BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Natyra tiranike e nacionalizmit neurotik serb

Natyra tiranike e nacionalizmit neurotik serb

Ngjarjet në veri të Kosovës nuk kanë lindur rishtaz,por janë vazhdimi i mentalitetit agresiv shekullor,të statquosë së sundimit  mbi të tjerët.Është i vetmi shtet në Evropë,ku në leksikun e tyre nuk gjen të shkruara,togfjalëshin paqe,liri,fqinjësi e mirë.Ky tog fjalësh asaj i ka munguar qëkur fiset barbare sllave zbritën buzë Adriatikut,në shek.VI-VII duke pushtuar trojet iliro-arbërore.Shumë toka iliro-arbënore u kolonizuan vecmas nga sllavët,ku për pasojë shkaktoj përzjerjen e popullsisë,nga ku shumë treva humbën identitetin iliro-arbënor.Para sërbëve në Iliri kanë shkelur edhe gotët,hunët,romakët,bullgarët,por sa ata asnjë popull nuk la gjurmë,sepse shkatërruan kulturën antike qytetare të perandorisë bizantine,organizimin kishtar të krishterë duke ndryshuan përbërjen etnike të popullsisë,por mbi të gjitha ngushtuan teritoret iliro-arbënore.Në viset ku sot janë sllovenët,kroatët,boshnjakët dhe sërbët,kanë qënë të populluara nga fiset arbënore,të cialat me ardhjen e sllavëve,u zhdukën dalngadalë si rezultat i genocidit të ushtruar në  këto vise.Por ajo që vlen të theksohet është se,popullsia e lashtë shqiptare(ilire) nuk u zhduk, por ruajti gjuhën,traditat, zakonet si dhe kulturën e lashtë.Vetë koha është ajo që e c'vlerëson atë komb,kur është i zhveshur nga ndjenjat e lirisë dhe i pushtuar nga absurditeti vrasës.Ata e kanë konsideruar veten e tyre, si një "perandori" e vogël në Ballkan,para se të coptoheshin pa dëshirë, sepse kujtonin se ishin të përjetshëm duke sunduar popujt e tjetrë,që nuk kishin qënë kurrë gjaku i tyre.Sërbët po silleshin si dikur romakët,të cilët kishin menduar se do ishin sundimtarë të përjetshëm,por megjithse i treguan dhe i mësuan botës shtetformimin,ata ishin një shëmbull i keq i qytetrimit të vrazhdë e mizor.Në se shquheshin në organizimin ushtarak,i vetmi argëtim i tyre ishin dyluftimet e gladiatorëve për vdekje.Këto shëmbuj ndikuan dhe u praktikuan edhe nga sërbët,të cilët u dëfryen me krimet e tyre mizore në Bosnjë,Kroaci dhe së fundi edhe në Kosovë.Por më e keqja është sepse ata e dinë shumë mirë,që Kosova nuk ka qënë kurrë sërbi,megjithatë ata vazhdojnë t'i bien fyellit në vrimën e nacionalizmit neurotik,që e ka zanafillën në përplasjet multietnike në mesjetë.Por ngjarjet më kulmore të tragjidisë së kombit tonë, janë ato pas Traktatit të Shën Stefanit,kur Turqia humbi luftën me Rusinë,për pasojë cështja shqiptare u vu plotësisht në rrezik.Aleatja e Rusisë Sërbia kërkonte të bëhej luanesha e Ballkanit,duke zgjeruar zotërimet e saj për t'u kthyer një fuqi ballkanike dhe Evropiane,megjithse nuk kishte me shumë se 900 mijë banorë.Shqiptarët nëpërmjet Lidhjes së Prizrenit,nuk e lejuan një gjë të tillë, duke e kundërshtuar me kryengritje.Por këto kryengritje që shpërthyen nga viti 1906 deri më 1912,për pavarësinë e trojeve shqiptare u shtypën egërsisht nga forcat otomane.Fillimi i luftrave ballkanike e gjeti Shqipërinë të rrënuar dhe të shkatërruar,ku trupat sërbe morën një seri pushtimesh,të cilat u shoqëruan me masakra të pashëmbullta,ku vetëm në veriun etnik u shfarosën 250 mijë shqiptarë.Ky ishte holokausti i parë para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore,që u zbatua nga Sërbia nga mesi i Tetorit të vitit 1912 dhe deri në Mars të vitit 1913.Egërsia sërbe ra  mbi popullsinë e pa mbrojtur,duke therur mijra burra të paarmatosur,gra të përdhunuara,pleq të mbytur,me qindra shtëpi të djegura dhe të rrafshuara për tokë.Ekspasioni sllav u shoqërua me shperngulje masive të popullsisë etnike,nga që perandoria e kalbur otomane nuk ndërmori asnjë masë në mbrojtje të shqiptarëve.Kështu etnia shqiptare humbi një pjesën më të madhe të teritoreve,sic ishin zona e Tivarit,Hoti e Gruda,Pazari i Ri,Sanxhaku,(Novi Pazar),Nishi si dhe rrethinat e Manastirit.pa folur për trojet e humbura në kufijtë jugorë.Kështu trojet shqiptare nga 180 mijë