BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Opinion / Editorial

Na kënaqët zoti president, na dhatë kurajo!

Na kënaqët zoti president, na dhatë kurajo!

Vitet e fundit e kemi parë Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta duke reaguar ashpër ndaj autoritarizmit, korrupsionit, arrogancës, marrëzisë të kësaj qeverisje, e cila po i lodh shqiptarët. Përpos, kemi dëgjuar kundërpërgjigjet e qeveritarëve, duke i cilësuar të padrejta akuzat, me argumentin se presidenti po mbron veten nga frika e drejtësisë. Shumëkush mund ta besojë dhe mendojë edhe këtë. Por, nëse i referohemi përplasjes së presidentit me policë të Policisë Bashkiake, ditët e fundit, çdokush do ta mbështeste, përveç servilëve të pushtetarëve, frikacakëve apo sehirxhinjve–asnjanës. Përpos, t’i themi: "Na kënaqët z. president, na dhatë kurajo". Aq më tepër tashmë që kaluan disa ditë, pasi reagimet e momentit mund të jenë edhe emocionale. Deri më tani, ne nuk jemi mësuar të shohim një president në të tilla pozicione, ndaj dhe “habitemi”. Kjo situatë shërbeu si një pasqyrë e sapoblerë, ku populli të shohë regjimin e egër që është instaluar këto vite. Prandaj edhe presidentit –garantit të parimeve kushtetuese, iu desh të shfaqet edhe në të tilla dimensione. Në fakt, këtë regjim, këto vite, e kemi parë/ndjerë në sjelljet arbitrare, deri në banditeske të eprorëve në punët tona dhe kudo ku ka influencë pushtetarësh, të cilët ta tjetërsojnë figurën, nëse nuk bëhesh lolo i tyre. Presidenti nuk ofendoi, as dhunoi. Ai luajti rolin e tij si faktor ekuilibri në vend, madje duke marrë rolin e një njeriu të thjeshtë (jo sehirxhi), bëri diçka njerëzore-ndërhyri dhe parandaloi një konflikt të mundshëm. Kjo pasi sipas ekspertëve, roli i një presidenti varet edhe nga personaliteti i tij dhe mënyra se si ai e koncepton kryerjen e rolit të tij. Në këtë kontekst, presidenti ndërhyri ndaj dhunimit të demokracisë. Shkalla e ndërhyrjes varet nga situata - këtë ia lejon edhe neni 86/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili përcakton se presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Kur cënohet dinjiteti, liria, jeta e njeriut nuk bëhet më fjalë për etikë. Por, servilët, sehirxhinjtë janë mësuar t’u japin të drejtë përfaqësuesve të pushtetit të çdo niveli edhe kur shikojnë dhe kuptojmë që ata që po reagojnë fort kanë të drejtë. Mirë presidenti shkoi sepse e lajmëroi një kryetar partie dhe bëri ndërhyrjen e duhur–mbrojti. Po kur këto sjellje të uniformave blu hasen tek qytetarët e thjeshtë, vallë kush do t’i mbrojë!? Askush! Ndaj, ndërhyrja e z. Meta, reagimi i ashpër ndaj uniforma blu që shkelin ligjin, ishte një mbrojtje për çdo qytetar, thënë ndryshe – parandalim të sjelljeve të tilla. Sjelljet jo etike, jo profesionale edhe më keq se kaq, të policëve nuk është hera e parë që po i shikojmë e dëgjojmë edhe nga mediat. Por, reagimin e presidentit e kuptojnë dhe besojnë më shumë ata që kanë hasur vetë situata aspak normale me punonjës të policisë. Duke mos dashur ta personalizoj, por për të sjellë një shembull të sjelljeve jo normale të uniformave blu, po sjell rastin e sjelljeve denigruese të disa policëve, me mua. Duke më mbajtur në sallën e mësuesve, gati dy orë, katër punonjës policie të Komisariatit nr. 1 Tiranë, ata u bënë pjesë e hakmarrjes së drejtuesve të shkollës dhe e institucioneve eprore ndaj fjalës së lirë në shtypin e shkruar dhe jo vetëm. Nëse një qytetar duhet të shoqërohet në komisariat (unë apo kushdo qoftë) ai shoqërohet qoftë edhe me forcë dhe nuk bëhet “spektakël”- ngjallje frike. Mbajtja në atë formë dhe pikërisht në vendin e punës, tregon jo vetëm mos zbatim të ligjit, por presionin mbi qytetarët, denigrimin e figurës, të integritetit tim - në këtë rast, por dhe tiraninë e kësaj qeverisje. Çudia më e madhe është se si nuk doli një njëri të reagojë ndaj kësaj sjellje të uniformave, jo për mua, por indirekt për të mbrojtur veten. Me të tjerat le të merrej drejtësia. As ndonjë nga mediat që u njoftua nga një familjar i imi nuk denjoi të vinte, gjë që tregon se ka media në shërbim të pushtetit. Nuk e trajtuan aspak seriozisht as ata që e kishin detyrë mbrojtjen, duke u lënë shteg këtyre uniformave që të vazhdonin më tej presionin, herë pas herë, që të mos e përmend më këtë rast. Sjelljet jo etike, jo profesionale të policucëve vijnë edhe për faktin se një pjesë e mirë e tyre janë punësuar si militantë partie dhe pikërisht kjo pjesë vërtiten nëpër komunitet jo me dinjitetin e uniformës, por me detyrën e partisë. Që të futet një frymë e re në polici duhet nisur me punësimet sipas meritës. Thirrja që presidenti u bëri uniformave blu të Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit për zbatim të ligjit, le të shërbejë edhe si një thirrje ndaj qytetarëve për të reaguar ndaj së keqes së kësaj qeverisje, që po na lodh. Të ndodhesh përballë këtyre situatave, të ndjesh çdo ditë në punë dhe kudo shtypjen dhe poshtërimin e këtij pushteti dhe të heshtësh (!), të bësh të mirin (!), të duruarin (!), do të thotë ose je lolo i pushtetit ose ke bërë një pakt të heshtur më të, për përfitime. Prandaj, kur shikoja z. Meta në atë përballje, një zë i brendshëm më thoshte: “Sa mirë bëtë z. President edhe unë jam aty”; “kaq fort kam reaguar edhe unë- në shtyp, por dhe përballë tyre me zë të lartë, ndaj sjelljeve gati banditeske të ish-drejtuesve të shkollës. Por, unë isha thjesht një mësuese”; “Sa e sa qytetarë janë aty me ju, sot”.