BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ndërkombëtarët dhe antishqiptarët

Ndërkombëtarët dhe antishqiptarët

Duke lexuar listimin e ndërkombëtarëve dhe antishqiptarëve në mënyrë kronologjike te gazeta “DITA”, në shkrimin “Dështimi i aventurierëve politikë”, nga penarti Viktor Malaj, lidhur me opinionet që kanë shprehur në kalvarin e protestave pakrye të opozitës dhe bojkotimin e Parlamentit nëpërmjet dorëzimit të mandateve, befasohesh për nga gjuha e përdorur dhe opsionet që japin aktorët politikë të opozitës për rrëzimin e pushtetit me të gjitha mjetet e dhunës. U trishtova, kur lexova, ç’kanë nxjerrë nga goja këto mostra të demokracisë, që në çdo fjalë që artikulojnë, bëjnë thirrje për t’i vënë flakën Shqipërisë. Në tërë sfondin e dyfaqëshit të cituar me korrektësi dhe referacion nga z. Malaj, ballafaqohesh dhe përballesh me dy kampe të kundërta në ideologji, konceptualitet, psikologji, botëkuptim, atdhetari, dhe pozicionim qëndrimi, që i dallon dukshëm ndërkombëtarët nga antishqiptarët. Lista është e gjatë, duke filluar me shkrimtarë, gazetarë, profesorë, pseudoanalistë, liderë të partive, politikanë, e plotë të tjerë sharlatanë, që fillim kanë, por fund nuk kanë. Po ta mbledhësh urrejtjen e këtij klani antishqiptar, të ashtuquajtur demokrat, që janë ngjallur lugat, e flenë në një shtrat, vëren se Shqipëria është fatkeqësisht e pafat, me këta pseudodemokratë. Ata, me helmin që hedhin dhe vrerin që vjellin në rrëkenë e krimit për të helmatisur opinionin shoqëror, po krijojnë një klimë mbytëse për ta asfiksuar jetën hallemadhe të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë si harrojnë folenë e tradhtarëve të grerëzave të kombit në këto gati tre dekada, që sa herë kanë humbur karrigen e pushtetit kanë dashur t’i venë flakën Shqipërisë, në emër të demokracisë. Ata krenohen me gjuhën e krimit dhe pickimit dhe dalin në publik si korifenj të shpëtimit. Deklaratat e ndërkombëtarëve, po t’i rreshtosh në një listë të përbashkët, vëren se janë në një linjë dhe kanë të njëjtin opinion për pretendimet që ngre opozita. Nuk gjen dallime në qëndrimet që kanë mbajtur ndërkombëtarët për bojkotimin e Parlamentit, dorëzimin e mandateve, nën pretekstin se zgjedhjet e 25 Qershorit të 2017, nuk ishin të lira dhe të ndershme, ishte një proces zgjedhor i manipuluar, Parlamenti është ilegjitim, se qeveria lindi nga votat e drogës e të krimit, e sofizma pafund të llojit Berisha-Basha-Kryemadhi. Këto deklarata të opozitarëve vijnë pas një gjumi letargjik dy vjeçar të linçuara nga papagajtë e mendjerrjedhurve të Berishës, Bashës dhe Kryemadhit. Ndërsa ndërkombëtarët, duke filluar nga aleati ynë strategjik dhe dashamirësi kryesor për përparimin e demokracisë në Shqipëri SHBA -ja, OSBE-ja, ODHIRI, BE-ja, PE-ja, DASH, CDU dhe CSU dhe shumë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme europiane kanë qenë në unison se Shqipëria ka bërë progres në të gjithë sektorët. E kjo nuk e delirizon mazhorancën se ka arritur majat e suksesit, përkundrazi, ka shumë gjëra që duhej bërë ndryshe. Por trendi në vështrimin e tyre është pozitiv. Ata, kanë vlerësuar reformat që ka bërë qeveria në ekonomi, reformat në drejtësi, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zgjedhjet e 2017, janë certifikuar nga organizmat ndërkombëtare si zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme të pluralizmit në Shqipëri dhe se Parlamenti dhe Qeveria “Rama”, janë më se legjitime. Këto deklarime e pohime pozitive i kanë verbuar e qorruar jo vetëm liderët opozitarë, por dhe disa opinionistë oportunistë, e lekistë dhe media antishqiptare, që paguhen me pare, nga aleanca e madhe ortodokse e sllave. Po t’i mbledhësh opinionet e ndërkombëtarëve dhe të antishqiptarëve (opozitës, disa opinionistëve dhe disa mediave), dhe t’i vendosësh në emërues të përbashkët, do shohësh se ato ecin në dy shina paralele me kahe të kundërt. Ndërkombëtarët vlerësojnë arritjet dhe përparimet që ka bërë Shqipëria si garanci për integrimin e saj në BE, ndërsa fronti antishqiptar përpiqet me të gjitha format dhe mjetet të nxijë, errësojë dhe baltosë situatën, për të penguar hapjen e negociatave dhe për ta izoluar Shqipërinë nga perëndimi. Kjo strategji antishqiptare ka dalë hapur jo vetëm në tregun politik por edhe në opinionin e gjerë shoqëror, duke u deklaruar në mediume, në forumet e partive opozitare, në protesta si dhe në takime e biseda me ndërkombëtarët. Etja për pushtet me çdo kusht e opozitës ju ka errësuar sytë dhe mpirë gjykimin, duke arritur të deklarojnë se pushteti duhet të merret me të gjitha mjetet, qoftë edhe me dhunë, pavarësisht nga kosto që do paguajnë shqiptarët duke i futur dhe në luftë civile. Këto deklarata janë bërë publike dhe drejtësia hesht. Ata, që i deklarojnë janë autorët e viktimave të ’97, të grushtit të shtetit të ’98, të masakrës së Gërdecit, të tragjedisë së 21 Janarit, etj, etj. Kjo klasë politike ka dhënë prova se di të shkatërrojë dhe viktimizojë njerëz të pafajshëm. Protestat kanë qenë të dhunshme ndaj policisë dhe shkatërrimtare ndaj pronës së përbashkët. Prokuroria ndalon disa protestues, që në vështrimin tim, ata janë lojtar të euforisë së liderëve që i ndërzejnë turmat në veprime vandaliste. Prokuroria duhet të ndalojë fajtorët, që në rastin konkret janë organizatorët, shkaktarët e gjithë këtij cunami që po përgatitin aleatët e shkatërrimit të Shqipërisë. Aksioni i shkatërrimit të Shqipërisë, që kanë marrë si zotim opozitarët, i ka bërë më të motivuar për të qenë krenar dhe mburren para Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për vendosmërinë dhe trimërinë e tyre. Kjo më kujton një fabul të Tagorës, kur arrëza i mburrej bletës në pyll: “se unë kam një thumb që kur pickoj helmoj dynjanë. Bleta heshte, nuk fliste. Pylli ndërhyri duke i thënë arrëzës, se vërtet që ti prodhon helm dhe helmon dynjanë, por ka një krijesë tjetër si bleta që jo vetëm nuk helmon, por dhe helmin tënd e shëron me mjaltin e saj”. Fabula s’ka nevojë për koment. “Kundrejt fajtorëve duhet qenë i ashpër pa egërsi dhe i butë pa lëshim”, Thotë Dyklo.  

Nga Prof. dr. Ago NEZHA