BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Ndal! Zonë Ushtarake!”... edhe për ushtarakët...!

“Ndal! Zonë Ushtarake!”... edhe për ushtarakët...!

Që të ndalohet hyrja në një “Zonë ushtarake” e të huajve apo edhe e ushtarakëve që nuk janë punonjës të kësaj zone, kjo është normale dhe nuk përbën shkelje të rregullave ushtarake. Por që të vendosësh një tabelë të tillë për vetë “të zotët e shtëpisë” apo për ata që janë “punonjës” të kësaj zone, kjo është edhe më shumë se absurde. Kjo ndodh vetëm në kohët e sotme nga titullarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Fjala është për ndalimin që u është bërë ushtarakëve në rezervë për të pushuar në Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve, duke u vendosur atyre tabelën: “Ndal! Zonë ushtarake!”. U është vendosur atyre që janë pjesëtarë të kësaj zone dhe u është lejuar hyrja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me këtë zonë, por janë punonjës të “zonave” të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me ushtrinë, por që janë miq e shokë të krerëve të “Zonës ushtarake” apo të Ministrisë së Mbrojtjes. Shumë dekada përpara, është ngritur Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës apo siç quhet ndryshe qysh nga koha e rusëve të parë, Kavalishenca. Siç ishin edhe kampet e punëtorëve, pavarësisht sesa atyre u vinte radha që të pushonin në këto shtëpi pushimi. Të “persekutuar” dje në gryka e lartësi cep më cep të Shqipërisë, ushtarakët që sot janë në rezervë apo të futur qindra metra thellë nën tokë siç ishin minatorët, ka qenë mëse normale që t’u krijoheshin atyre këto mundësi për të pushuar dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë në katër apo pesë vjet. Janë këto shtresa ndër më të “sfiliturat” nga vështirësitë që kanë hequr në sistemin e kaluar dhe janë po këto shtresa që po “sfiliten” edhe sot në moshë të thyer e me nga një “torbë” me ilaçe. Me një pension qesharak që nuk mjafton as për mbijetesë, ushtarakët në rezervë, nuk e kanë as mundësinë të shkojnë të marrin pak rreze dielli, pak jod apo pak freski pranë liqenit. Ushtarakët në rezervë, nuk e kanë mundësinë që të shkojnë e të pushojnë në hotele private apo tek ata që e kanë privatizuar çdo centimetër të bregdetit e të blejnë një gjysmë litri ujë 300 lekë të reja. Atyre u është krijuar mundësia e vetme që të shkojnë të pushojnë dhjetë ditë në Kavalishencën e Durrësit, atje pranë Përroit të Agait që sjell ujëra të zeza! Ata e bëjnë këtë sakrificë sepse në fund të fundit një herë në disa vjet, duke kursyer pak nga pensioni i tyre, duke marrë edhe disa lekë borxh e bashkë me atë kompensim që bën dikasteri, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes, mund të relaksohen dhjetë ditë. Por, nuk është e thënë. Nuk të lënë “larot” të hanë “balot”! Po t’i referohemi statistikave, si për çdo vit tjetër,e dhe këtë vit, atyre ushtarakëve në rezervë që ju krijua mundësia të pushojnë në këto shtëpi pushimi janë një shifër fare e papërfillshme sa për të krijuar idenë që kjo Shtëpi Pushimi është edhe për ushtarakët në rezervë! Në Shoqatat e Ushtarakëve në Rezervë në Tiranë përfshi edhe ato të qarqeve militojnë disa mijëra anëtarë. Po sa prej tyre kanë marrë një lejë për të pushur në Shtëpitë e Pushimit? Në Tiranë, nga disa qindra anëtarë, gjatë muajve të verës nuk kanë shkuar më shumë se dhjetë apo 15 vetë. Ushtarakët në rezervë që banojnë në qarqe të ndryshme as që e njohin fare se ku bie ky “fshat”! Ky është trajtimi që u bëhet ushtarakëve në rezervë që kanë punuar për dekada të tëra në ushtri dhe sot shkojnë e luten në Ministrinë e Mbrojtjes tek ata që erdhën nga “dhitë e u bënë zabitë” qysh nga dhjetë-ditshi i fundit i shekullit të kaluar. Jo vetëm që në Ministrinë e Mbrojtjes të “rrahin”, por edhe nuk të lejojnë të “qash”! “Po juve, i thonë krerëve të këtyre shoqatave, nuk keni punë tjetër me çfarë të merreni, por vetëm me kërkesat për në Shtëpitë e Pushimit? Vazhdo të kërkosh po të duash! Po kush shkon në Shtëpitë e Pushimit? Atje shkojnë shokët e miqtë e atyre që kanë në dorë në Ministrinë e Mbrojtjes të cilët u bëjnë favore kolegëve dhe miqve të tyre në dikasteret e tjera.. Kushdo shkon në këto shtëpi pushimi, përjashtuar ushtarakët në rezervë dhe një numër i vogël nga ushtarakët aktivë. Kushdo e di këtë që në çdo dhjetë-ditsh në të ashtuquajturën Kavalishencë në çdo 200 pushues janë apo nuk janë tre apo katër ushtarakë në rezervë. Siç e thamë më lart, pushuesi paguan vetëm një përqindje të shpenzimeve gjatë dhjetë ditëve të pushimit kurse pjesën tjetër, e paguan dikasteri përkatës që në këtë rast është Ministria e Mbrojtjes. Pyetja është e thjeshtë. Ku i