Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A na duhet vërtetë kjo Akademi Shkencash?!

Postuar: 24/05/2019 - 07:10

Sot do të mbahen zgjedhjet në Akademinë tonë të Shkencave. Falë shqetësimit publik të Prof Artan Fuga, akademik pranë kësaj akademie, “kështjella e hekurt” e mungesës së transparencës dhe alternativave në këtë institucion elitar akademik u shkërmoq duke lënë pas një tymnajë plot më hije dyshimi mbi funksionimin dhe organizimin e kësaj akademie. I (Të) rritur më bindjen e plotë se kjo akademi ishte selia e shkencëtarëve tanë më të shquar, kjo godinë gëzonte respektin e çdo shqiptari në përgjithësi dhe të çdo intelektuali në veçanti. Mirëpo, ngjarjet dhe debatet e fundit të shfaqura në gjirin e saj, por edhe domosdoshmëria e reformimit të saj, e artikuluar nga kryeministri ynë, na nxitën të ngremë disa pyetje, të cilat para disa vitesh na dukej utopi t’i mendonim e jo më t’i formësonim.

Pse lindi Akademia? Edhe pse në websit-in e akademisë, hartuesit e historikut rreken të spekulojnë data të ngjashme me ato të Francës së Balzakut dhe Didëroit, aludojmë se roli bazë mbetet i njëjtë për të gjitha akademitë shkencore të vendeve të tjera: ruajtja, pasurimi i gjuhës sonë shqipe si dhe përpilimi i rregullave të saj. Fakt interesant është krijimi i Institucionit të parë të Studimeve Shqiptare në vitin 1940 nën kujdesin e italianëve pushtues… Ndërkohë që formën dhe emrin e saj të plotë, kjo Akademi do ta fitojë në vitin 1972 (marrë nga websitë akad.gov.al).

Cilët janë funksionet e kësaj Akademie? I referohem përsëri faqes zyrtare të Institucionit, në një paragraf “copy-paste” nga kushedi se cili dokument, mezi arrij të shquaj funksionet e Akademisë shkencore. Si pjesë e komunitetit shkencor dhe akademik në vend, me keqardhje konfirmoj se misioni apo funksionet “de facto” janë katandisur në organizime konkursesh dhe dhëniesh çmimesh shkencore. Sigurisht që i hodha një sy konferencave të kryera në vitet e fundit dhe me shumë vështirësi mund të dalloja se përveç ofrimit të ambienteve të saj, niveli shkencor nuk i kalonte ato të një departamenti në çdonjërin nga universitetet e Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo Akademi nuk është angazhuar në asnjë nga debatet akademike apo çështje të jetës demokratike të vendit tonë. Cili është opinioni i saj për plagjiaturat? – Kanë frikë së mos iu kthehet në boomerang? Cili është opinioni i saj për reformën në drejtësi dhe implikimet e saj në sistemin gjyqësor? Heshtje… Kush më shumë se secili nga këta shkencëtarë të afirmuar do të kishte “tagrin” të fliste “pa iu dridhur qerpiku” për këto çështje delikate të botës akademikë dhe juridiko-politikë?!

Si zgjidhen anëtarët e kësaj Akademie? Edhe pse në fillim mbizotëronin “mjeshtërit” e gjuhës shqipe, në rrjedhën e viteve në vijim, akademia diversifikon “portofolin” e saj dukë përfshirë intelektualë nga fushat më kryesore të jetës artistike, kulturore e shkencore në vend. Mbi cilin kriter?!- Jemi në Shqipëri, dhe nuk ka nevojë për kritere… Më bëri përshtypje mungesa e një konkurimi të lirë dhe transparent. Pse propozimi do të duhet të vijë nga këshilla profesorësh apo senate?! Në një botë ku kemi një subspecializim të mirëfilltë, jo vetëm akademikët por asnjë nga anëtarët e këshillave të profesorëve apo edhe të senateve, me gjithë respektin për ta, nuk mund të matin nivelin shkencor të secilit prej anëtarëve të komunitetit të tyre, fatmirësisht apo fatkeqësisht. Për më tepër, mungesa e një kriteri të matshëm apo një impakti në botën shkencore dhe akademike ndërkombëtare ia ul prestigjin atyre akademikëve të cilët e meritojnë “kostumin akademik” dhe tinëzisht fsheh arrogancën e pse jo edhe padrejtësinë e zgjedhjes së atyre që nuk e meritojnë atë.

