BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Mungesa e kulturës dhe fukarallëku, urrejtja dhe fodullëku...

Mungesa e kulturës dhe fukarallëku, urrejtja dhe fodullëku...

...Krahas shumë të tjerave, janë ndër më kryesoret që Shqipëria mbahet “peng” nga kjo klasë politike e më keq akoma, e kanë shpallur “non grata” për të shkuar në Europë. Mungesa e kulturës, është baza e të gjithave dhe jo fukarallëku. Shqipëria, ka me bollëk pasuri, por mënyra se si kjo pasuri ndahet midis “fodullëve” dhe “fakirëve” ka bërë dhe bën atë që krijohet hendek i madh, të krijohet urrejtje klasore e fisnore... Përpara se të analizoj, po marr disa shembuj. Në vitin 2012, kur në pushtet ishte “qoftë largu”, në vazhdim të mburrjeve të fodullëve të klasës politike si, “Shqipëria është Zvicra në mes të detit”, “Kopshti i lulëzuar i Europës” apo “Shqipëria vendi i dytë në Europë” mbas Gjermanisë nga ekonomia! “Më mburr moj goja ime se të çava”. Fill mbas rënies nga pushteti “qoftë largu”, Shqipëria “shkoi në buzë të greminës”, “Shqipëria, është vendi ku lulëzon droga dhe krimi”! Shqipëria, nga “kopsht i lulëzuar” u bë “ferra” e Europës. Asgjë tjetër nuk është kjo përveçse një fodullëk i sëmurë dhe një ndjenjë e antishqiptarizmit dhe nxitje e urrejtjes që janë pasojë e mungesës së kulturës. Kombinim më të bukur midis etjes për pushtet dhe urrejtjes për Shqipërinë e shqiptarët, nuk mund të gjesh. Nuk ka rëndësi si është Shqipëria, e rëndësishme është që ajo, “yll bote” thuhet nga ata që janë në pushtet dhe thuhet “greminë” nga ata që janë “gremisur” nga pushteti! Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Bashkia e Tiranës me Bashën kryetar, gatoi një pastë të madhe. Nuk ka rëndësi sa ishte kjo pastë, 18 apo 14 tonelata siç flitej, apo 120 m e gjatë sa është gjatësia ballore e Pallatit të madh të Kulturës por, e rëndësishme është se si kjo pastë u rrëmbye! Nga kush? Nga të pangrënët? Jo! Edhe një pa tru e kuptonte që nuk mund të rriste mirëqenien duke mbushur dy qese, apo dy kova me pastë, një përparëse apo xhepat me pasta. E tërë pasta u shkel me këmbë nga ata që nuk kishin mundësi ta merrnin e ta çonin në oborrin e shtëpisë për të mos ngrënë të tjerët... Atëherë? Mbetet të themi që kjo është pasqyrë e nivelit të kulturës, pavarësisht që shtypi i huaj shkruante “Shqipëria e uritur më shumë se 100 vite më parë”! Deshi me këtë rast pushteti i kohës, qendror apo vendor të mburrej sikur kishte arritur “mirëqenien” më të lartë në Europë, por i doli “huq”. Këto janë karagjozllëqe fodullësh, në një kohë që Shqipëria, është ashtu si ka qenë në vitin 1912, kur shpalli Pavarësinë, në mos më keq. Të marrim integrimin në familjen europiane. Le të fajësojnë cilën të duan politikanët shqiptarë për qëndrimin jashtë dyerve të Europës, por shkaktarët e vërtetë janë po ata. Shikoni qëndrimet e të dy krahëve edhe kohët e fundit. Mazhoranca, gjeti një “mana për tërhana”, atë të vetos bullgare për Maqedoninë që “dogji” edhe Shqipërinë, e cila nuk mund të thuash që nuk ishte edhe kjo një arsye. Ç’të bësh Europa kërkon të na fusi në gjirin e saj si ata kalamajtë e kopshtit të kapur pas përparëseve të njëri tjetrit. Por, ama nuk mund të flasësh nëpër Europë që “Shqipëria, jo vetëm i ka bërë detyrat e shtëpisë, por ka bërë edhe ato të Europës” në një kohë që ju, shefi i qeverisë e dini gjendjen ku ndodhet Shqipëria dhe lëre mënjanë fodullëkun. Po për opozitën, ç’të thuash? Opozita, as më shumë e as më pak është “merre me lëng”! Gjithmonë i kanë rënë “pragut” të dëgjojë “dera”! Këtë, nuk e bëjnë se i duan të mirën Shqipërisë që