BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nëse reforma nis me klemencë ndaj kryeministrave, më mirë të mos bëhet!

Nëse reforma nis me klemencë ndaj kryeministrave, më mirë

Ishte hedhur dhe u përsërit sërish një ide e dalë nga “real politika” e një modeli përfitues në çdo lloj pushteti, pa shkuar në definicionin “gjithfarë regjimi”. Këtë ide e ka hedhur mentaliteti dhe interesi i një shtrese, e dalë nga fundi i diktaturës, e cila zë fill pikërisht nga ajo qartësi e rinisë së fundit të diktaturës që po shikonte formimin e “njeriut të ri të partisë”. Kanë bërë përpara në këtë farë demokracie tipikisht e dalë si prodhim mes ngjizjes pa dashuri por me “përdhunim” të lirisë me diktaturën, si në fundin e diktaturës dhe fillimin e lirisë. Idea është pak a shumë kjo: për të arritur realizimin dhe për të mos u penguar reforma në drejtësi, duhen falur pesë apo shtatë kryeministra shqiptarë. Amnistimi i këtyre kryeministrave do të ishte një “reformë” brenda reformës dhe pikërisht për atë reformë që ky vend nuk ka nevojë.

E para, sepse vërtetë do të “lironte” reformën që konsiderohet “quint esenc-a” por njëkohësisht do të bllokonte drejtësinë e vërtetë të reformës.

E dyta, nëse amnistohen 5-7 personat përgjegjës më të lartë të fatkeqësive politike dhe ekonomiko-financiare në Shqipëri - nuk vjen “paqja sociale”. Nuk vjen, sepse edhe idiotët që kuptojnë sadopak nga e “drejta” dhe ligji – janë të qartë se goditjet e ndryshme të tij, nuk kanë asnjë mënyrë të përjashtojnë firmat më të larta dhe përgjegjësitë më të larta që janë pikërisht kryeministrat shqiptarë. Emrat, veprimet dhe mosveprimet, por dhe firmat e tyre aty janë dhe nuk zhbëhen.

E treta, nuk ka shembull ndërkombëtar që të jetë bërë një “klemencë e tillë në botën demokratike me ligj dhe amnisti”.

Sigurisht unë i them jo amnisti asaj e cila sa të shpallesh do të çonte në “tilt” si paqen sociale, por do të zëmëronte njerëzit të cilët do të bashkonin dhe ndërkombëtarët me politikanët tonë të cilët – kërkojnë të shpëtojnë veten. Imagjinoni shembujt e lartë në Europë dhe botë, ku kryeministrat janë të akuzuarit dhe biles dhe dënuarit e parë dhe pas tyre të tjerët. Unë i them “klemencë” e cila është një sjellje mirëdashëse në moderim për të dënuar ose një disponibilitet për të falur. Imagjinoni – amnisti për njerëzit sigurisht më të përfolur, më të ditur dhe më të akuzuar për korrupsion, krim dhe faje, në këtë vend - po dolën për hatër të “quint esenc-ës” të falur dhe amnistuar, se çfarë do të bëhej me shtetin e të drejtës në këtë vend. Sa keq dhe në mënyrë të turpshme do të fillonte rolin e saj, kjo reformë dhe ky moment ligji në Shqipëri. Asnjë interes nuk ka populli shqiptar (as sidomos ndërkombëtarët) po të nisi një “fazë të re” në padrejtësi dhe akoma më shumë, duke falur njerëzit më të akuzuar dhe më fajtor e kërkuar për të vënë drejtësi – më poshtë tyre! E ardhmja e drejtësisë shqiptare humb të gjithë fuqinë e saj dhe akoma më shumë respektin e njerëzve po filloi me amnistinë e të pa amnistueshmes. Ajo humb kontrollin mbi peshën e barabartë – ose barazinë e peshores, që medemek është simbol i drejtësisë. Propozimi i pasinqertë tenton të “lirojë” reformën, por në fakt qëllimi real tepër i kuptueshëm është shpëtimi i njerëzve më fajtorë në Shqipëri. Por dhe ky është qëllimi i dukshëm! Sepse ai “i padukshmi” por që duket mirë është që - duke amnistuar kryeministrat e korruptuar shqiptarë, ata që kanë bërë të gjitha për t’u akuzuar (ata që vërtetë i kanë bërë dhe nuk është fjala për të gjithë) – nuk do të preken “interesat e luogotenteve” të tyre në ekonomi, financa, universitete, banka, kapital dhe deri në administratë bazike dhe të lartë. Ky është qëllimi dhe jo se të tillë kryeministra do të pengonin se “kanë frikë burgun”. Kanë frikë drejtësinë! Jo ata që propozojnë kanë frikë vetë, dhe pastaj shumë e shumë në sistemin e drejtësisë dhe të politikës ekonomike në Shqipëri - po kështu kanë frikë. Ky propozim bëhet për të penalizuar dhe devijuar drejtësinë dhe reformën e saj, por dhe goditur drejt në fytyrë – ndërkombëtarët dhe parimet e tyre të drejtësisë dhe demokracisë. Ky propozim tenton “ruralalbballkanizmin” e drejtësisë në këtë reformë të nisur nga të huajt. Ky propozim katundarizon thelbin e “quint esenc-ës” ose më mirë e baltizon atë - që të mos ketë më fytyrë të dalë në publik dhe në forume të larta në botë. Tenton pra – shkatërrimin pa lindur të një sakrifice të detyruar për të filluar zbatimin e ligjit në këtë vend. Nuk ka rëndësi se kush e propozon – se sa kush është modeli që e kërkon dhe pranon. Ky model ka bërë para të shumta, është në borxhe të shumta, ka përfitime të shumta, por dhe interesa të shumta që i kanë bërë keq shoqërisë shqiptare.

A do tentojnë të bëjnë një gjë perfide të tillë? Në Shqipëri po – por nuk besoj ta pranojnë ata jashtë. Jo, nuk besoj! Po u pranua (sigurisht dhe vetë të dizenjuarit për të shpëtuar nuk besojnë) dhe u bë në mënyrë të njëanshme kjo mënyrë – do të thotë se reforma po “Galigatizohet” ose “Labinotizohet” ose folklorizohet me gjithë respektin për vendet që përmenda, por nuk demokratizohet. Pra, më mirë të mos fillojë se sa të jetë “klemente” me kryeministrat shqiptarë!/Nga Besi BEKTESHI