Por, si do të jetë e ardhmja? Për këtë u përpoqa të lexoj CV-të dhe vizionet e paraqitura nga kandidatët e vetëshpallur. Për rëndësinë dhe rolin kyç që mbartin, do të ndalem në kandidaturat për kryetar dhe zv/kryetar.

Në postin e kryetarit kandidon Prof. Skënder Gjinushi, ish ministër Arsimi, ish politikan i rangut të lartë dhe ish kryetar i një partie politike në vend. Prof. Gjinushi mund të konsiderohet si akademiku me moshën më të re. Cili ishte kontributi i tij deri në atë moment?! Ndoshta të qenit ministër Arsimi. Por çuditërisht, në nenin 10, pika c, të statutit të Akademisë citohet se “statusi i akademikut përfundon kur emërohet në funksione drejtuese në parti politike a në organe kushtetuese”. Pra, edhe pse me një mungesë afektivë në shkencë prej mbi 23 vite, Prof Gjinushi është një akademik karriere që për më tepër kërkon të drejtojë këtë Akademi. Kisha vite pa parë një CV të atillë, që as për pedagog universiteti nuk do kishte shans për t’u punësuar e jo më kryetar Akademie Shkencash.

Në postin e Zv/Kryetarit kandidon Prof. Vasil S. Tole, aktualisht kryetar në detyrë. Përveç faktit që ka qenë drejtor nuk pashë asnjë impakt më të madh se kompozitorët tanë të njohur nga i gjithë populli. Në vizionin e publikuar në website, edhe pse kishit patur fatin të drejtonit si kryetar, objektivat tuaja mbeten akoma në kuadrin e përsëritjes së nevojës së reformimit të kësaj akademie, reformim të cilin ju jeni të detyruar ta artikuloni edhe pse ndjeheshit komodë me atë monotoni të trashëguar dhe pranuar si një aksiomë matematikë. Edhe pse kaq shumë vite si anëtarë akademie, përsëri ju dhe shumë akademikë të tjerë e keni të vështirë të vetë-identifikoheni dhe të shihni nivelin aktual të përmbushjes së misionit dhe funksioneve të Akademisë.

Dukë cituar edhe një herë habinë e konkurimit me nga një kandidat për post (- duken si “qokatarë”), unë do të falënderoja Prof. Fugën që na “hapi sytë” dhe na dha mundësinë të shihnim së sa e brishtë është ajo që etiketohej “e pakapshme”, “e përjetshme” dhe “elitare”.

A na duhet vërtetë një Akademi Shkencash? Në një botë që evoluon më shpejt se sa mendja e akademikëve tanë, në një botë ku informacioni shkencor me recent nuk është më pronë e akademikëve, kjo është sfida që kandidatët do të duhet t’i përgjigjeshin. Në vizionet e tyre, unë nuk pashë asnjë “dritë në fund të tunelit”, asnjë shpresë se do të kemi një Akademi Shkencash me shkencëtarë të mirëfilltë. “I mirëfilltë” nënkupton një impakt të matshëm, një kriter të matshëm, qoftë ky impakt faktor, faktor H ose edhe një tjetër të sajuar rishtaz. Përpara çdo reforme duhet të vlerësohet kontributi i secilit prej anëtarëve. Në këtë kohë ku plagjiatura është ulur këmbëkryq në institucionet tona akademike, por jo vetëm, një veting akademik do të duhej të fillohej nga Akademia e Shkencave.

P.S. Deklaroj se nuk kam asnjë konflikt interesi, lidhje direkte apo indirekte me asnjë nga personat e përmendur me emër në këtë artikull.

Nga Prof. Gentian KALOSHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:26

Nëse fushata e 30 qershorit për zgjedhjet në 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë) duhej të shërbente për diçka, ia vlente të ishte një reflektim i menaxhimit të këtyre njësive për katër vitet 2015-2019, në ku

Postuar: 20/06/2019 - 07:25

Ngjarjet e sotme në Shqipëri, ku dhuna mbizotëron kudo në ambjentet politike shqiptare, të kujtoj

Postuar: 20/06/2019 - 07:23

Në vijim të revolucionit antidemokratik të ndër

Postuar: 20/06/2019 - 07:21

Presidenti anuloi datën e zgjedhjeve për hir të “unitetit” dhe “mbrojtjes së de

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për