vetëm e kanë nxirë dhe e nxijnë në sytë e botës, si “vendi më problematik në Europë”, “vendi ku lulëzon krimi e korrupsioni” etj. etj. Ata, gjoja i “qajnë hallin” Shqipërisë, por halli është tek humbja e pushtetit. Edhe tani që e fjetën mendjen për ndonjë karrige pushtet, qëndrojnë “prapa derës”, shikojnë nga “vrima e çelësit” se ç’bën mazhoranca dhe të nesërmen nxjerrin në “sfilatë” lloj lloj “misse” dhe ish-ambasadorë apo avokatë që të nxjerrin vetëm helm për mazhorancën e për gjithçka. Këto nuk janë gjë tjetër përveçse fodullëqe kokëboshësh për të treguar edhe ata që janë “dikushi” që u bënë “copa” për Shqipërinë. Po të nxisin urrejtjen ndaj kundërshtarit politik, e kanë “kryer” detyrën dhe i kanë bërë qejfin Bashës, pavarësisht që Shqipëria, nuk e pati “fatin” ta kishte kryeministër. Mazhoranca e sotme, kur nesër të jetë në opozitë, të paktën nuk do të sillet kështu si kjo opozitë “Allahu na ruajtë” e sotme që vetëm shajnë nxijnë e baltosin për të treguar që ja, “Kola, është gjithmonë në punë”! Këta politikanë, kur janë në pushtet, janë fodullë të pakorrigjueshëm dhe kur janë në opozitë, nxisin urrejtje e “masakrojnë” kundërshtarin politik. Fodullëku vjen qysh nga presidenti. Ja ç’thotë: Përjashtoj veten time nga ajo që ka më ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. (Është fjala për djegien e mandateve). Është një ndër faqet më të zeza dy vite Kuvend. E nxorën edhe Presidentin e Republikës në pritë sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën. Të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019 që do të shërbente për të shpallur opozitën organizatë terroriste. Iu ka plasur cipa fare sa euro kanë marrë për shkarkimin e presidentit. Ky fodull i pandreqshëm, hallin nuk e ka tek Shqipëria, sepse asaj ia ka nxjerrë namin e keq, por tek karrigia e tij. A është kjo shprehje e kulturës? Aspak! Nuk bëhet shaka me këtë burrë nga Skrapari që asnjëherë nuk ka për t’u gdhendur. Del kryeministri dhe u jep “ultimatum”policëve që “kanë afat vetëm 100 ditë që të mos korruptohen e të zbatojnë ligjet! Dakord edhe sikur me kokë poshtë të qëndrojnë ata policë do të bëjnë si do të bëjnë, po më pas? Avazi do të vazhdojë sepse kultura, nuk rrënjoset me aksion, as me urdhër të kryeministrit, sepse ata, e kushdo vijnë nga 100 mijë e ditët e mëparshme që vuajnë mungesën e kulturës. Sa gjëra pleksen. Ky “ultimatum” nuk është tjetër, përveç shprehje e një “të forti” apo fodullëk kryeministror. Kultura, nuk shprehet në të bërit e batutave. Ah sikur të bëheshin gjërat me urdhër të kryeministrit, sepse të tjerët, e dinë që nuk u shkon urdhri dhe nuk japin “ultimatume”, do të kishim ecur shumë përpara dhe nuk do të kishim ngecur në vend. Del edhe ministri i Turizmit dhe e bën gjendjen e turistike që çdokush që e dëgjon në Europë, do t’ia mbathi për në Shqipëri dhe do të harrojnë edhe kapelën edhe bukën pa e marrë me vete. E njeh gjendjen e turizmit ministri që plazhet dhe rrugët janë mbushur me plehra e inerte nga prishjet e ndërtimeve pa leje? E njeh, por nuk e lejon fodullëku që duke i bërë “hyzmet” punës së tij, kultura, nuk e lejon të kuptojë që i bën keq imazhit të Shqipërisë. Del një ministre Manastirliu përditë dhe mburret që me “forcën e saj”, e ka “zënë për fyti” Covidin, e ka “mposhtur” atë dhe “i njëjti fat i pret edhe variantet e tjera si “Alfa”, “Delta”, “Lamda”, “Ramiu”. Mirë kjo, po gjendja në spitale si është? Si mos më keq! Shikoni Mjekët si dalin në protestë për kolegët e tyre që ndëshkohen për korrupsion. Ata, mund të thonë ç’të duan, por qëllimi i tyre mbetet një, ai