BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ndërtimi i një pushteti familjar e ka kthyer shtetin në klub farefisnor

Ndërtimi i një pushteti familjar e ka kthyer shtetin në klub

Ne, shqiptarët, për një gjë jemi në një mendje: kemi sjellë në pushtet me votën tonë një me nder klasë politike, e cila krenohet vetëm se ka arritur gjatë këtyre 26 vjetëve të ndërtojë një shtet që më shumë i ngjan një klubi familjar, farefisnor dhe shokësh e miqsh. Dhe ky klub familjar ua ka bllokuar të gjitha dyert shqiptarëve, aq sa tashmë të gjithë klithin: “të largohemi nga ky vend, që të paktën të arrijmë të shpëtojmë jetën e fëmijëve tanë”. Këtë konkluzion tashmë e artikulojnë edhe shumë prej intelektualëve të mbetur në Shqipëri. Ndodh kësisoj sepse të gjithëve u ka humbur edhe ajo shpresë e paktë që ende rrëzëllente te shumë shqiptarë në verën e vitit 2013 deri pak ditë para zgjedhjeve.

Se tashmë na drejtojnë një grup kumarxhinjsh që dinë të qëndrojnë vetëm në klubin e tyre familjar e dinë gjithë shqiptarët. Këtë tashmë e kanë kuptuar në një masë të madhe edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilëve ua ka zënë rrota bishtin e nuk po dinë si të sillen e të mund t’u japin dum punëve me këta kumarxhinj të klubit të familjes, që fatkeqësisht drejtojnë këtë vend në breg të Adriatikut. Aq sa edhe ne shqiptarët po e shohim se vërtet ua ka zënë rrota bishtin sa kanë nisur të mos flasin, t’ua hanë drekat kumarxhinjve, ndoshta edhe t’ua nxjerrin gjuhën kur njëra palë e kumarxhinjve u ankohen për palën tjetër të kumarxhinjve që duan pushtet.

 Kumarxhinjtë në Shqipëri nuk mund të qëndrojnë larg pushtetit për shumë kohë. Ç’nuk u pjell mendja vetëm për pak pushtet!? Për pak qeveri pavarësisht emrit që mund t’i vihet. Bile as populli të mos pyetet. Sepse populli e ka zgjedhur qeverinë dhe ajo nuk mund të luajë me popullin. Kur të vijë sërish koha, sërish ai do ta zgjedhë. Edhe pse kjo farë klase politike ia ka marrë dorën që përmes kryetarëve të saj të arrijë të miratojë kë do ajo deputetë, ndërsa popullit i ka mbetur vetëm të hedhë votën. Ndaj është pak e çuditshme pse kjo klasë politike hungëron se do zgjedhje të lira e të ndershme. Për çfarë ndershmërie mund të bëhet fjalë, kur populli voton ato kandidatë që i sjellin kryetarët e partive. Ndaj shpikja për ngritjen e një qeverie teknike për të organizuar vetëm zgjedhjet është qesharake. Thjesht sepse nuk mund të luhet kësisoj me popullin. Paçka se deri tani kjo klasë politike ka “nxjerrë kunj” me popullin si dhe kur i ka dashur qejfi.

Është një realitet i dhimbshëm për Shqipërinë kur qindra shqiptarë shesin atë pak pasuri që kanë për të siguruar paratë e udhëtimit drejt azilit, me shpresën se kështu mund të shpëtojnë nga ky farë pushteti fisnor që ka mbirë në këtë Shqipërinë tonë e që çdo ditë vetëm sa na rëndon mbi kurriz më tepër duke na mbyllur çdo rrugë e rreze drite e shprese.

 Ky farë shteti, i kthyer në mënyrën më idioteske të mundshme në një klub fisnor, po i detyron shqiptarët të pranojnë se azili është e vetmja zgjidhje për ta si pasojë e dështimit të plotë të kësaj klase politike që është përgjegjësja kryesore e eksodit biblik që kanë ndërmarrë shqiptarët gjithë këto vite. Njëherësh në këtë farë shteti po humbet edhe klasa e mesme, pasi ajo ka marshuar me ritme të shpejta drejt varfërisë. Kësisoj në këtë farë shteti që kjo klasa jonë politike e ka ngritur dhe po e zgjeron varfërinë, ndërsa gjithë pasurinë po ia lë një grushti oligarkësh e përfaqësuesish të një familjeje që ka zënë kryet e vendit. Është kjo klikë nepotiko – familjare që ka zgjeruar deri në infinit nivelin e korrupsionit sa që po lë të çuditur gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. Sepse ky farë pushteti familjar gjithë administratën shtetërore ia ka lënë në duar vetëm familjes. Kjo shihet edhe në faktin se konkurset e testet kryhen vetëm sa për të larë gojën, ndërsa vendet drejtuese janë plotësisht në duart e grupit gjysmëanalfabet të familjes, grup që është furnizuar në tregun e lirë me 2 – 3 diploma të shkollës së lartë, por që nuk di as tabelën e shumëzimit si duhet, sepse ende nuk ka mbaruar arsimin e mesëm. Në këtë gjendje qesharake janë katandisur të gjitha nivelet e pushtetit shqiptar.

