Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në pritje të... Trump

Në pritje të... Trump

Postuar: 11/01/2017 - 08:15

Nga Pirro PRIFTI   Kur fjala e artistes së njohur Meril Streep u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit në sallën e ndarjes së çmimeve në Golden Globe, mendova se ka gjithmonë një përplasje të fortë midis ushtrimit të pushtetit dhe mendimit intelektual përsa i përket mënyrës së ushtrimit të këtij pushteti dhe etikës, moralitetit dhe shoqërisë që ka zgjedhur atë qeverisje. Dihet që filozofia anti-establishment është një filozofi politike që e paraqet strukturën e pushtetit drejtues të një kombi apo të një shoqërie si të korruptuar, shfrytëzuese ose të padrejtë. Ndërsa Meril Streep, që praktikisht përfaqësoi para dy ditësh shtresën intelektuale dhe artistike të SHBA (ndoshta dhe të botës), por që mbetet një përkrahëse e demokratëve, tha: “Mungesa e respektit sjell mungesë respekti, dhuna nxit dhunë. Kur pushtetarët përdorin pozitën e tyre për të bezdisur të tjerët, ne të gjithë humbasim!!!”. Dhe frazën tjetër të famshme përsa i përket politikave që kërkon të implementojë Trump: “Hollivudi është i mbushur me të jashtëm dhe të huaj. Ku i kanë ata certifikatat e lindjes? Kështu, kur ju i shqelmoni ata si top futbolli dhe i nxirrni jashtë, nuk do të shihni gjë tjetër veçse një përzierje futbolli dhe arti parcial”.

Pra, mund të shihen dy filozofi të ndryshme që e shohin të ardhmen e SHBA ndryshe, por që të dy palët kanë të drejtë përsa i përket politikave që duhet të ndiqen. Nga njëra ana Trump ka të drejtë të kërkojë të fokusohet tek problemet e mprehta ekonomiko-financiare dhe sociale brenda SHBA, por duke qenë kundërshtar i madh i emigrantëve, duke patur doza raciste në parullën e famshme të tij “Make America Great again”; dhe nga ana tjetër Meril Streep, e cila përfaqësoi çuditërisht të gjithë shtresën intelektuale dhe të artistëve të SHBA (por edhe të Botës), e cila kundërshton arrogancën e pushtetit, i cili kërkon të vendosë çdo gjë duke mos pyetur duke mos respektuar shtresën amerikane që bart traditën dhe njerëzit që kërkojnë të emigrojnë për një jetë më të mirë në SHBA. Kjo arrogancë u vërtetua edhe nga kundërpërgjigja e Trump ndaj fjalës së Meril Streep: `...Ajo mbivlerësohet`- tha Trump. 

Po çfarë pritet nga ardhja e Trump si president në SHBA? Presidenca e Trump, që do të vijë pas disa ditësh ka si synim filozofinë që paraqitëm më lart: `Ta bëjmë Amerikën e madhe përsëri`. Dhe këtu del pyetja e thjeshtë: Po përse, ishte bërë e pafuqishme Amerika gjatë 8 viteve të Obamës? Me sa duket po. Eksporti i kapitalit dhe Globalizmi aq i preferuar i politikave të Obamës i dha shumë përfitime sorosianëve, por që shkaktoi probleme të mëdha në SHBA; papunësi, varfëri, me një rrogë më të vogël se shumë shtete të BE, Kanadasë dhe Australisë, përmbytjen me drogë aq sa Kalifornia para dy ditësh miratoi dhe futi në veprim `lejimin e përdorimit të marijuanës rekreative, duke shkaktuar një pështjellim social, papunësi apo më mirë punësime sezonale, part time, emigracion masiv dhe paqëndrueshmëri ekonomike, me një borxh total të brendshëm prej 14.1 trilion dollarë (GDP=17 trilion dollarë). Dihet që eksporti i Kapitalit ka një të keqe të madhe për vendin që eksporton: krijon papunësi. Obamacare mbetet një reformë e dyzuar sepse krahas mbulimit me shërbim shëndetësor të rreth 20 milionë amerikanëve, kjo shkaktoi një dëmtim të rëndë të siguracioneve shëndetësore në SHBA, duke rritur kundërshtitë e klasës së mesme dhe të pasur.

