Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndal dhunës nga cilido!

Postuar: 20/03/2019 - 07:13

Një video e djalit 21 vjeçar, krejtësisht paqësor dhe pa asnjë shenjë dhune, të një ish deputeti të Partisë Demokratike, që keqtrajtohet nga një polic i yni i veshur civil në protestën e opozitës më 16 mars tregon sheshit tejkalimet e shpeshta të përdorimit të forcës nga policia shqiptare. Polici civil ia ngjesh djalit me grusht sa i nxjerr gjak në dhëmbë, duke provuar t’ia marrë celularin, për “krimin” e vetëm që kishte guxuar të filmonte me celularin e tij të rinj të tjerë që po bllokoheshin dhe futeshin me përdhunë nëpër makinat e policisë. Zoti ministër i Brendshëm. Nuk mund të kemi një polici me dy standarde! Mos e lejoni këtë. Nuk mundet nga njëra anë, të largohet drejtori i policisë së Tiranës një jave më parë, për tejkalim të përdorimit të forcës në rastin e ndërhyrjes së policisë së kryeqytetit për të nxjerrë nga shtëpitë dy familje, pas vendimit të përmbarimit për t’ia dhënë shtëpinë ish-pronarit. Dhe nga ana tjetër, të rinj të pafajshëm të mbahen në dhomat e paraburgimit, të kapur nga policë me fytyrë të maskuar apo civilë, vetëm pse morën pjesë në protestën e opozitës. Në mjediset e komisariateve ata edhe mund të jenë keqtrajtuar fizikisht. Njëlloj si djali i ish-deputetit i goditur me grusht. Djali i ish-deputetit opozitar shpëtoi nga shoqërimi në komisariat, vetëm ngaqë ky i fundit ua shkëputi nga duart policëve të birin e tij. Po ata qytetarë të thjeshtë që nuk mundën dot të mbronin djemtë e tyre, ku ta shohin fytyrën njerëzore të policisë sonë, që ju zoti ministër po kërkoni me kaq ngulm ta vendosni tek uniformat blu? Do të ishte në nderin tuaj dhe të strukturës që drejtoni, që menjëherë të hapet një hetim nga strukturat e posaçme që ministria jonë e Brendshme i ka, për të vlerësuar sjelljen e atyre policëve. Për të zmbrapsur me forcë çdokënd nga uniformat blu që mendon se instiktet e tij shtazarake mund t’i verë në përdorim mbi qytetarë. Mbi të rinj që pa asnjë shkak të qartë për rrezikshmëri shoqërore nga ana e tyre, rrëmbehen e rrasen brenda në dhomat e paraburgimit, si kriminelë apo keqbërës të rëndomtë të kapur në flagrancë. Ndoshta edhe duke ushtruar dhunë mbi ta. Në të njëjtën kohë, ia vlen që si qytetarë të distancohemi edhe nga sprova e dhunës së telekomanduar që opozita jonë provoi të ushtronte më 16 mars. Duke organizuar grupe me kapuç xhupi në kokë, edhe pse nën një diell të nxehtë marsi, dhe me kapele, për të mos u dalluar nga kamerat e policisë. Që sapo drejtuesit e opozitës largoheshin, provonin të provokonin forcat e rendit. Nuk ranë nga qielli gurët dhe sendet e forta rrethanore që plagosën disa nga efektivët e policisë në protestën e 16 marsit. Këto shfaqje dhune duhet të dënohen me forcë nga secili prej nesh. Ndryshe dhuna mund të përshkallëzohet dhe të na kthejë të gjithëve në viktima në vendin tonë. Jo vetëm të dalin ndërkombëtarët në deklarata për të kërkuar të mos ketë më dhunë në protesta. Qëndrimi ynë si spektatorë të përgjumur u jep zemër atyre nga rradhët e opozitës që kanë marrë udhëzime të provokojnë dhunë. Do të kemi një pranverë të gjatë protestash dhe dhuna që ngre kokë sa në një protestë në tjetrën, mund të ndizet edhe më keq. Ishim me fat që më 16 mars pati më pak dhunë e shkatërrime nga sa ndodhi një muaj më parë. Urojmë që kjo trajektore dhune dhe shkatërrimi të ulet edhe më. Mirëpo opozita jonë jashtë Kuvendit, e zhgënjyer dhe gati e dëshpëruar nga mungesa e perspektivës së veprimit të sotëm politik të saj, mund të mbyllë njërin sy e ndoshta edhe të dy për ata prej rradhëve të saj që e kërkojnë sherrin. Mund të mos provojë t’i kontrollojë e aq më pak t’i ndalojë. Ose në të kundërt, mund të provojë edhe t’i frymëzojë. Duke i telekomanduar me telefonata nga larg. Kjo do të godiste edhe më fort, me akte dhune dhe shkatërrimi, këtë shoqërinë dhe ekonominë tonë që ngeli e ngeli peng e lojës së ashpër politike. Që tani dëmi nga pasiguria dhe klima e protestave të dhunshme llogaritet në 70-80 milionë euro vetëm nga prenotimet më pak (rreth 30 përqind më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar) e turistëve të huaj për në plazhet dhe hotelet tona buzë detit. Kjo faturë është e destinuar të rritet edhe më, ngaqë si qytetarë e kemi mision të pamundur të protestojmë edhe ne që as policia, as edhe opozita të mos ushtrojnë dhunë. Boll më ky vend ka parë vetëm shkatërrime dhe zi nga betejat politike për pushtet. Po kush nga ne si qytetarë është gati të dalë në rrugë dhe ta bërtasë me të madhe këtë të vërtetë?  

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 22:58

Sistemi bankar në Shqipëri është në ditën e vet më të zezë, duke u kthyer në institucion jokredibël dhe aspak transparent për publikun shqiptar dhe grupet e interesit.  Kjo bankë sot drejtoet nga një guvernator m

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri

Postuar: 18/07/2019 - 07:11

Lajmin se Monika Kryemadhi, ka një pallat në “Unazën e re” e kumtoi Presidenti Meta n

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhe

Postuar: 17/07/2019 - 07:10

(Nuk di, pse mu kujtua kjo thënie e Shvejkut nga Bugjeovica)