BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Nderim për ata që sollën Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë

Nderim për ata që sollën Pavarësinë dhe Çlirimin

Populli ynë u gëzohet festave të nëntorit: 8 nëntorit; 17 nëntorit; 28 nëntorit - Ditës së Pavarësisë Kombëtare, më 28 nëntor 1912 dhe 29 nëntorit - Ditës së Çlirimit të Atdheut! Kur përkujtohet 28 nëntori 1912 - Dita e Flamurit, e Pavarësisë Kombëtare dhe e Shtetit Kombëtar Shqiptar nderimi popullor shkon për burrat e mëdhenj të kombit shqiptar me Ismail Qemalin në krye, të cilët shpallën në Vlorë, më 28 nëntor 1912, Pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia, ngritën flamurin e Shqipërisë dhe krijuan Shtetin Kombëtar Shqiptar! Lavdi burrit të madh të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, me shokë! Po nderimi i popullit, përveç ballistëve, zogistëve, bashkëpunëtorëve të pushtuesve dhe reaksionit të vjetër e "të ri" shqiptar, shkon për Enver Hoxhën, i cili në krye të PKSH-së dhe LANÇ-it, i ktheu popullit shqiptar pavarësinë e vërtetë kombëtare! Pa Enver Hoxhën në krye të PKSH-së e të LANÇ-it, Shqipëria nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur! Disa budallenj shqiptarë e vlerësojnë të lirë e të pavarur një vend edhe kur ai vend është i pushtuar ose kur ligjin e bëjnë të huajt! Populli ynë i do, i nderon dhe i respekton ngjarjet themelore të historisë dhe figurat e shquara të tij. Gjatë historisë së tyre, popujt kanë nxjerrë udhëheqës të shquar dhe personalitete të mëdhenj! Ndër ta, ka që kujtohen dhe nderohen me respekt; ka që koha i ka lënë në harresë; ka edhe që janë harruar! Enver Hoxha është ndër ata udhëheqës, burra shteti dhe personalitete të shquar, që populli i do, i respekton dhe i nderon jo vetëm në të gjallë, po edhe pas vdekjes! Sa më shumë kalojnë vitet, Enverit i ndrit vepra në vendin e tij, po edhe në botë! De Goli i Francës thoshte se Enver Hoxha është lideri më patriot në Europë. Falë luftës, mbrojtjes dhe ndërtimit të atdheut të tij, ai meriton respekt! Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon! Për të mos vazhduar me vlerësime të tjera të larta, që personalitete botërore kanë bërë për Enver Hoxhën, po përmendim çfarë shkruan profesori i shquar shqiptar Rexhep Qosja. Ndryshe nga frikacakët, profesor Rexhep Qosja shkruan se arritjet e regjimit të Enverit si udhëheqësi politik e komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, si edhe si udhëheqësi suprem i socializmit në Shqipëri, ato as duhen harruar dhe as duhet pasur frikë ti përmendim.

Njerëzit pyesin: A ka pasur në fillimet e LANÇ-it dhe gjatë saj Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH tjetër udhëheqës politik e komisar dhe që nga Kongresi i Përmetit (24 maj 1944) tjetër udhëheqës politik e komandant të përgjithshëm të UNÇSH, veç Enver Hoxhës? A ka pasur vendi ynë, që nga Kongresi i Përmetit dhe Mbledhja e Beratit (1944) kryeministër tjetër, veç Enver Hoxhës? A ka hyrë në Tiranën e çliruar, më 28 nëntor 1944, ndonjë kryeministër tjetër, veç Enver Hoxhës? A do të ishte Shqipëria pjesë e Frontit Antifashist Botëror pa PKSH-së dhe Enver Hoxhën? A ka pasur LANÇ-i e vendit tonë udhëheqës tjetër politik dhe komandant të përgjithshëm, kur vendi u çlirua, më 29 nëntor 1944, veç Enver Hoxhës? A ka pasur që nga Kongresi i Parë i PPSH-së, nëntor 1948 e në vijim, udhëheqës tjetër suprem të partisë, të shtetit, të ushtrisë, veç Enver Hoxhës? A ka pasur PPSH-së tjetër sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, deri kur Enveri u nda nga jeta, më 11 prill 1985? Etj., etj., etj. Akademiku Rexhep Qosja thotë se me rendin politiko-shoqëror socialist dhe me politikën e ideologjinë socialiste, regjimi i Enver Hoxhës e shkëputi Shqipërinë prej gjendjes së varfërisë dhe prapambetjes së madhe; e ndërroi atë gjendje; i siguroi popullit bukën; i siguroi popullit arsimin në përpjesëtime të mëdha; i zhduku "me rrënjë" popullit analfabetizmin; ngriti institucione bashkëkohore të kulturës, të albanologjisë; operën dhe baletin; ansamblin e këngëve dhe valleve popullore; institute për shkencat ekzakte; ndërtoi hidrocentrale; thau këneta; mbrojti vendin nga përmbytjet; ngriti një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, arsimore, kulturore; i dha popullit shqiptar një identitet ndërkombëtar të pa njohur! Populli as e harron e as nuk mund ta harrojë "Epokën e Enverit", epokën që mori emrin e tij, epokën që, edhe pas vdekjes, mban emrin "Epoka e Enverit"! Regjimi horr dhe i horrave "shqiptarë", e kanë ndarë, që prej 30 vjetësh, udhëheqësin politik të LANÇ-it dhe komandantin e Përgjithshëm të saj prej shokëve të gjallë e të rënë për lirinë e atdheut dhe nuk kanë lënë gurë e baltë pa hedhur mbi të! Po udhëheqësi ndrit! Regjimi horr dhe i horrave kanë ndërtuar dhe ndërtojnë buste e monumente për tradhtarët e armiqtë e Shqipërisë dhe për bashkëpunëtorët e kryebashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë, por jo për lavdinë e kombit! Po lavdia shkëlqen mes popullit, ndërsa horrat e regjimi i horrave nxijnë blozë dhe kanë frikë të përmendin emrin e Enver Hoxhës!               Rroftë 29 nëntori 1944, dita e çlirimit të Shqipërisë!                                                                Lavdi LANÇ-it! Lavdi partizanëve, dëshmorëve dhe heronjve të LANÇ-it!                            Lavdi komandantëve dhe komisarëve trima, që udhëhoqën e drejtuan luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare!                                                                                                                    Lavdi kryekomisarit e kryekomandantit të LANÇ-it, Enver Hoxhës!