BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Nderim për luftëtarët dhe dëshmorët e Elbasanit në Luftën e Shkodrës

Nderim për luftëtarët dhe dëshmorët e Elbasanit në

(Në kuadrin e 5 majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut)

Plani për mbrojtjen e qytetit të Shkodrës

Për mbrojtjen e Shkodrës luftonin mbi 28.000 trupa të rregullta që përbënin forcat e Divizionit 24 turk, të shpërndarë në pika nga Lezha e deri në kufi me Malin e Zi. Në mbrojtjen e qytetit dhe të rrethinave, shkuan dhe vullnetarë nga Dibra, Mati, Elbasani, Shijaku, Ndroqi, Kavaja, Tirana, Kruja etj. Forcat në këtë luftë përbëheshin nga ushtarë të rregullt të ushtrisë turke (nizamë), ushtarë rezervistë (radifë) të mobilizuar për kohë lufte, të veshur e të armatosur nga ushtria e quheshin ushtri e rregullt; vullnetarë të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë të armatosur vetë, ose nga ushtria, që mbanin veshjen e tyre personale. Komanda turke e dinte prej kohësh se në rrëmujën e Luftës Ballkanike, trupat e principatës së vogël, Mali i Zi kishte vetëm një mision, të nënshtronin qytetin e lashtë shqiptar, Shkodrën. Komanda e garnizonit të Shkodrës planifikoi e zbatoi masa të rëndësishme për mbrojtjen e qytetit. E rëndësishme që ndikoi në qëndrueshmërinë e mbrojtjes ishte fortifikimi i rajoneve të mbrojtjes dhe shfrytëzimi për mbrojtje i kalasë së Shkodrës, e cila një vit më parë ishte rikonstruktuar si objekt i rëndësishëm. Territori për t’u fortifikuar u nda në 4 zona: zona e Fushës ose zona e Veriut të Shkodrës, që fillonte prej liqenit e deri te lumi Kir, zona e dytë ishte prej lumit Kir në lindje që përfshinte pjesën e lumit deri te kodrat, pastaj ngjitej duke përfshirë kodrat e Bardhajve, zona e tretë ose e Taraboshit, që fillonte nga liqeni, ngjitej sipër në majë e zbriste deri në Bunë dhe zona e katërt përfshinte kodrat e Bërdicës e Vukatanës. Në të vërtetë, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjetër nuk mund ta parashikonte atë mbasdite të datës 8 tetor 1912 se, rrethimi i Shkodrës do të zgjaste më shumë se 183 ditë dhe se beteja për të do të bëhej një nga më të famshmet në Europën e kohës. Me shtabin e tij në Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditën e 11 tetorit 1912. Atë mëngjes, nga të gjitha trupat e pritura, vetëm 10 mijë vullnetarë të Shqipërisë së Mesme, të prirë nga gjeneral Esat Pashë Toptani, kishin arritur të hynin në qytet. Ai nuk priste më ndihma të tjera dhe me 15 mijë luftëtarë i duhej të përballonte një rrethim të ashpër prej më shumë se 25 mijë malazezësh dhe një fuqi ndihmëse prej gati 30 mijë serbësh, që shumë shpejt do të bashkohej me ta. Përgjigjia e komandantit të qytetit erdhi më 24 dhjetor 1912, ku ai shprehte bindjen e gjithë popullatës që kishte në ngarkim: Si popullsia myslimane e katolike e qytetit ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej. Në përgjigje të letrës së princit Danilo ishte dhe një mesazh i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve që të mos bombardonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamitë, konsullatat dhe qendrën, ku ishin vendosur gazetarët e huaj. Po në atë letër, Gjylbegu u kërkonte trupave rrethuese që të lejonin hyrjen në qytet të ilaçeve për të plagosurit si dhe të ushqimeve për diplomatët dhe për gazetarët e huaj. Qyteti vazhdonte të qëndronte, por dukej qartë se telegram i Ministrit të Mbrojtjes e kishte vënë në vështirësi Hasan Riza Pashën. I bindur se qëndresa në qytet duhej të kishte një flamur, ai hyri në tratativa me Austro-Hungarinë. Natën e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtpërdrejt nga Kryeministri Shqiptar, që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për të ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë nën flamurin shqiptar.

