BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Natyra qarkullimin e gjakut, por populli bën "rrot'qarkullimin" e elitave korruptive!

Natyra qarkullimin e gjakut, por populli bën

I është mbushur mendja Lulzim Bashës se "Amer-ika" është për t’i dhënë "rrotacionin" një njeriu që dikur ulej me të ndenjura në bulevard kundër Amer-ikës ose një dëshire ameri-kane. Mirëpo Lulzim Basha ose njeriu që ka marrë deri tani çdo lloj posti apo detyrë pa merita, por vetëm si dëshirë e "mjeshtrit" të tij Berisha, shprehjes së ambasadores së SHBA-ve mbi qarkullimin e gjakut dhe rrota-cionit politik, i ka dhënë kuptimin e "urdhërit" nga ambasada që largoni Ramën për të bërë kryeministër Bashën. Po pra besoj se dikujt i kujtohet kur zoti Arvizu përveshte mëngët te numërimi i votave dhe momentin që Lulzim Basha ?toi kundër Ramës si kryebashkiak, jo me meritë dhe numra votuesish, por me përsëritje dhe vota të çuditshme. Njeriu më i privilegjuar kot fare, i paaftë të bëhet lider i vërtetë në demokraci, njeriu më pa reputa-cion të vërtetë, por vetëm në mbështetje të çuditshme nga Berisha, sot nuk do as të garojë realisht si deputetët ashtu sikundër nuk ga-roi kurrë realisht për kryetar partie. Nuk do që të votojnë shqiptarët për shqiptarët dhe jo për kryetarët apo njerëzit e tyre në lista korruptive. Lulzim Basha nuk do të votojnë partitë (të gjitha një nga një) në mënyrë të ndershme për të dalë se sa është forca e tyre praktike në politikën shqiptare. Apo shu-mica janë shushunja në trupin e shoqërisë!

Lulzim Basha nuk do votat e emigrantëve taksapagues në Shqipëri dhe Lulzim Basha nuk do sistemin e ri të vërtetë dhe të drejtë që duan shqiptarët! Lulzim Basha nuk do demokracinë dhe ka degraduar PD-në në forcën politike me të mefshtë, me të mbushur me energji negative, më intrigante dhe më të pacipë, për sa i përket dhe brezit të ri si prurje e Bashës në parti. Lulzim Basha do gjithçka si favor dhe pa garë, sikundër u bë ministër Transporti, ku është bërë vjedhja më e madhe ose grabitja më e madhe realisht e kryer në shtetin shqiptar, si ajo e Rrugës së Kombit që ka kaluar 1.5 miliardët poth-uaj pa projekt, pa kontroll, pa përfunduar kurrë dhe e kryer në mënyrën më të keqe të mundshme. Po dhe është grabitur dhe min-erali i maleve të Mirditës, ku kaloi projekti pa projekt - i autostradës. Tani ky person thotë se Edi Rama është grabitës me PPP kur në kohën e tij është bërë megavjedhja e një rruge, e cila është faqja e zezë e inves-timeve kapitale shqiptare. Shqiptarët nuk do të bëjnë "rrotacion", por "rrot'qarkullim hajnash" ku sigurisht Lulzim Basha është më i pamerituari ndër të dy, sepse mjeshtri i PPP-ve ose Rama, sëpaku partinë e Na-nos e ka marrë me zotësi dhe e mban me "zotësinë" e forcës dhe sundimit abuziv në pushtet. Lulzim Basha sot e ka mendjen e mbushur se shqiptarët janë stërmërzitur me Edi Ramën ose mikun e tij të pakteve legjendare. E akoma nuk e ka sqaruar kush, se janë të bajatosur me një njeri, që nuk kuptohet se ku i ?llon gënjeshtra dhe ku mbaron mashtrimi. Një person (Basha pra) që marrëzinë e ?rmave për detin nën supervizionin e Berishës me Bakojanisin kujton se shqiptarët nuk e dinë. Apo nuk kuptojnë qenien e tij si ministër i Brend-shëm kur u vranë nga Kryeministria