BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Opinion / Editorial

Nderim dhe kujtesë për bluzat e bardha që po luftojnë me vdekjen

Nderim dhe kujtesë për bluzat e bardha që po luftojnë me



Përulem përpara  dijes dhe humanizmit të stafit të klinikës infektive. Shumë prej tyre i kam miq të vjetër per shkak të lidhjes time familjare. Ata janë intelektualë  kalibri, kanë arritur gjithshka me punë,  përkushtim dhe dashuri të madhe për profesionin e mjekut. Prof. Kalo, doktoreshë Najada, doktor Pipero, Silva Bino e shumë mjekë e infermierë që flasin pak e punojnë shumë. Këta njerëz që nuk ankohen, nuk ndihen dhe nuk ulërasin  për kushtet aspak të mira, por janë natë ditë në këmbë në luftë me vdekjen dhe pabesinë e një armiku të pabesë si koronavirusi për të shpëtuar dhe zbutur dhimbjen e pacientëve. Ata janë aty në mes të rrezikut në ndihmë të pacientëve, se i thërret detyra, ndërgjegja, dhe pakti që kanë bërë per ti shërbyer humanizmit.  Qytetarët, i madh e i vogël, i shohin si heronj.

Ashtu janë.

Madhështia dhe fisnikëria e tyre, thjeshtësia dhe përulësia e tyre, na  obligon të ngremë zërin ne në vend të tyre, të  vëme në dukje si qytetarë  mungesën e investimeve  në  spitalin infektiv  prej  45 vitesh, mungesën e respektit për  bluzat e bardha, këta heronj të heshtur dhe të padukshëm të jumanizmit.  Për ata që s’ka rëndësi  shpërblimi nëse është 1 mijë apo 1 milionë euro. Ata janë thjesht  humanë të ngulitur në memorien e mijëra pacientëve dhe qytetarëve si engjej shpëtimtarë në piedestalin më të lartë të lavdisë.  Shpresoj që ky moment i vështirë për mbarë kombin, nuk është momenti për ti  hedhur benzinë zjarrit, për më shumë politika, e cila është fajtorja kryesore që ka lënë në kushte mizerabël sistemin shëndetsor. Lus  zotin të mendojë për këtë popull të varfër e te drobitur dhe  të minimizojë sa më shumë  të prekurit nga virusi infektiv. Pas kësaj të ulemi, të diskutojmë se si shpenzohen paraëe e taksapaguesve shqiptarë.  Më  mirë një spital se dhjetëra dyzina mjete luksoze e shpenzime lart e poshte globit. Ka ardhur koha që politika dhe qeveritarët të kuptojnë se nëse nuk respektojnë paratë e taksapaguesve, kurrë nuk kanë për të gëzuar respektin e kombit. Këta mjekë, profesorë, arsimtarë, ushtarakë kanë nevojë të vlersohen për vlerat që  kanë. Heronjë nuk nuk kanë nevojë për lëmoshë,  ata kanë dinjitet e për këtë meritojnë vlerësimin maksimal.  Mendoj se pas  kapërcimit të kësaj epidemie, një ndryshim i rëndësishëm duhet të ndodhë në lidhje me statusin e mjekëve dhe njerëzve të dijes në tërësi.

Meritokracia meriton të jetë në piedestal. Klientelizmi  i çdo ngjyre nuk duhet të bëjë ligjin. Zotërinj, pushtetarë e politikanë, kuptoni se  nuk jeni zoti që të mos  humbisni durimin e besimin e këtij populli fantastik.
Petrit Ago