BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Mungon plotësisht e majta për të cilën thonë se "është me shumicë"

Mungon plotësisht e majta për të cilën thonë se

Ankohen në forume, në biseda, në traktate publikimi në FB, por ankohen dhe në politikën e rëndomtë të ditës dhe në përballjen sociale në raport me jetën e sotme, se "Shqipëria është e majtë me shumicë".

Për mua, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë të majtë reale dhe konceptualisht të tillë, në asnjë kohë të politikës jo vetëm shtetëruese, por dhe asaj pluraliste që nga fillim i shtetit shqiptar. "Enverizmi" në Shqipëri ishte vetëm një shprehje radikale e otomanizmit personal dhe ideologjisë si praktikë staliniste e nuk kishte lidhje as me të majtën normale dhe as me vetë komunizmin në tërësi si ideal. Kurse për marksizmin teorik, një vend retro qytetërues dhe folklorik si i yni, as që kishte aftësi filozofike të bënte përballje dhe momenti kulturor e politik! Të majtën e nxituar shqiptare, por dhe atë të krijuar nën idetë e BRSS akoma të pa qarta politikisht ishte Enveri që e eliminoi! Si pjesën e Ballit Kombëtar, si e majta kombëtare në ide dhe grupimet komuniste të para, që nga ai i Shkodrës dhe i Zjarrit, por dhe i Korçës dhe më vonë në Tiranë si tërësi! Eliminimi i "shokëve dhe miqve" nga Enveri ka qenë goditje e të majtës shqiptare në formim të plotë në Shqipëri! Të majtët Zef Mala dhe Qemal Stafa, por dhe Riza Dani, Qemal Draçini e deri te Pjetër Arbnori, por dhe shumë të tjerë së paku për në Shkodër, janë elementët e qartë dhe intelektualisht të një të majte reale shqiptare. Nuk mbeti kush pa u dënuar dhe vrarë nga grupi komunist i Shkodrës dhe nga e majta jo komuniste e qytetit të madh shqiptar! Të gjithë janë dënuar nga Enveri. Pra, si e majta normale dhe ajo me ndikim sovjetik si bolshevik dhe menshevik, si trockistë dhe zinonievistë, por dhe adhurues të Majakovskit bie fjala, janë eliminuar pothuaj plotësisht nga një klikë dhe njeri që nuk ka të bëjë aspak me të majtën në Shqipëri dhe që quhet Enver Hoxha. Më vjen keq ta them, por e majta reale shqiptare nuk është lejuar, është luftuar dhe për më tepër është eliminuar në "konstruksionin mendor dhe infrastrukturën njerëzore" që nga koha e partisë së sunduar nga Enveri dhe këto 27 vite medemek demokraci të Sali Berishës dhe të tjerëve pas tij. Sot, e majta edhe në Europë është në krizë përballë sulmit barbar dhe injorant në themel të populizmit dhe irracionalitetit politik! E ashtuquajturi populizëm dhe e djathtë kombëtare e populiste po prodhon monstro liderësh politik që po shikohen si në Francë dhe kohët e fundit në Itali! Kjo gjë ka filluar që me rropatjen e vet shtetit lider demokratik si SHBA-të me Presidentin e fundit të saj!

Sot, Partia Demokratike e Shqipërisë ulëret majtas për probleme që i ka shkelur me këmbë vetë dhe në përkrahje të reformave asnjëherë të përfunduara nga ajo që përkojnë me qëllime të këqija djathtas! Sillen si anarkistë të djathtë dhe me elektorat të stërvarfër medemek të majtë. PD-ja, sot ka elektoratin më të madh në vendet më të varfëra në Shqipëri dhe në zona suburbane. Ajo është një parti e "lumpen proletariatit" që nuk ka lidhje me të majtën e asnjë kohe dhe ka tendencën të bëhet e majtë fashistoide në mënyrë tragjike! Jo nuk arrin të jetë e "djathtë fashiste" sepse janë kaq shumë lumpen dhe kaq shumë tragjikisht të larguar nga ish aristokracie shqiptare e pasur dikur dhe e rrënuar nga komunizmi sa që bie shumë në sy! Janë anarkistët lumpen si në Amerikën Latine që zgjedhin djathtas, duke qenë në rrënjë dhe origjinë ekstrem i majtë, por tashmë i pasuruar padrejtësisht.