e Berishës katër protestues, të cilët person-alisht nuk po bënin asgjë. E ky nuk është rrotacion, por "rrot-degradacion politik", që sigurisht nuk e bën Zoti si qarkullimin e gjakut, por mbase mund ta bëjë populli shqiptar i mësuar me të tillë levendë dhe sigurisht të korruptuar mashtrues leg-jendarë. Në themel të mendimit ?lozo?k të tij Lulzim Basha është armiku më i madh i hapjes së listave. E për këtë janë dy arsye. E para, ka të bëjë me karakterin e tij dhe e dyta me karakterin që ka sot për fat të keq PD. Basha është armiku më i madh i aftësisë që mund të ketë një qytetar për të votuar atë "që ja merr mendja" dhe që be-son se është më i mirë. E kur justi?kohet se me këtë mënyrë do të futen "persona të dyshueshëm" sigurisht nuk mbante mend atë videon e Republikës së Rse ku i "toçi" me rrena militantët dhe shqiptarët, për të bërë pastaj me "armikun e tij Ramën" planin e kohëndarjes së pushteteve. Po dhe një pjesë e planit të atëhershëm po tentohet të plotësohet sot.  Karakteri i tij është i njeri-ut që nuk do garë, nuk ka bërë kurrë dhe gjithë jetës së tij politike nuk ka bërë qoftë një herë të vetme garë për t’u zgjedhur, apo për të përballur. E po kështu ka kthyer dhe PD-në e sotme. Në një parti ku nuk ekziston gara, ku nuk zgjidhesh dhe ku çdo gjë është një "aureolë" blu, që mashtron të fundit qëndrestarë demokratë në parti. Lulzim Basha që mbahet për djalë i edukuar, ka sot PD-në më të paedukuar (keqeduku-ar) dhe më me militantë të zhgënjyer e të shpërfytyruar nga gënjeshtrat e tij. Të mbushur me të rinj pa kurrfarë ideali dhe përgatitje teorike dhe praktike dhe pothuaj të gjithë pa merita, por pjella o katapultimi o baballarët ish-komunistë dhe spiunë që Berisha i la paketë te trashëgimtari Basha. Basha dhe Rama kanë keqedukuar jo vetëm partitë e tyre, por dhe shoqërinë shqiptare. Sot ajo në sajë të këtyre dy personave është në ikje masive dhe për faktin që nuk duron dot veten. E bukur është kur thonë disa zë hollë apo idiotë funksionalë që "ata që janë nxjerrë jashtë, duhet të mbajnë përgjeg-jësinë e humbjes në 2013-ën"! E harrojnë se një ish-ministër i Jashtëm, një ish-ministër i Brendshëm dhe një ish-ministër Transporti si Basha, është humbësi i dytë më i madh mbas Berishës në tetëvjeçarin 2005-së dhe 2013-të. Ai e ka kthyer PD-në akoma më folklorike se sa koha e Berishës, akoma më të pakup-tueshme se çfarë ideali ka dhe sidomos në një barsoletë politike, që sot nuk të bën as të vendosësh buzën në gaz. Lulzim Basha është njeriu që i ka bërë shërbimin më të madh krye arrogantit dhe abuzuesit me pushtetin e dytë më të madh në Shqipëri, në mos po abuzohet me Berishën që quhet - Edi Rama. Po në një perversitet shërbimi që kulmin e kishte me batutën idiote se - më ka çuar njerëz që të ndanin postet, Basha kryeministër dhe Rama president. Ku vetëm idiotët mund të besojnë se Rama mund të pranojë të bëhet president, kur si kryeministër është një person kaq qartë i dobët dhe pa sisteme të qarta kolone vertebrale politike si Lulzim Bash.! Kur shumëkush e di se Rama është artisti i pushteteve maksimale pa asnjë re-spekt për të gjithë pushtetet e tjera në botë dhe jo më në Shqipëri. Ai vetëm mund të frikësohet kur dikush shumë lart e kërcënon ose dhe poshtë, por që e