BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Natyra i gëzohet koronavirusit

Natyra i gëzohet koronavirusit

Qytetet vërtetë ishin të shëmtuara nga zhurma e makinave dhe lëvizja e çrregullt e njerëzve.  Ishin pa pëllumba, drunjt nuk vëreheshin, nuk dëgjohej as rrahja e flatrave e as shushurima e gjetheve. Edhe dita gëzohet dhe i buzëqesh diellit, pemët lirshëm tash çlirojnë oksigjenin dhe qyteti  frymon oksigjenin e tyre.

Ardhja e koronavirusit në Evropë   ka ndaluar zhurmën e njerëzve nëpër rrugë, punonjësit nuk shihen teksa nxitojnë në vendet e punës, të dashuruarit tashmë janë mbyllur dhe të vdekurit vdesin në heshtje e përcillen në heshtje. Qyteti po flet në vete se vallë a është kjo e mundur mbretëria e një qetësia absolute mbi muret e shtëpive dhe  trotuarëve? Tash mund të dëgjosh këngën e zogjvë, rrugët po e freskojnë veten dhe natyra po fillon prapë të dominoj. Se njerëzit e kanë shkatërruar natyrën dhe qytetet i kanë shndërruar në imazhe biznesi të shamtuara kjo dëshmon me mungesën e prezencës  së tyre. Ata tashmë nuk po frymojnë nëpër rrugë dhe kjo është shumë e bukur. Ata e shkatërrojnë planetin për tregti dhe kujdesi i parë i tyre është vetëm të bëjnë punë për interes dhe përfitim. Nuk ka gjë më të hijshme se të shohës qytetin e zbrazët të çliruar nga shkatërruesit të cilët punojnë nga mëngjesi e deri në mbrëmje e mandej zgjedhin kohën për ta vrarë në kafene, klube të natës ose llomotitje. Pas fitimit ata kalojnë kohën te shfrenimi.

Virusi i ka mbyllur dhe strukur të gjithë pothuajse brenda në shtëpi. Virusi i ka bërë të çmendur njerëzit në Kosovë duke zënë frymën marketeve, barnatoreve dhe hapësirave të ndryshme ushqimore. Njerëzit po frikësohen mos po shndërrohen në Zombi. Fundi i fundit nuk duhet tepruar me asgjë.   Nuk është punë e këndshme me qenë i sëmurë, por ka vende në botë  ku të sëmurët nga ky virus ju ngjesin dorën  me sëmundje duke mos qarë kokën për infektimin ndaj jush. I sëmuri ka nevojë për skofi të mbështetet dikund dhe kjo është e natyrshme.

Atë që do doja ta përkufizoja këtu është aspekti banal i qytetit dhe jetës këtu. Njeriu mësohet nga kjo dhe ky virus  i kalon ditët pa vështirësi. Karahas me qytete botërore te ne njerëzit nuk e din sakt çka është shfrenimi, popullata jona është e çiltër dhe simpatike. Prishtina krahas me Tiranen e cila më nuk dëgjon as goma makinash që nuk i binden të kuqes së semaforit, qyteti jonë është pa bimësi, qytet jo piktoresk i pa shpirt, por e çlodh disi njeriun. Te ne si duket njerëzit ende nuk po i binden këtij virusi dhe jeta po vazhdon normalisht, njeriu duke e penguar frymën e natyrës duke i vë frena.

Tirana u lirua nga njerëzit, rrugët janë bosh, qyteti u zëvendësua me magjinë e natyrës, kafshëve dhe  shpezëve. Mund të vëresh edhe macen e parë teksa kalon lirshëm rrugën pa vështuar anash ndonjë makinë. Qyteti më nuk është në dorë të askujt derisa Prishtina ende menaxhohet nga njerëzit (shkatëruesit e natyrës.)

Italia si duket është më e prekur nga ky virus dhe populli jeton në izolim të plotë.I tërë shteti është mbyllur dhe situata e jashtëzakonshme me masa të rrepta shihet në çdo cep të tij. Ndeshjet e futbollit janë anuluar, disa ekipe tashmë qëndrojnë të mbyllura në karantinë.

“Mirëpo megjithëqë çdo kush është izoluar brenda shtëpive të tyre, italianët nuk heqin dorë asnjëherë nga dëshira e tyre për të parë e për t’i kënduar futbollit.Një pamje e tillë e publikuar nga Italian Futboll TV, shihet se si në disa blloqe të bashkuara të ndërtesave në qytetin e Napolit, tifozët e futbollit i këndojnë ekipit të tyre të zemrës.“Kjo është mënyra se si populli i Napolit po ballafaqohen me koronavirusin. Të gjithë rrinë në shtëpi, por këndojnë së bashku. Njerëz si ne nuk dorëzohen kurrë”,  është mbishkrimi i kësaj videoje.”, shkruan Indeksonline.

Njerëzit këtu po gjejnë ilaçe të reja kundër faktit, dhimbjes, ankthit, vuajtjes dhe sëmundjes.  Ata dhimbjen po e kuptojnë si instrument gëzimi duke ju referuar ndërgjegjes e cila nuk mund të përmbledh vuajtje dhe pakënaqësit. Ata këndojnë dhe me art mund ta tejkalosh këtë tragjedi njerëzore kënaqësi natyrore. Natyra po gëzohet sepse për disa javë është liruar nga njeriu dhe kafshët festojnë dhe jetojnë ashtu si duhet jetuar mbas ligjeve të natyrës.