Dukuri luftarake të rezervistëve shqiptar

Luftëtarë redifë peqinas, elbasanas, gramshiotë dhe librazhdas të qarkut të Elbasanit u rreshtuan në çetën e kapedan Mahmut Xhelili. Ai kishte përvojë luftarake dhe shquhej si një burrë trim, i urtë dhe drejtues në mjaft luftime. Ai kishte shkruar faqe heroizmi, treguar guxim dhe atdhetari të lartë. Me këtë frymë luftarake ai organizoi shpejt taborin e Elbasanit ku ishin mbi 250 luftëtarë të gatuar në “brumin” atdhetar të vijimësisë. Me këtë frymë luftarake tabori i Elbasanit u sprovuan në sfidën e madhe të betejave në Shkodër, në Tarabosh dhe në Malësinë e Madhe. Ky tabor kudo tregoi vitalitet luftarak, energji, vrull dhe nuk e ndalën sulmin. Shkodra ra me tradhti se nuk kishte asnjë lloj mënyre tjetër të mundshme të rënies të saj. Fuqitë e Mëdha të kohës i detyruan malazezët që të tërhiqeshin jashtë kufirit shqiptar. Luftëtarët e taborit të qarkut të Elbasanit dinin mirë të luftonin në front dhe në prapavijë, dinin mirë të përdornin fortifikata natyrale, por dhe ato të bërë prej tyre si transhe, pozicione mbrojtje, ata dinin ta përdornin armë në perfeksion. Një dukuri që ju përshtatej mirë luftëtarëve të taborit të Elbasanit ishte maskimi, dukuri që u përhap edhe në luftëtarët e tjerë shqiptarë. Veshja e tyre ishte e thjeshtë dhe përshtatej mjaft mirë me objektet e terrenit. Ata shfrytëzuan në përsosmëri edhe pemët e larta dhe vetvetiu organizuan dhe zjarr me kat, duke bërë që kundërshtari të asgjësohej me të shtënën e parë. Një dukuri që u shfaq në luftimet në Shkodër ishte luftimi natën dhe në kohë të keqe. Këtu të gjithë luftëtarët, sikur kishin mbaruar shkolla ushtarake dinin dhe njihnin në perfeksion terrenin, evidimin e zhurmave dhe kapjen e armikut në befasi. Nga tabori i Elbasanit në Luftën e Shkodrës luftuan trimërisht Ali Ahmet Peti (1886 Asqok Pajovë – rënë në Shkodër 1913), Sulejman Islam Salla, rënë në Shkodër 1913, Isa Hymet Bici, Jashar Vrekë Bici, Laze Mehmet Xhangoli, Cane Dylber Përfundi, Çerçiz Ajazi, Mustë Çekrezi, Sheme Çekrezi, Kame Çekrezi, Bido Çekrezi, Dape Çekrezi, Sulejman Çela, Mahmut Çela, Baze Çela, Mustafa Blogu, Musa Xhaferi, Musa Liçi, Bajram Liçi, Halim Liçi, Dalip Liçi, Xhemal Liçi, Cane Sejdini, Ramo Hida, Jaçe Brahimi, File Dervishi, Shahin Mema, Mete Mema, Mustë Llapushi, Hiqmet Llapushi, Xhelal Koçi, Arif Sali Toska, Pasho Laze Braho, Myslim Koçi, Selman Koçi, Mustafa Plaku, Qamil Elezi, Zyber Mehmet Rabo, Hasan Dule Avdiu, Nexhip Rexhep Salla, Ibrahim Rushit Dollani, Sulejman Sadush Shaipi, Kame Kotorri, Nebi Kotorri, Tele Selim Bujku, Dape Hazisi, Çaush Daja, Bilal Bajrami, Seran Murati, Pelivan Daja, etj.