Por akoma më e rëndë është dhe "dashuria" e PS-së ose partisë së vetme që kishte mundësi të ndërtonte një të majtë reale dhe moderne në Shqipëri. Ajo ka bërë një shtresim horizontal anemik dhe nën mesataren filozofike të një të majte normale dhe ka ngritur një vertikale tipikisht monopoliste e lidhur për faqe të zezë me lobe dhe korporata të dyshimta biznesi të stërkorruptuar në Shqipëri. Nuk e ka filluar tani në fakt! Ka që me "shokun" Fatos Nano, që ka marrë përsipër të bëjë dhe të djathtën moderne në Shqipëri?! Po një arrogancë tipike folklorike shqiptare. Kjo është pastaj një nga marrëzitë triumfale që folkpolitike shqiptare i demostron atyre jashtë që e kuptojnë pikërisht karakterin "pa brekë dhe shitmendësh" të aristokracisë hajne shqiptare!

Ndërsa shtresa e mesme pothuaj e gjitha një e majtë reale dhe gati europiane, nuk mund të ngjitet dhe të fillojë ekuivalentimin filozofik të saj me asnjë prej tyre si me PD, PS dhe akoma më keq me LSI. Të treja nuk lejojnë krijimin e një alternative të vërtetë majtas në Shqipëri?! Pasurimi dhe leku i fituar me korrupsion dhe tragjizëm anti popullor te të treja partitë dhe ato të voglat si shushunja mbas tyre, i nxjerr karakterialisht dhe politikisht në anarkizëm monopolist të djathtë në Shqipëri. Janë pasuruar financiarisht në mënyrë të stërmadhe dhe janë varfëruar filozofikisht dhe kulturalisht po ashtu në mënyrë tragjike. Po po, me njerëz të hurit dhe litarit pa asnjë bazament kulturor e qytetar! Është një turp i madh i shoqërisë tonë kjo gjendje epilepsie filozofike dhe politike! Sigurisht u duk se Erion Veliaj "meqë ishte dhe është djalë punëtor" do të sillej si i majtë në saj edhe të sakrificës së kohës së fiqve, por jo. Edhe ai u ngrit në vertikalen e shëmtuar e pamerituar të origjinës biologjike të majtë, në piramidat monopoliste dhe PPP-të të një të djathte konsumuese morali dhe ndarje akoma më shumë të botës në të pasur dhe të varfër. Nuk kanë lidhje me të majtat nordike që nuk janë në krizë dhe as me të majtat perëndimore gjermane dhe italiane, në krizë identiteti në kohë globalizmi. Janë e djathtë shqiptare folklorike dhe suburbane që nuk njehin gjënë e parë "ëelfare" dhe të dytën - minimumin kritik të mbajtjes së frymës. Skenari social ka ndryshuar dhe PS-ja e sotme po adoptohet keq, duke pa1sur mundësinë për të parë marrëzinë e partisë tjetër të ashtuquajtur të djathtë ose anarkizmin e lumpen proletariatit që është PD. Në Shqipëri votojnë se nuk mendojnë dhe nuk mendojnë se do të votojnë. Në këtë rast nuk fiton asnjëherë horizontalja me nivel të mirë por dhe e madhe, që është krijuar në shoqëri, por vertikalja e pa merituar dhe monopoliste nëqoftëse nuk është akoma më qartë "monorrumpalliste" dhe ajo si koncepte moderne në ekonomi! Pra anarkinë financiare dhe ekonomike e kanë "mono" dhe jo pluri që së paku të shikohet ndryshime diku-diku! Kush vjen në pushtet, po të njëjtin hajvanllëk ekonomik dhe financiar pak a shumë bëjnë.

Në Shqipëri nuk është me shumicë e majta. Nuk po flas si voton shoqëria, por si është filozofikisht partia dhe klasa politike. E majta reale dhe për më tepër demokratike në Shqipëri mungon si në solidaritet, në mbrojtjen shoqërore, në shtetin e kujdesshëm për shoqërinë dhe në shërbimet që e majta ndërton. Po sigurisht që kjo e majtë mungon plotësisht./Nga Besi BEKTESHI