gjen paratë kjo ministri për të kompensuar shpenzimet për një pushues që nuk është ushtarak? Ushtarakët në rezervë nuk kërkojnë “salltanete”, ata kërkojnë t’u krijohet kjo mundësi që është fare e papërfillshme dhe që janë të gjitha mundësitë ashtu në atë gjendje që këto shtëpi pushimi janë. Në të gjitha vendet e tjera ushtarakëve në lirim u janë krijuar me ligj kushtet favorizuese edhe për problemet shëndetësore, edhe për ato të kalimit të kohës së lirë, edhe për argëtimin e fëmijëve, edhe për pushimin e tyre. Nuk do të shkoj larg në vendet e Europës si në Itali, Francë, Turqi, etj., ku anëtarë të NATO-s jemi edhe ne, por do të ndalem shumë afër kufijve tanë si në Maqedoni, Bullgari, etj., që nuk kanë diferencë të madhe ekonomike me ne. Kështu p.sh., mund të marrim Bullgarinë, Shoqata e Ushtarakëve në Rezervë, në qendër të Sofjes, ka një ndërtesë të madhe pesëkatëshe e cila përmbledh në brendësi të saj edhe shërbimet lehtësuese për shëndetësinë me të gjitha specialitetet, edhe detyrimet e saj për pushimin e tyre e për gjithçka tjetër për punë e argëtim. Në Maqedoni, është ngritur një pikë turistike posaçërisht për ushtarakët në rezervë me çmime shumë të favorshme dhe shumë lehtësira të tjera për pushimin e tyre brenda apo jashtë vendit. Vitin e kaluar erdhën një përfaqësi e CIOR-it nga Italia dhe midis të tjerave, kur u njohën me kushtet e ushtarakëve tanë në rezervë na thanë “Ç’t’u bëjmë më shumë ne përveçse t’u krijojmë mundësitë që të vini sa të doni e të pushoni me vetëm 40 euro dita për person me fjetje dhe ushqim bashkë, kaq sa e kemi edhe për ushtarakët tanë në rezervë.” Por ne, tek i dëgjonim mendonim “Mirë e keni ju të dashur kolegë, por këto çmime janë lehtësuese për juve që e keni pensionin pesë e gjashtë herë më shumë nga ne, kurse ne, po të vijmë atje për dhjetë ditë, duhet të marrim pensionin e tërë vitit që të pushojmë dhjetë ditë!” Shumë ushtarakë aktivë shkojnë në vende të ndryshme ku zhvillohen luftime si në Afganistan, Irak, etj.. Për këtë mburren pushtetarët tanë, por kur është fjala që t’u krijojnë atyre mundësinë për argëtimin e tyre mbasi kthehen, e vetmja “mundësi” që u krijohet është të ulen në stolat prej betoni dhe të ëndërrojnë luftimet e betejat ku kanë shërbyer si paqeruajtës. Ushtarakët që shërbejnë si paqeruajtës në vendet ku zhvillohen luftime, shtetarëve tanë u shërbejnë vetëm për t’u mburrur në sytë e ndërkombëtarëve, por kur është puna për të kontribuar për ta, nga ky “vesh” nuk dëgjojnë. Nuk është ky indiferentizëm dhe mungesë fondesh vetëm për komandot që shërbejnë jashtë vendit, por për të gjithë ushtarakët në përgjithësi të cilët në heshtje e pranojnë që ushtrinë e kanë vetëm për ndonjë rast emergjence, nga përmbytjet apo zjarret dhe mirë bëjnë, kurse për gjithçka tjetër për shtetarët, ushtria është inekzistente! Por e keqja nuk ka fund. N.q.s në Shtëpinë e Pushimit apo Kavalishencën në Durrës tek-tuk duket ndonjë “siluetë” ushtaraku në rezervë, në atë të Jalës, për çdo ushtarak, aktiv apo në rezervë, është “mollë e ndalueme”! Shtëpia e Ushtarakëve në Jalë vetëm emrin ka të tillë kurse në fakt, ajo është e destinuar për bosët dhe VIP-at, për “borgjezinë e re” që “majmet edhe me të drejtat e ushtarakëve në rezervë. Ushtarakët në rezervë, janë e vetmja shtresë që sytë i mban vetëm nga shteti i vet që i kanë shërbyer një jetë të tërë e përsëri janë të gatshëm të shërbejnë. Këta nuk janë as pronarë e as biznesmenë, por mbahen me një pension që nuk i mjafton as për ilaçet e muajit! Një Shtëpi Pushimi për ushtarakët është edhe në qytetin e Pogradecit, por ajo vetëm emrin ka të tillë dhe aty, “pushon” dimër behar vetëm një roje objekti. Ka disa dekada që ajo qëndron një objekt i thurur me tela dhe tabela “Ndal! Zonë Ushtarake!” nuk lejon të futen as ushtarakë, as civilë e askush tjetër. Deri më sot, ajo mbetet enigmë dhe dihet vetëm ajo që dikush nga lart, ka ndonjë plan në kokën e tij, por se cili është ai dhe çfarë plani ka në kokë, kjo nuk dihet, siç nuk dihen edhe shumë “sekrete” të tjera ushtarake! Shumë herë është ngritur ky problem. Por askush nuk e vë ujin në zjarr. Gjithçka thuhet, bie në vesh të shurdhër. Siç duket, duhet ndonjë “grusht” i fuqishëm t’i bjerë mu në zemër këtij “mali” shtet që nuk bëzan kur është fjala për t’u krijuar ndonjë mundësi ushtarakëve në rezervë të paktën me këto mundësi që janë sepse për të tjerat, siç janë ato të shërbimeve shëndetësore qysh kur në krye të dikasterit të Mbrojtjes ishte një aktor, ua hoqi të drejtën ushtarakëve për lehtësira në Spitalin e Traumës, sepse fondet për këtë qëllim, i përdori për të ngritur shtatë shkolla në Afganistan!

Nga Pandeli BARDHI