Luftëtarët që ngelen përjetësisht në altarin e lirisë

Hasan Riza Pasha komandanti i garnizonit të Shkodrës ju përgjigj përfaqësuesëve të Malit të Zi se “Tashmë Shkodra është një qytet shqiptar që nuk mund të marrë urdhra nga një komandë osmane dhe se qyteti dëshiron të mbrojë pavarësinë e vet, kundër malazezëve”. Shkodra mbrohej nën flamurin e saj shqiptar, flamurin e Ismail Qemalit. Mbrojtja e Taraboshin, kishte në dorë Shkodrën dhe pikërisht në këtë kala natyrore ngelën përjetësisht atje qindra dëshmorë shqiptarë dhe nga qarku i Elbasanit. Luftimet për mbrojtjen ishin të lidhura me fortifikime të tipit fushor me vija e hendeklidhje, çka i dha siguri qëndresës së qytetit. Shkodra qëndroi heroikisht në një rrethim më se të plotë; ndërkohë që betejat vijuan gjatë. Kronikanët dokumentuan luftën dhe theksojnë se qyteti i Shkodrës u mbrojt kryesisht nga shqiptarët. Para se të ndërronte jetë Hasan Riza Pasha, u tha oficerëve të tij se “betohuni se do ta ruani Shkodrën deri në vdekje”. Ministri i Luftës, Mehmet Dërralla për vrasjen e Hasan Riza Pashës ka thënë se na e vranë në të pabesë një hero të madh, një njeri akademik ushtarak që luftoi për shqiptarët në momentet më kritike.

Deri tani dihen emrat e mbi 30 luftëtarëve që ranë në Luftën e Shkodrës nga tabori i Elbasanit. Luftëtarët e qarkut të Elbasanit që mbritën të gjallë në familjet e tyre, tregonin histori nga më të ndryshme gjatë atyre luftimeve të zhvilluar për mbrojtjen e atdheut. Ata për këtë luftë tregonin guximin e luftëtarëve, të qytetarëve shkodran për mbrojtjen e qytetit për sakrificat e tyre të shumta. Shumë prej luftëtarëve sollën e vendlindjen e tyre tmerret e luftës dhe historitë se si i varrosën shokët të rënë dëshmorë për Shkodrën. Ata varroseshin në luftë e sipër, ku i “ku i zuri balta”, kështu ky ishte dhe një zakon i trashëguar për luftëtarët. Ata që binin në luftë nga të gjitha anët e katër vilajeteve shqiptare në pamundësi për t’u transportuar trupave të tyre, varroseshin me ceremoni aty ku kishin rënë. Shkodra u tradhtua pa marrë parasysh faktorin ushtarak të qëndresës, sepse Mali i Zi e kishte të pamundur pushtimin me armë të Shkodrës përballë shqiptarëve që me qëndresën historike, mundën armiqtë, duke lënë mijëra të vrarë në fushëbetejë, një fakt i pranuar dhe nga serbo-malazezët. Shkodranët nuk pranuan të dorëzohej qyteti i tyre. U harrua amaneti i fundit të Hasan Riza Pashës, i këtij dëshmori dhe heroi të qëndresës, por dhe i çdo shqiptari që gjakun e derdhi për tokën shqiptare, sikurse ishin dhe dëshmorët e Pajovës, të Peqinit, të Gramshit, të Elbasanit etj. Ata luftëtarë që u kthyen nga lufta prunë jo vetëm historitë e rënies së tyre, por edhe këngë. Një këngë që luftëtarët gramshiotë sollën ishte për tradhëtinë e Esat Toptanit. Kënga thoshte: …Karadaku brigje-brigje,/ digje Esat Pasha digje,/ Nuk e djeg se është i vogël,/ do ta lë sa të vijë në Shkodër… Ismail Qemali e quajti këtë tradhëti “atentat kundër shqiptarëve dhe pavarësisë së tyre”! Për trimat dhe luftëtarët e taborrit të Elbasanit, për dëshmorët e rënë në luftë për mbrojtjen e Shkodrës, kënga nuk u shua kurrë. Kënga e thurur nga Abedin Bici, është aktuale sot dhe përgjithmonë për të rënët në Shkodër për Shqipërinë: …Këndojmë për Lazen, Jasharin, Canen e Isanë,/ Që jetën për mbrojtjen e Shkodrës e dhanë,/ lule more trima që ratë për vatanë...