BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Ndalimi hyrjes në shtetet demokratike si bazë për drejtësitë korruptive të vendeve hibridemokratike!

Ndalimi hyrjes në shtetet demokratike si bazë për

Ajo që SHBA-të po përdorin sidomos në atë që i intereson dhe Ballkanit, ne dhe BE-së, është një nga zgjidhjet më të leverdishme për të “shtruar” dhe mundësisht ndaluar “korruptuesit dhe të korruptuarit” e mëdhenj ballkanikë. Evazorët dhe trafikantët e mëdhenj! Krimin e organizuar që tashmë në vendet shumë të avancuara në integrim, por për fat të keq, me drejtësi të dobët, ka hyrë në politikë, drejton politikën dhe është politika vetë! Ka ndodhur që korrupsioni ka sjellë në shtete hibrida si ne, Serbia, Mali Zi, Kosova dhe Maqedonia, të krijohen dhe klasat e pasura të politikës lidhur keqas me financat dhe biznesin! Në Ballkan, tashmë mund të thuhet se është instaluar plutokracia! Një imitim i keq në kohë tranzicioni në demokraci, që do të kthejë funksionin e shtetit ligjor me anën e sundimit të politikës dhe financës të bashkuar nga korrupsioni në drejtim të shtetit! Politika e shteteve hibride në demokraci, është pjellë e korrupsionit dhe më vonë gjeneruese ose nënë e tij! Në këto vende, nuk ka mundësi për reforma dhe deri në sistem ligjor të pavarur nga politika dhe paraja apo biznesi që është më shumë se gjysma informal dhe evazor klientelist i pushtetit politik dhe ky nga ana e tij, klient i pushtetit të financës së ndytë! Ku është kalbur fare sistemi drejtësisë dhe ku qelizat e ekonomisë janë kancerogjene të qarta në biznes. E si mund të punosh me të tilla pushtete! As foto nuk mund të bësh me të tillë drejtues shtetesh dhe ekonomish të trafikut dhe pisllëkut ekonomik pa fre! Po ja që një shumicë kështu, janë dhe ky joni është ekzemplar në këtë fushë! E kur them shtet, nuk kam ndërmend vetëm qeverinë dhe partinë që qeveris, por të gjithë klasën e sëmurë politike shqiptare, që ka po e njëjta pothuaj, tre dekada! Sigurisht mazhoranca tashmë është në fokus, por qeliza e shoqërisë sonë në hibriden politike mes diktaturës dhe demokracisë dhe për vetë veçoritë historike që kemi, janë jashtëzakonisht të sëmura! SHBA-të kanë gjetur mënyrën për të ushtruar presion mbi të tillë marrëzi politike dhe korruptive në absurd në Shqipëri! Ato shpallin persona të padëshiruar në territorin e tyre! Akuzat janë për korrupsion, trafiqe dhe rrezik për demokracinë dhe SHBA-të! Sigurisht një e korruptuar mund të bëhet partner i fuqive të tjera kundërshtare me SHBA-të! Shpallën në Shqipëri disa të padëshiruar në tokën e bekuar dhe po të mos ushtronin presion as nga kandidimet politike nuk do të kishin hequr dorë kapadainjtë në Shqipëri, të pasur të gjithë deri në ekstrem! I fundit deri tani, por që do të pasohet nga të tjerë është Berisha! Biles ai kërkon dhe “arsye” se pse është i korruptuar me fakte nga SHBA-të! Vrasjet brenda një sekonde të 26 njerëzve ose në bulevard ose të tjera e të tjera, për të nuk ekzistojnë! Por këtë listë prej katër vetash “vip” dhe familjeve të tyre State Department shumë shpejt do ta pasojnë me një duzinë të tjerë, tepër të rrezikshëm për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare. Do të ketë emra interesantë dhe ka dhe të tjerë në listë, sepse akoma në Shqipëri bëjnë të fortë dhe marrin tendera, biznese dhe ulin qeverinë në gjunjë individë që nuk i qas në derë Amerika, por që nga trimëritë që tregojnë një popull të urtë dhe të trembur deri diku – po tentojnë denigrimin dhe sfidën për SHBA-të! Tashmë në lojë do të hyjë mekanizma tepër të fortë të përballjes me të tillë të “ fortësh” që ka me bollëk Shqipëria. Gjysma janë mitomanë dhe frikacakë, por ja që mbetet gjysma tjetër që bën si e fortë si me shtetin shqiptar që është i korruptueshëm dhe me shtetin më të madh të botës demokratike! Kjo është e patolerueshme! Një ndalim i tillë hyrje në shtetet demokratike i ka pëlqyer dhe një pjese të BE-së dhe individë atje po e marrin seriozisht këtë formë disi të “ashpër” që ndjek SHBA-ja! Por askush deri tani nuk e ka sharë si metodë dhe pse fjalë për deklasifikimin ashtu menjëherë nga “person grata, në non grata” konsiderohet jo e mirë demokratikisht! Por si arsye ekonomike dhe politike, ka rënë si konceptim në thyerje të ligjit pikërisht ky veprim! Të lejosh trafikantin dhe kriminelin që të jetë i barabartë në lëvizje me njerëzit normalë, tregon se tashmë i ke kthyer në gati trafikantë dhe të ndershmit si barazi liri udhëtimi! Me një fjalë, sikur po iu pëlqen, por BE-ja ka gjithmonë fjalime dhe veprime të shumta boshe, deri sa kalojnë në ato plote dhe plot arsye në veprim! Mirëpo deri tani si SHBA dhe BE kanë marrë në gjirin e tyre gjithfarë trafikantësh dhe maskarenjsh që kanë vazhduar krimin dhe atje ku kanë shkuar, sepse në vendin e tyre drejtësia nuk i ka ndëshkuar! Ky është një turp i madh. E çfarë rëndësie ka për demokracitë që me drejtësi dhe prova, t’iu ndalojnë hyrjen trafikantëve dhe të korruptuarve që drejtësia shqiptare akoma nuk iu bën asgjë! Po po asgjë! Ne, Shqipëria, si vend “hibrid-demokratik nuk kemi asnjë të akuzuar të shkëlqyer të drejtësisë” dhe pse politika në Shqipëri ka bërë namin në faje dhe në marrëzi të tjera. Ky veprim duhet të kthehet ligjor, që automatikisht të tillë individë, duhet të penalizohen pa prova të mëdha edhe në Shqipëri mjafton që të futen kur janë shpallur të tillë në një segment drejtësia në verifikim të figurës së tyre në mënyrë të imët! Kjo do të ishte e domosdoshme dhe sigurisht efektive. Kjo akuzë duhet përballur në çdo kohë dhe po ashtu kjo gjë është e qartë. Po të arrihej një marrëveshje e tillë dhe për lëvizjen në Europë, do të ishte fantastike si një mbështetje për drejtësinë, SPAK dhe njerëzit e mirë të këtij vendi! Po do të ishte diçka shumë mirë. Ndalimi hyrjes në shtetet demokratike si bazë për drejtësitë korruptive të vendeve hibridemokratike! Nuk mund të ketë ndryshe efekt. Këto regjime hibride janë një sëmundje e madhe për demokracitë në Ballkan dhe përreth tyre.