Në politikën e jashtme, idea e Obamës dhe e demokratëve për të demokratizuar vendet arabe (kujtoni pranverën arabe) dha efekte të kundërta dhe e uli prestigjin amerikan në botë. Shumë akuzojnë se Obama ndikoi në fuqizimin e ISIS dhe Al Nusra, me qëllim që të mposhtte Bashar al Assadin. Përhapja e ekstremizmit pseudo-islamik dhe frika ndaj atentateve, shpërthimeve është duke tronditur jo vetëm SHBA por dhe botën. 

Ideja fikse dhe paranoja kundër Rusisë ishte një disfatë tjetër politike e Obamës sepse kjo shkaktoi efekt të kundërt, duke e bërë Rusinë një rrezik real për SHBA në vend që ta dobësonte nga sanksionet e marra nga qeveria “Obama”.

Këto dështime arritën që miliarderi Trump të fitojë zgjedhjet jo vetëm për shkak të populizmit të tij, por edhe për shkak të ideve të qarta të tij për politikat që do të realizojë brenda vendit. Akuzat e demokratëve dhe të NSA, CIA, për ndërhyrjen ruse dhe ndikimin e kësaj ndërhyrjeje nëpërmjet dëmtimit të partisë demokrate për shkak të mundësimit të rrjedhjes së informacionit nga kjo parti dhe ekspozimit të saj në publik, Trump i konsideroi të pabaza dhe keqdashëse duke përmendur argumentin rus se... rrjedhja e informacionit nga Partia Demokratike amerikane ka ardhur nga kundërshtarët e vetë Hillari Clinton, si ata të Sandersit dhe jo nga rusët...

E parë në këtë këndvështrim, politika e Trump do të jetë e fokusuar kryesisht në problemet brenda vendit. Përsa i përket problemeve jashtë vendit, me sa duket për të patur qetësi brenda SHBA, Trump kërkon zbutje të marrëdhënieve me rusët, duke mos u bërë paranojak si demokratët, përsa i përket politikave kundër Rusisë, por duke shpallur si kundërshtar kryesor ekonomik Kinën, e cila jo vetëm ka marrë eksportet e kapitalit amerikan, por i ka bllokuar eksportet amerikane dhe tregun e punës në Amerikë, sepse mallrat kineze kanë çmim më të lirë, kështu që biznesmenët eksportojnë kapitalin por…lënë pa punë amerikanët. Pra Trump, nëpërmjet kësaj politike të jashtme do të marrë masa proteksioniste në favor kapitalit amerikan, do ta ndalojë të eksportohet jashtë ose nëse duan, atëhere do të ketë taksa të mëdha. Politika ndaj emigracionit do të jetë një politikë e ngritjes së mureve, me idenë se emigracioni ka sjellë të këqijat sociale në SHBA: drogë- prostitucion-kriminalitet. Dhe këtu mesa duket ka të drejtë. 

Për sa i përket politikave në BE dhe në Ballkan e pikërisht ndaj vendit tonë, Trump nuk ka sqaruar asgjë, por largimi i ambasadorëve politikë (të demokratëve), do të thotë diçka: mendoj se largimi i tyre i përket taktikës, se sa gjeo-strategjisë amerikanë ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë, e cila do të mbetet e pandryshuar. Sidoqoftë priten ndryshime në të ardhmen, nëse politikat Trump afrohen me politikat ruse në Ballkan dhe Europë. Kjo mund të thotë ndoshta dhe ndryshimin e kufijve aktualë në dobi të Shqipërisë, e cila shihet nga të dy palët si një vend me të ardhme në politikën e fuqive të mëdha.

Të shpresojmë të ndodhë kështu.

[email protected]

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 08:58

Sistemi bankar në Shqipëri është në ditën e vet më të zezë, duke u kthyer në institucion jokredibël dhe aspak transparent për publikun shqiptar dhe grupet e interesit.  Kjo bankë sot drejtohet nga një guvernator

Postuar: 19/07/2019 - 07:12

Sigurisht që shumë janë me "parullën" se "politika është arti kompromisit" dh

Postuar: 19/07/2019 - 07:09

Sot ne shqiptarët edhe pse jetojmë në mjerim e skamje e shohim qartë se, ky vendi ynë është kthye

Postuar: 19/07/2019 - 07:05

Problemet e papunësisë janë sa sociale, aq komplekse, sa të pazgjidhura, aq me pasoja, kryesisht

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri