BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Narrativat që shkakton kozmopolitizmi i Mustafa Nanos!

Narrativat që shkakton kozmopolitizmi i Mustafa Nanos!

Deklarimet e Mustafa Nanos në konferencën e organizuar në Beograd se “asgjë që i përket serbëve nuk është armiqësore për shqiptarët”, ka ngjallur reagime të ndryshme, këndej dhe andej kufirit shtetëror. Më së shumti kontestuese dhe revanshiste. Në fakt çështja mund të shihet në disa plane dhe pa asnjë paragjykim. Mustafa Nano njihet si antikonformist, si “bjerrës” i disa tabuve, që kanë të bëjnë me historinë, me mitet, me fetë. Kozmopolitizmi i tij karakteristik është qasje globalizuese, ku individi nuk ka një qendër, shihet si qytetar i botës (pa kufij statikë) dhe reciprokisht, grupet, shtetet tradicionale, duhet ta pranojnë humbjen e një pjese të identitetit, të shkrihen në mozaikun e përbashkët. Në këtë kontekst, qëndrimi i tij mund të shihet si i paqortueshëm. Dhe përpjekja civilizuese serbe, për ta gjetur referimin e çështjeve të nxehta të së kaluarës, për të hapur debat publik midis elitave të intelektualëve, akademikëve dhe jo atyre politike, që spektri i pushtetit i kondicionon me populizmin dhe qëndrime të dyzuara, kontradiktore.

Megjithë peshën emocionale që mbart, kur ju bëhet thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta mbledhin “mendjen”, ta harrojnë Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, dhe problematikat t’i trajtojnë në kuadrin e shtetit ekzistues, prapë edhe kjo është korrekte. Ka të bëjë me mosndryshimin e kufijve ekzistues, gjë e sanksionuar me konventa, me traktate; e njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht. Dhe qenia anëtar i NATO-s apo BE-së, priret nga të njëjtat terma. Vetë komisioneri Hahn, së fundmi tha se nuk do “çelen negociatat” për ato vende që kanë probleme kufijsh të pazgjidhura me fqinjët. Në këtë kontekst, Maqedonia pranoi ndryshimin e emrit dhe Shqipëria po avancon delimitimin e detit me Greqinë. Por qëndrimi i publicistit Mustafa Nano i nënshtrohet apriori narrativave, sa kohë mungon reciprociteti nga pala ftuese. Sepse na kërkohet të bëjmë hapin e parë paqëtues dhe të shprehemi Ne, “të “djegurve” dhe të “përvëluarve” nga historia. Nuk është thjesht falje gjaqesh, pajtim, hatërmbetje, më the e të thashë, por më shumë se kaq. Intelektualët janë në të drejtën e tyre të tentojnë t’i zbusin problemet midis dy vendeve, të krijojnë klimë apo frymë, por gjithsesi ato janë aty në tryezë dhe do kërkojnë dakordësinë e klasave politike, që me kushtetutë shprehin vullnetin e popujve.

Dhe Serbia, edhe pas pavarësisë nuk e njeh Kosovën - shtet, nuk fsheh ambiciet për “kantonizimin”, dhe herë pas here krijon incidente të rënda që cënojnë stabilitetin dhe mbarëvajtjen midis popujve respektiv. Madje kisha serbe është edhe më protagoniste. Mesa dimë nuk ka një qëndrim në bllok të elitës atje për të dënuar këto fenomene, këtë shovinizëm dhe separatizëm konsistent, por vetëm të disa individëve apo grupeve të caktuara në minorancë. Njësoj si në rastin me Greqinë, kur Ligji i Luftës mbetet në fuqi juridikisht dhe i mëshohet faktit se Çështja Çame nuk ekziston, sepse këta cilësohen “bashkëpunëtorë” me fashizmin në krime. Pra justifikohet gjaku i derdhur, genocidi ndaj popullsisë së pafajshme. Po ashtu edhe me Turqinë, na është kërkuar rishikimi i teksteve, t’i paraqesim si “vëllamë” dhe jo pushtues (!) Integrimi, me çmimin e mohimit të vërtetave dhe identitetit.

Prepotencës së fqinjëve, nuk mund t’i përgjigjemi me shantazh, me “luftë”, me pathose dhe ditirambe patriotike por as me vasalitet. Thyerja e tabuve është trend pozitiv, por jo deri në pikën, ku të zhvesh nga krenaria, nga dinjiteti, nga elementet e asaj që e bëjnë një etni të paasimilueshme gjatë gjithë kohërave. Nëse nuk respekton vetveten, nuk të respekton askush dhe ne nuk mund të profetizojmë se si do jenë zhvillimet e ardhshme. Brexit-i anglez mund të shndërrohet në një Brexit europian dhe të jemi edhe më të izoluar se dikur. Gjeopolitika luhet nga të mëdhenjtë, priret nga aleancat fluide, përcakton fatet e popujve, dhe kësisoj të vegjlit nuk mund të marrin flamurin e antikomformizmit, të akteve supreme, të kthehen në protagonist. As virtualisht!/ Nga Luan KURTI