ka rrethuar Ramën me sisteme ?nanciare - se në asnjë moment nuk ndërron mendje dhe mënyrë abuzive sundimi dhe abuzimi me popullin e tij dhe pse jo dhe partinë e tij. Po kuptohet duke mos lëkundur sundimin e Rilindjes ose qenies mitologjike (politikisht), e cila i ngjan Meduzës. Lulzim Basha ka trans?guruar PD-në pothuaj plotësisht! Nëqoftëse Rama me Rilindjen ka atakuar bazën ?lozo?ke të PS, ka lëvizur ashpër aksin drejt një të djathte të pamëshirë, Lulzim Basha ka de-formuar PD-në në një parti që nuk ka më nerv intelektual politik, nuk ka turp pse gënjehet sy në sy dhe nuk ka as projekt e as alternativë politike, përveç bolsheviz-mave të shekullit 21. Basha ka vetëm një populizëm dëshpërues që thotë: “Do ul gjithë taksat e tarifat” dhe do të "prish të gjithë koncesionet" e Ramës dhe oligarkisë mbas tij! Po pra - aq sa Rama prishi monopolet e tij dhe Berishës! Askush nuk do ta kthente kështu PD-në në një "barsoletë" politike! As Ruli, as Bode, as Topalli, as Imami, askush, e aq më pak Patozi dhe mund të "guxoj" e të them se as "amerikani" Eduart Islami, i cili e legjitimoi (Bashën) me kandidimin e tij, pikërisht partinë e themeluar prej tyre nuk do ta bënte kështu kaq pa vlera morale dhe politike. Basha është "drejtuesi" më pa bosht kurrizor dhe pa forcë të karakterit, vullnetit dhe në sundim. Duke ditur se si PS dhe PD sot, janë parti që drejtohen nga sundimtarë. Basha sigurisht nuk është Berisha që nuk pyeste (por i dëgjonte) në fund të fundit asn-jë. Nuk është as Rama që "nuk pyet asnjë", por ndikohet nga dy apo tre. Njeriu që do të bëhet kryeministër (me rrotacion) i këtij vendi, është pjesa më "vajzuke" e një mundë-sie të madhe që "babai" i madh i PD-së ose doktori, i ka dhënë pushtet të madh që nuk mund t’i ngjishet si kostum personit që nuk ka talentin e folklorikut të shkolluar apo ar-tistit folklorik post modern përballë. Basha "rrotacionin" e di si urdhër apo dhe si qëllim në vetvete të botës për Ramën. Imagjinoni se çfarë karakteri të dobët ka një njeri i tillë! Një person politik që kërkon "rrotacion" nuk ka fuqi, nuk ka aksion dhe nuk ka madhë-si numrash për të fituar. Prandaj kërkon "rrotacion". Një njeri që ulurin se "askush nuk mund të ndalë rrotacionin politik", do të thotë se "kërkon ?tore pa pjesëmarrjen e popullit”! Apo më mirë e di që me vota asgjë nuk "rrotacionohet" sepse është e qartë se sa është konsumuar Rama me pushtetin e tij abuziv, korruptiv dhe arrogant, aq është konsumuar dhe Basha me opozitarizmin e tij grotesk mashtrues dhe fajtor, për një bash-këpunim pervers me Ramën. Basha akuzon shumë njerëz që i blen apo i shet Rama dhe harron që njerëzit e dinë qartë dhe mirë se kush është dhe në mënyrë të poshtër sig-uria apo paketa mazhoritare e Ramës në politikë dhe që sigurisht e ka emrin Lulzim Basha. E mes këtyre dy njerëzve, shqiptarët e shkretë kanë dhe mundësinë e vetme për të ndryshuar për mirë! Për mirë...?! Nuk ka eufemizëm më grotesk se sa kjo - për mirë. Nuk do të kishte gjë më të mirë se sa të largohej një minutë e më parë nga pushteti "Meduza" Rilindje nga pushteti, por nuk ka dhe gjë më të keqe se të vijë Sanço Panço me Don Kishotin, që i ka ngordhur Rosinanti dhe vetë është i lodhur dhe i plakur. Jemi absolutisht në pikë të hallit!