BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Na bini edhe një herë, pa ta shihni!

Na bini edhe një herë, pa ta shihni!

Me këtë postulatë ngushëlluese, dolën pas humbjes dhe dështimit të radhës, binomi i "matadoëeve" të frontit "Bashkë Fitojmë", në zgjedhjet  për pushtetin lokal, duke i dhënë rëndësinë e atij  nacional.

Beteja e këtyre zgjedhjeve që do të vendosnin fatin e Berishës, për t'i shpëtuar nderin dhe dinjitetin e tij si lider i mitizuar i PD, përfundoj si fushata luftarake e Kserksit. Por ndërsa ai pas humbjes që pësoj, i mundur, e i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij. Ndërsa Saliu me gjithë shokun e pandarë të idealeve të përbashkëta Ilir Metën, u morën në mbrotje nga mbështetësit mediatik të patologjizuar. Por cuditërisht motua "Bashkë Fitojmë" u kthye në drejtim të kundërt të idesë së saj, ku populli në të gjithë Shqipërinë e lexoj "Bashkë Humbëm". Megjithse kanë kaluar me shumë se tri dekada, fatkeqësisht binomi Berisha - Meta, vazhdojnë të mbeten opsioni i mbështetësve fanatik të opozitës së mbetur, që për hallet e tyre personale po i shpërblejnë me humbje dhe dështime. Por Saliu me kokfortësinë e tij prej demoni, nuk e ka pranuar kurrë humbjen e radhës, por ka nxitur atë pjesë të ushtrisë së mbetur pas tij, për të kryer kundërsulme ndaj kundërshtareve politike, të cilët akuzohen me retorikat bajate, se zgjedhjet u vodhën, u blenë u maipuluan etj. Cdo shoqëri demokratike ka nevojë për frymëmarrje morali në politikë, për qetësi, për respekt të ndërsjelltë dhe transparencë. Në këto zgjedhje u demostruan edhe shëmbuj pozitiv, që na kanë munguar gjatë këtyre dekadave, ku humbësit duke filluar nga Shkodra, kanë përgëzuar dhe uruar fituesit. Një qendrim i tillë etiko- morak, nuk është demostruar kurrë nga binomi në krye të opozitës, duke mos e ndierë që edhe humbja është pjesë e lojës triumfale të ideve. Por papërgjegjshmëria e tyre politike, për humbjen apokaliptike të këtyre zgjedhjeve, u kthye në prostitucion intelektual, duke mos pranuar vërtetësinë e tyre, kur në fakt vota e popullit u vuri vulën e turpit. Mos respektimi i normave mbi të cilat funksionon shoqëria demokratike, i fundosi edhe më keq me këto qëndrime sektare, në humnerën e pavetdijes politike. Kjo gjenealogji e familjarizimit të tyre me këtë mentalitet anakronik, të kujton thënien e shkrimtarit dhe publicistit George Bernard Shoë, i cili shkruante;"Turpi i demokracisë është se na detyron të dëgjojmë edhe mendimin e budallenjve".Të dy këta protagonistë xhonglerë të politikes tallava, duke humbur kredibilitetin politik brënda dhe jashtë Shipërisë, po luajnë kino-komedinë e vjedhjes dhe blerje së votave, me të cilën justifikojnë dështimin. Duke mos i'u kthyer analizave për të nxjerë shkaqet e brëndëshme, të mungesave të mëdha në rinovimin e strukturave partiake, si dhe vendosjen në krye të tyre të liderave bashkëkohorë. Por që kjo opozitë të shpëtoj njëherë e mirë nga pengmarrja politike, duhet me doemos të largoj gardën e vjetër bolshevike, që zgjidhjen e kërkojnë tek dhuna dhe revolucioni proletar. Cdo tentativë për mbajtjen e këtij binomi në krye të opozitës, është jo vetëm shkërmoqje por edhe humbje të vlerave të saj. Kjo është fatkeqesi per PD si aset kombëtar, por e verteta është se aktualisht, Shqiperisë i mungon opozita. Shkaqet e shkatërrimit të saj, janë vetëm faktorët e brëndshëm, të pa analizuar asnjëherë me frymë konstruktive. Demagogjia farsë që ofroj PL me diskursin e kapitalizmit social, e futi edhe më thellë PD në analet e mashtrimit politik. Ky diskurs nuk ka patur asnjëherë si opsion modernizmin e opozitës, por lavdinë dhe mirqënien personale të binomit Berisha-Meta. Loja e tyre me demagogjinë mashtruese, nuk i ka shërbyer forcimit të opozitës, por halleve të tyre për llogaritë me drejtësinë. Një faktor tjetër që po u jep frymarrje për të qëndruar në politike, është hezitimi i mos zbatimit të ligjeve, duke i dhënë Shqipërisë fytyrën e një shteti formal, që po manipulohet nga krimi dhe korrupsioni, sipas raportit të fundi të organizmave ndërkombetare. Mos zbatimi i ligjeve nga institucionet e shtetit, për të vënë para përgjegjësisë këto profile, që kanë krijuar identitete deformuese të politikës, duke marrë rrolin e heroit të demokracise, pa menduar se janë aktorët e një sërë akuzave të natyrave kriminale. Të gjëndur gjithnjë në konfuzion politik, ashtu si dhe pas këtyre zgjedhjeve, nuk po gjejnë dot rrugë reflektimi të besueshme, për të justifikuar humbjen para "ushtrive"të tyre të shpartalluara. Nisja e sulmeve ndaj kundërshtarëve, duke i akuzuar dhe fyer cfarë përmban pragu i shtëpisë, nuk ruajtën aspak balancat me rendin e gjërave që i kanë rrethuar. Është për të ardhur keq që ky konglomerat autokratik, i suportuar nga pushteti i djeshëm, që u trajtua prej tyre si principatë vasale, i ka lënë po me ato mendësi të politikanit të pa reformuar. Shoqëria shqiptare tashmë është me se e bindur, se ata nuk e konsideruan kurrë politikën marrdhenie midis njerzve, por e lidhën me interesat personale. Qëndrimet e tyre në konfigurimet ant-demokratike, ka bërë që shoqëria të paguajë faturën e standarteve të ulta të jetesës. Ndërsa brënda vetes së tyre pa e kuptuar, ka bërë shkatërrimin e fortesës se arsyes, të cilën e kanë humbur bashkë me moralin dhe dinjitetin e tyre. Rrethi vicioz në cilin ata kanë hyrë, nuk i con asgjekundi dhe nuk ka thirrje që i ngushëllon, na bini edhe njëherë, pa ta shihni, përvecse të largohen një orë e më para nga politika destruktive. Realiteti i ri i ndryshimeve demokratike, kërkon lidera me kulture politike, me strategji të zhvillimeve bashkëkohore, me njerëz te rinj që janë vlera aktive e shoqërisë sonë.