që: “Ne kemi marrë ryshfet e do të marrim dhe për këtë shteti të mos na ngacmojë”! Ata kanë mbetur atje ku është Tritan Shehu. Një farë “Torba”, mjek ky, shkon edhe më tej kur thotë që “Ryshfetin që do të na japin pacientët, ta lënë në recepsion”, që më pas “Torba” të shkojë e të mbushi “thesin” e tij siç e ka mbushur. Mjekët, me përjashtime të rrallë kanë marrë e do të marrin. Hallall u qoftë për punën që bëjnë dhe kur një qytetar i jep një bakshish me dëshirën e tij hallall t’i bëhet, por jo t’ia kërkojë. Të mos habitemi që e vërteta është që mjekët e cilindo tjetër, vetë qytetarët i kanë mësuar që të marrin dhe “miu, e ka bërë rrugë kalimin në mjekër”! Për pagat e ulëta që kanë, siç shprehen t’ia kërkojnë shtetit dhe jo qytetarit në nevojë e sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e tij e të të afërmve. E vërteta është që në spitalet publike, me përjashtime të pakta të gjitha infermieret janë bërë Tire, pa bërë fjalë për “seriozët” mjekë! Kush i detyron këta mjekë? Vetëm fukarallëku jo, por i detyron etja për të patur sa më shumë, spekulimi mbi atë shumicë dërrmuese që bëjnë hesap bukën e gojës. Edhe shteti edhe çdo qytetar e di që “hajdut, nuk është ai që kapet, por ai që vjedh, kriminel, nuk është ai që kapet, por ai që vret. Ata që kapen nga gjoja shteti, ata nuk dinë të fshehin... Këta janë mjekët tanë, disa partiakë të bindur e disa të tjerë që shohin vetëm xhepin e tyre, por për shërbimin në spitale, nuk proteston kush, për analizat që shumica e të cilave nuk bëhen në këto spitale por të drejtojnë tek privati, apo për ata që janë bërë me shumë vila e klinika private që po t’i kenë me djersën e tyre, hallall, por i kanë bërë me “ryshfetet” që i japin pacientët. Për këto, nuk protestojnë mjekët. Nesër do të dalin edhe gjykatësit e prokurorët të protestojnë për “padrejtësitë” që i bën vetingu, por jo për pasuritë marramendëse që kanë vënë. Çudia është që brenda një kohe të shkurtër, nuk u rrit aftësia e tyre profesionale, njohja në detaje e ligjshmërisë, dhënia e masave ndëshkimore në përputhje me ligjin, por është pikërisht ajo që brenda një kohe të shkurtër, tre, katër e pesëfishojnë pasurinë e tyre! “Koha e shkurtër” nuk i ka vlejtur për t’u aftësuar, por për t’u pasuruar. A u dhimbsen këtyre Shqipëria dhe shqiptarët? Aspak, sepse po të ishte kështu, do të shërbenin me profesionalizëm nuk do të shkaktonin pakënaqësi të mëdha me qytetarët dhe nuk do të lejojnë që qytetarët të kryejnë vetëgjyqësi! Kanë të tërë faj, por ca më shumë drejtësia e korruptuar e pas saj të gjithë me radhë. Vetingu, më së shumti, është një “hiç” apo sa për të thënë se gjoja përmirëson sistemin e drejtësisë, kur të korruptuarve, pasuria nuk iu merret, por bëhen avokatë apo sekserë “profesionistë” që të marrin me të dy duart, dje gjoja për të mbrojtur ligjet dhe sot për të “aftësuar” qytetarët që ata t’i bëjnë dredha ligjit, të marrin në mbrojtje kriminelin dhe hajdutin, t’i hedhin fajin viktimës, apo atij që nuk jep ryshfet... Jo këto raste të pakta, por këto mentalitete, më bëjnë që të mendoj që Shqipëria, e ka të vështirë të bëhet e pranueshme të paktën për shqiptarët që duan të ikin një orë e më parë, krahas shumë të tjerave edhe për atë që thotë Noli: “Këtu i padituri, i di të gjitha”! Po kur padituria plekset edhe me fukarallëkun e më keq akoma edhe me urrejtjen që ne e kemi në gen? Më mirë të jetë e kundërta dhe të jem unë e ata që mendojnë si unë gabim, mjafton që gjendja të përmirësohet, por unë e di që kultura, kërkon evolucion dhe jo si ekonomia që bëhet edhe me aksion e revolucion...