km katrore,mbetën në kufijtë e sotëm prej 28.mijë e 748 km katrore.Dëshmi e genocidit sërb ka qënë edhe Nënë Tereza,e cila në ato vite ishte fëmijë,por ajo përjetoj helmimin e të atit nga sërbët para syve të saj.Ndërsa antarët e tjerë të familjes së saj,për t'i shpëtuar kësaj masakre u arratisën në drejtim të Tiranës.Kjo natyrë tiranike e neurotizmit sërb,nuk u ka shpëtuar edhe të huajve, të cilët e kanë përshkruar dhe dokumentuar.Një ndër to është poeti hebre Leo Freundih,i cili flet për "Golgothën Shqiptare" tek libri i tij;"Akuza që Ulërijnë."Libri përmban protestën e Shqipërisë,për zhdukjet masive të shqiptarëve nga sërbët,por ai ishte edhe një protestë ndaj Evropës indiferene,që nuk reagoj ndaj këtyre mizorive,ku humbën dhe u zhdukën një gjysëm miljoni shqiptarë.Libri që hedh dritë mbi këto mizori të sërbëve,është gjetur në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka,me banim në SHBA.Fushata sërbe e këtyre viteve,që filloj nga viset veriore me pushtimin e Prishtinës deri në Durrës,nuk kishte karaktër pushtues por pastrim etnik, që nxiti Fuqitë e Mëdha me në krye Francën dhe Rusinë,që ndërmorën aktin më të turpshëm në historinë e Evropës,atë të mos njohjes së Shqipërisë dhe ndarjes midis mbretërivë fqinje.Trazirat që ajo po nxit në veriun e Kosovës kanë përsëri prapavijë Rusinë,nga që Sërbia eshtë po me atë mentalitet të pandryshueshën të viteve 1912-13.Por me gjithë përpjekjet që ajo po bën për të mos e njohur realitetin,për cka ka ndodhur midis saj dhe Kosovës,pretendimet e saj kanë qënë dhe do të mbeten të dështuara.Politikat djallëzore të ish.Jugosllavisë dhe ajo e Sërbisë së sotme,ka qënë dhe vazhdon të mbetet rob i miteve dhe gënjeshtrave etnocentrike sërbomadhe.Ajo nuk ka qënë kurrë viktimë e ndonjë komploti ndërkombëtar,sic ka deklaruar para disa kohësh disidentja sërbe Sonja Biserko,në Parlamentin Evropian mbi dialogun ndër-kulturor dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor.Sërbia është dhe mbetet viktimë e politikave të saj,e realitetit që vetë e ka krijuar të ngritur mbi mite dhe të pavërteta,si dhe mbi filozofinë e sundimit me cdo kusht mbi të tjerët.Kjo filozofi e ka shoqëruar atë në shekuj,duke i plazmuar ideologjinë e luftës,genocidit,c'popullimit dhe përplasjeve brënda popujve të ish.Jugosllavisë.Ajo sot ndihet e traumatizuar si rezultat i politikave nacionaliste,e cila nuk ka mundur të pranojë dhe të kapërcejë të shkuarën e saj të falsifikuar.Mohimi i tyre apo lënia në arsenalin e harresës,ka qënë një interpretim orkestruar i së shkuarës së saj.Si e tillë dhe e varur nga fronti nacionalist që sundon metalitetin serb,nuk mund ta braktisi trashëgiminë e aspiratave të tyre.Prandaj Sëbisë nuk mund t'i besohet për asnjë nismë bashkëpunimi,apo marrveshje për të ndryshuar realitetin brënda saj, në dobi të demokratizmit të shoqërisë sërbe.Ajo me qëndrimet që mban ndaj cështjeve kosovare,të diktuara edhe nga SHBA e BE për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, po mban peng edhe vetveten në rrugën e integrimit.Ajo nuk ka një pikë morale referimi për t'i besuar,sepse në krye të politikave të saj janë mbetjet "teknolgjike" Milosheviciane.Këmbëngulja e saj për të mos u larguar nga fryma e aspiratave nacionalòiste,ka ushqyer dhe vazhdon të nxisë një klimë armiqësore në BP.Po në linjën e mbetjeve Milosheviciane që militojnë sot në institucionet e vëndit,janë edhe kisha ortodokse,akademia e shkencave dhe arteve që fabrikojnë mite dhe gënjeshtra.Këto institucione nuk kanë ndërmarrë asnjë misjon apo veprimtari,për të goditur filozofinë nacionaliste,por në vend të saj ato godasin zërat e brëndshëm,që janë për ndryshime rrënjësore në rrugën e demokratizimit,si dhe atë të rishkruarjes së historisë,që eshtë modeluar dhe ngritur mbi mite dhe gënjeshtra.Por cfarë do që të bëjë Sërbia me strategjinë e pandryshuar të së shkuarës tiranike,rruga për integrimin në institucionet evropiane,do të kalojë mbi njohen e padiskutueshme të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.