Instalimi i pushtetit nepotiko – familjar, tashmë është i përfunduar. Ndaj pas zgjedhjeve pavarësisht se kush do të fitojë një gjë dihet me siguri: do të instalohet ashtu si deri tani pushteti nepotiko – familjar. Do të jetë ai mbrojtësi i sërës tërësisht të korruptuar të klubit farefisnor. Ndërsa ne shqiptarët që ende kemi mbetur në këtë vend të nëpërkëmbur nga një grup familjar oligarkik, do të mbetemi duke belbëzuar: kemi parlamentin më të dobët në gjithë historinë e këtij farë shteti. Sepse shpejt kemi harruar se kështu kemi belbëzuar sa herë pas zgjedhjeve, po asnjëherë nuk kemi gjetur rrugën e daljes nga kjo lloj maskarade zgjedhore.

 Ne shqiptarët e dimë se ç’kemi në magjen e shtëpisë. Po nga dita në ditë e kemi gjithnjë e më të qartë se me këtë pushtet familjar – oligarkik, vetëm ditë më të këqija do të na vijnë. Është bash kjo arsyeja që të gjithë në qendër të vëmendjes kemi mundësinë se si mund të largohemi larg kësaj Shqipërie që është kthyer në një klub fisnor. Pushteti familjar çuditërisht po mbrohet nga të gjithë, bile edhe nga të varfrit e pafund e të braktisur nga të gjithë, që u servilosen palo politikanëve. Një zakon alla shqiptar i servilosjes ndaj të fortëve e lloj-lloj politikanëve që kanë diçka në dorë. Ndoshta është zakoni më i keq i shqiptarëve, gjë që i ka bërë ata së fundmi të jenë më të varfrit e Evropës dhe ndër të parët që kërkojnë të largohen nga trojet e tyre, bile po ua kalojnë edhe sirianëve të zhytur në luftën civile prej vitesh.

Ne shqiptarëve sikur na pëlqen të marrim si model të keqen, kriminelin e hajdutin. Aq sa në këtë demokraci që kemi ndërtuar, një drejtor që nuk di të mbushë xhepat e tij duke vjedhur, shkarkohet menjëherë nga shefat e tij vetëm pse nuk di të mbushë si duhet xhepat. Qesharake, apo jo, po këtë detaj të jetës shqiptare e dimë të gjithë ne shqiptarët. Dhe çuditërisht vetëm qeshim me budallallëkun tonë. Aq sa edhe ku shkojmë në kutinë e votimit ne zgjedhim mes të këqijave, të keqen më të vogël dhe asnjëherë nuk kemi kërkuar të zgjedhim më të mirën, po të keqen më të vogël. Ndoshta edhe pse prej vitesh kemi harruar si është më e mira. Sepse jemi nën diktatin e klubit farefisnor, të cilit I jemi nënshtruar të gjithë.

Në këto kushte, vështirë t’u besojmë përbetimeve që lukunia e partive politike na bën këto ditë në prag të zgjedhjeve. Edhe pse ne e dimë se ndryshimet vështirë se do të duken, përderisa kemi të instaluar pushtetin e familjes që i ka kthyer të gjitha institucionet në klube farefisnore, që i shërbejnë vetëm familjes. Një treg që nuk i lë shqiptarët të marrin frymë në tokën e vet, duke u lënë vetëm një rrugë zgjidhje: largimin në emigracion. Emigracioni është kthyer në kryefjalë për gjithë shqiptarët. Ndërsa Shqipërisë po i mbetet vetëm klubit fisnor.

Se tashmë na drejtojnë një grup kumarxhinjsh që dinë të qëndrojnë vetëm në klubin e tyre familjar e dinë gjithë shqiptarët. Këtë tashmë e kanë kuptuar në një masë të madhe edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilëve ua ka zënë rrota bishtin e nuk po dinë si të sillen e të mund t’u japin dum punëve me këta kumarxhinj të klubit të familjes, që fatkeqësisht drejtojnë këtë vend në breg të Adriatikut. Aq sa edhe ne shqiptarët po e shohim se vërtet ua ka zënë rrota bishtin sa kanë nisur të mos flasin, t’ua hanë drekat kumarxhinjve, ndoshta edhe t’ua nxjerrin gjuhën kur njëra palë e kumarxhinjve u ankohen për palën tjetër të kumarxhinjve që duan pushtet.

Nga Riza Hoxha