BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Opinion / Editorial

Na u bë shumë “qejfi” për “Komitetin Politik” të pandemisë!

Na u bë shumë “qejfi” për “Komitetin

Sigurisht i pari lajm dje në mëngjes që lexova me shumë kureshtje, ishte dorëheqja nga “Komiteti Teknik i Ekspertëve” të pandemisë, i një prej zërave më autoritarë dhe profesionistë si prof. Kalo. Një njeri pa akuza nga çdo krah, por dhe pa pasuri jashtë logjikës, pa para në zyra dhe shtëpi, që nuk justifikojnë pagat dhe jetën e tij në këto pagesa zyrtare në Shqipëri. Ajo që më la tepër të çuditur nuk ishte pse unë prej kohësh i them “Komitet Politik” atij që merret me koronavirusin në Shqipëri, por “shpërthimin e prof Kalos” në këtë ditë. Unë duke besuar fort se asnjë komitet nuk mund të ndërtohet nga kryeministri i Shqipërisë, që të jetë i pavarur nga ai e falënderoj pikërisht këtë komitet, që kanë qëndruar “urtë” mbasi mbyllën vendin në absurd dhe izolim policor e ushtarak për tre muajt e parë, mars, prill, maj – më vonë qëndruan pikërisht “urtë e butë” dhe e lanë Ramën të hapte vendin, e vetmja gjë sipas meje të mirë që ka bërë përgjatë gjithë pandemisë “komandanti” i Komitetit Teknik Edi Rama. Por prof. Kalo shkruante: Atdhe quhet vendi ku ke lerë, ku ke ndarë të mirat dhe të këqijat e tij me bashkëkombësit e tu… Ai duhet në përjetësi jo vetëm, kur i mjel atij të mira e tij, përmes projekteve “ojëqëiste” apo përmes bashkëpunimeve me “qeveriun” e radhës. E thashë me vete – kësaj radhe prof Kalo e paska shumë dhe me të vetët në komitetin e ashtuquajtur teknik. Por ai vazhdonte: Nëse një pjesë e juaja kanë marrë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte të majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj… Nëse veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari” - ju mëshiroj. Tani fillova të kuptoj se prof. Kalo nuk ka duruar më, me politizimin absurd të atij Komiteti demek Teknik ku bënte pjesë. E më poshtë, ai e bënte të qartë gjithçka duke shkruajtur: Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si mjek, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij… Si kurdoherë edhe kësaj here “pordhitika” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”. Prof Kalo në fakt, tregoi se kush ishte fajtorja e madhe. Për të, ishte politika. E prof. Kalo vijon ashpër kështu: “Kemi ekzistencën e njëkohshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë… Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore… turp dhe shkuar turpit”. Më qartë dhe më saktë nuk kishte se ku të shkonte më. Biles si ka mundur të durojë gjithë këtë lloj “Komiteti Ekzekutiv” i cili të turpëron për nga ana profesionale duke u ngjyer politikisht kaq keq. Por tashmë është bërë modë në Shqipëri që mjekët të marrin përsipër për të bërë politikanin dhe kjo fillon me dr Berishën dhe me të gjithë të tjerët mbas tij, djathtas dhe majtas. Një fatkeqësi e madhe për emrin e doktorit dhe profesionin e madh të mjekut. Të paktë janë ata, që tashmë lanë mjekësinë dhe u morën me politikë e janë përgjithësisht të respektuar. Kurse prof Kalo e thotë copë: Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria, do të arrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”. Po, po kësaj radhe, profesori ka folur krejt qartë si mjek, si profesionist dhe si shqiptar. Po kush ishte shkëndija që e detyroi prof Kalon të bënte këtë largim nga “Komiteti Teknik” të cilin e akuzon dhe që pastaj jep dorëheqjen përfundimisht në fund të letrës? Nuk kaloi shumë dhe vjen lajmi që drejtuesja e infektivit ose dr Najada Çomo i ishte bashkuar PS-së për t’u bërë deputete e saj në zgjedhjet e 25 prillit. E jo vetëm unë, por shumë si unë kuptuan dhe shpërthimin e prof Kalos. Një veprim i tillë ka justifikuar në “materie”, në vijë të parë, atë akuzë të bërë për nga shumë njerëz, se Komiteti Teknik ishte politik. Sigurisht prof Kalo bën fajtorë tre forcat e mëdha politike, por zonja Çomo tashmë ka bërë dhe arsyen e plotë të politizimit të këtij Komiteti në shërbim të qeverisë dhe nën urdhërat e Edi Ramës. Fjalët pastaj nëse i dëgjonte Rama ata apo ata dëgjonin Ramën, pak rëndësi kanë, kur futesh në “repartin politik” të kryeministrit të Shqipërisë, si përfaqësuese e forcës së tij politike. Po pavarësisht të patosit të Ramës për zonjën Najada Çomo për të cilën tha: Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, po qoftë dhe në anën tjetër të kësaj vije, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë sesa komandantja e vijës së zjarrit e njohur nga të gjithë të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në grupin e deputeteve dhe deputetëve... qartësia e animit politik është evident. E kuptohet, këto fjalë i kishte për dr Najadën KM-ja i Shqipërisë. Gjithsesi duke bërë dhe narrativën e tij gjithmonë të “arritur” në formë, nxori dhe përmbajtjen tashmë mediokër dhe fluturake si “pendë pate” duke thënë: “Kështu që në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i presupozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morën aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, ne duan që ne të bëhemi si ty, dhe për këtë na ndihmon prania jote, shumë faleminderit”, tha Rama. Patos i bukur dhe nuk kemi pse - mos të gëzohemi për “komitaren politike” të pandemisë. Sigurisht as drejtoreshë e infektivit, nuk do të ishte pa mendimin e mirë të PS-së në pushtet, por akoma më mirë tashmë pranimi, bën të mundur të kuptosh se “ne njerëzit duhet të besojnë” se profesionistët anti-Kovidit i bashkohen Rilindjes së Ramës dhe me 25 prill, do të kërkojnë votat nga PS-ja. Unë jam i gëzuar, ne duhet të jemi të gëzuar, pse drejtuesja e infektivit do të jetë nesër deputete. Por ajo që nuk është e vërtetë qëndron te fakti se kryeministri thotë “nuk ishte dhe se ne sot e thirrëm dhe na pranoi të jetë”. Kjo nuk është e vërtetë, ashtu sikundër nuk ka qënë kurrë e vërtetë se Komiteti i Ekspertëve kundër Kovidit, nuk ka qenë kurrë teknik, por politik. E kështu i ka pasur vetëm diktatura dhe post diktatura në Shqipëri dhe kështu i ka dhe Edi Rama. Është metodologji tashmë shumë e vjetërsuar. Absolutisht fillon mbas vitit 1945 e përdorur kudo ku kishte profesionalizëm dhe akademizëm dhe ku futesh partia për të “dhj...rë” gjithçka. Atëherë ishte një parti, sot prof Kalo thotë janë tre. Po në fund të fundit - ku është ndryshimi këtu?! Po, ka një ndryshim të qartë. Në kohë të “Komiteteve Politikë” të diktaturës njerëzit merrnin vetëm rrogën dhe privilegjet e telefonit, mbase tre dhoma e një kuzhinë dhe pushime e leje krijimtarie, kurse sot politikisht pasurohen në mënyrë të hatashme. E për këtë gjë, ose kjo gjë është kryesore që prof Kalo u largua në mënyrë demonstrative. E kjo gjë është dhe arsyeja pse komitetet janë politike.