mënyrë sistematike ka zhdukur çdo tendencë emancipuese qoftë të vetë forcave politike si dhe të shoqërisë në tërësi. Sikundër edhe e kam theksuar edhe në ndonjë shkrim tjetër, shoqëria shqiptare zhvillohet nga forca gravitacionale evolucioniste të natyrës Darviniane. Ajo ruan jo pa qëllim një strukturë demografike të pangjashme me asnjë nga vendet përreth. Viti 1990 na gjeti me 75% të popullsisë që jetonte si ish-kooperativiste në fshat, dhe tani mbas tridhjetë vitesh ende kemi rreth 40 % të kësaj popullsie që mbetet fshatare, pa përmendur se gati një e treta e popullsisë shqiptare (kryesisht fshatare) është larguar në emigracion. Për ruajtjen e këtyre përqindjeve është e interesuar vetë politika shqiptare. Nëpërmjet këtyre përqindjeve ajo garanton ruajtjen e pushtetit me lehtësi manipulimi në kohë zgjedhjesh. Fshatari shqiptar është qenia njerëzore me e dhunuar nga diktatura krahasuar me shtresat e tjera që kanë jetuar në qytet. Ai tashmë është një qenie që nuk merret vesh se çfarë lloj klase i përket. Nuk është me kooperativist, por mban të njëjtën mendësi të pandryshuar, por nuk është bërë as fermer kapitalist pavarësisht se zotëron tokë që është kapitali i tij. Por klasa e mesme nuk krijohet në fshat. Për hir të shembullit, (mbase mund të mos ketë bazë krahasimi), duke iu referuar shifrave të organizmave ndërkombëtare raportohet se në Kinë nga viti 1999 deri në vitin 2020 klasa e mesme, si rezultat i urbanizimit të popullsisë fshatare, u rrit nga 3% në rreth 60%, (afërsisht 700 milion kineze) megjithëse Kina është shtet monopartiak! Pra thjeshtë nga pikëpamja numerike jemi ende shumë mbrapa. Dhe megjithëse në të njëjtat statistika theksohet se në vendet në zhvillim, klasa e mesme është rritur në formë eksplozive dhe sot thuhet se përbën gati gjysmën e popullsisë së botës, në Shqipëri ka një kundërtendencë e cila e deformon shoqërinë drejt një polarizimi të skajshëm, së pari ekonomikisht, dhe për pasojë psikologjikisht duke sabotuar kështu krijimin e klasës së mesme.

Fshatarët që u larguan nga trojet e tyre gjatë këtyre dekadave, ndryshe nga çfarë ka ndodhur kudo në botë, nuk u përfshinë në stofin urban si klasë punëtore në një industri në rritje, por shtuan radhët e të papuçeve, duke zaptuar prona si dhe duke furnizuar shpesh krimin e vogël qytetar, duke shtuar radhët e të varfërve. Ata u bënë pre e spekulimeve djallëzore të politikës shqiptare, se cilës nuk i interesonte që kjo masë të fitonte status social, por të mbetej e varur pas interesave të saj. Ata pak që i shërbyen besnikërisht politikës patën shans të pasurohen pa djersë. Dhe kështu ka ndodhur. Por kjo kategori nuk përbën numra të tillë që të ndikojë në rezultat zgjedhjesh . Fati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset në FSHAT.

Edhe popullsia qytetare nuk ka mbetur jashtë kësaj skeme. Në qytete filluan për herë të parë veprimtaritë private, fillimisht të thjeshta, të cilat më pas pësuan rritje. Mbas shumë pak vitesh nga fillimi u kuptua se suksesi ose dështimi i biznesit do të paracaktohej nga marrëdhëniet që ai do të vendoste me kastën politike/shtetin/pushtetin. Sot kjo është bërë normë shoqërie! Po të kishte një variant reviste “Forbes” për Shqipërinë, ma thotë mendja se duhet të kemi numrin me të madh të bizneseve milionerë të “padeklaruara” për frymë popullsie! Dhe të mendosh që kemi një GDP/ për kapital gati 13.000 euro (vendi i 97), sa gjysma e mesatares së BE, i cili kuptohet si një tregues i ulët prodhimi të vendeve të pazhvilluara! Por ky biznes shqiptar i suksesshëm përgjithësisht nuk përbën klasë, por është kastë oligarkësh e lidhur me shtetin. Sa për veprimtarinë e vogël private në qytet, ajo sot përbën shtyllën kurrizore ekonomike e cila nuk gëzon mbështetje të politikave nga të gjitha krahët e saj. Ajo ka tendencë të marrë formën e klasës së mesme, por nuk plotëson ende numrat dhe si e tillë nuk ka peshë në jetën shoqërore. Në të tilla nivele, në të cilat zhvillohet biznesi në Shqipëri, është e dhimbshme të thuhet, por është nxjerrë jashtë nevojës edhe puna e kualifikuar e mendjes. Të bësh biznese të suksesshme në Shqipëri nuk nevojitet ndonjë diplomë e garantuar në USA ose Angli, por mjafton të kesh lidhje politike, dhe diplomën së bashku me përvojën e fut në sirtar. Kategoria e profesionistëve është totalisht e çorientuar dhe mbijeton në kufijtë e poshtëm të klasës së mesme në bërje, nëse do ta quanim të tillë. Edhe ajo është nën trysninë e politikës gjithashtu.

Pra, përfundimisht, në këtë mish-mash social të gatuar nga kasta politike fshatare e cila e qeveris këtë vend për tre dekada me mendësi ish-komuniste, klasa e mesme mbetet vetëm një mit social. Ndonëse është një mit pozitiv, por për sa kohë që fatet e popullit do të jenë në dorë të një kaste politike të paprinciptë e prodhuar nga një popull demokratikisht të pazhvilluar, klasa mesme e shoqërisë shqiptare do të mbetet një dëshirë në mendjet e idealistëve.