BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Opinion / Editorial

Ndërkombëtarët përballë sistemit që ndalon zgjedhësit të jenë sovranë!

Ndërkombëtarët përballë sistemit që ndalon

Ka shumë mundësi që si shumë veprime që janë bërë në kohë "covidi" në Shqipëri, si ligji që fut në burg njerëzit e sëmurë dhe tenderat e shumtë, por dhe mundësinë e kanabisit "farmaceutik" për gjeneralët e veriut dhe jugut, por po ashtu, ligjin e gazetarëve në burg për shpifje - të dalë dhe një Kod Zgjedhor që pothuaj të ndalojë dhe "sovranin" të jetë sovran. Po akoma më keq se çfarë kanë bërë me marrëveshjen nga më të dyshimtë dhe qëllimisht anti demokraci dikur Sali Berisha dhe Edi Rama pikërisht 12 vite më përpara. Në fakt i gjithë koncepti i devijimit të demokracisë dhe një marrëzie pluraliste dhe kuvendore që kemi sot rrjedh nga kjo paudhësi e dakordësuar mes dy njerëzve tashmë të qartë kundër demokracisë që janë doktori dhe piktori. E gjithë marrëveshja e natës së 2008, kishte të bënte me rrënimin e demokracisë, duke u larguar njerëzve aftësinë për të zgjedhur ata dhe vendosur po ata, radhën e përfaqësuesve të tyre haptas në listë partie. Kjo është provuar shumë herë jo vetëm nga ne që kemi qenë dëshmitarë, qytetarë, gazetarë dhe politikanë, por edhe nga njerëz fare të thjeshtë se ajo marrëveshje shumë e qartë Berisha-Rama "korona-helmoi" demokracinë në Shqipëri. E shkatërroi parimin bazë të saj, shmangu popullin nga e drejta për t’u përfaqësuar në pushtet dhe institucionet legjislative të vendit. Njëkohësisht prishi raportet midis institucioneve, parimin tjetër demokratik "check and balance", midis ekzekutivit dhe legjislativit, midis Presidentit dhe Kuvendit dhe për rrjedhojë prishja e balancave çoi në deformimin e demokracisë. Dhe e treta, përqendrimi i pushtetit që u bë një "pandemi ekselente për keq" që u shfaq qartë atëherë dhe vazhdon tani, me rrjedhojat negative të saj e që e ka burimin pikërisht atje. Pra janë tri arsye madhore që vërtetojnë se çfarë masakre iu bë Kushtetutës në vitin 2008 dhe çfarë rrjedhojash negative për demokracinë solli ajo marrëveshje në Shqipëri. E ky është problemi që sigurisht pas tij vijnë emigrantë në votime, sistemi elektronik dhe padyshim departizimi dhe depolitizimi akut apo çmilitarizimi i komisioneve levende partizane deri në marrëzi të KQZ-ve lart e poshtë. Nuk duhet pasur asnjë iluzion se ato që kanë bërë këtë "goditje fatale" për demokracinë, të rregullojnë vetë atë që e kanë bërë me qëllim, pushtetin e tyre të përjetshëm. As PD dhe as PS sëbashku me Hajdarin dhe ata që janë brenda në "tryezën politike" nuk do ta bëjnë këtë rregullim. Se pikërisht këtë nuk duan. Problemi tani janë ndërkombëtarët dhe qëndrimi i tyre mbi aftësinë që ka Kodi Zgjedhor - ligji për të ndaluar qytetarët të shpresojnë se preferenca e tyre politike do të jetë fituese dhe përfaqësuese. Kur të propozojë lideri, kur të rendisë lideri dhe kur të detyrohet zgjedhësi që të dalë dhe mos ketë aftësi të zgjedhë si shumicë demokratike kush nga listat e përgatitura kudo nga mungesa e demokracisë së brendshme dhe lista e kryetarit të partisë apo lidershipi sundimtar - çfarë mund të pritet për mirë? Ky është thelbi dhe këtë thelb - nuk e duan si dy partitë e mëdha, sejmenët e tyre dhe padyshim janë dhe ndërkombëtarët me këtë ligj vetëm se fshehin në diplomacinë e tyre, tashmë jo kaq të zgjuar, qëllimin për të mos e luajtur këtë faj të madh të vitit 2008, që ka lënë shqiptarët pa demokraci dhe ju ka imponuar qeverisje tiranokrate të një personi sundimtar. Me sa duket kanë frikë një jo stabilitet nga lëkundja e themeleve të tiranisë së liderit në partitë respektive. Në një intervistë dhënë "Zërit të Amerikës" përpara disa kohësh, ambasadori Bernd Borchardt thotë: “Aspekti i tretë i diskutimit, i cili ka filluar kohët e fundit, është debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Edhe ky ka dy anë. Nga njëra anë, kemi rregullat e përgjithshme. Rregulli i përgjithshëm, që është një rekomandim i fortë nga ne dhe nga Këshilli i Europës, është që, nëse ndryshohet sistemi, kjo të ndodhë të paktën një vit përpara zgjedhjeve, në mënyrë që njerëzit të informohen si duhet. Nga ana tjetër kemi pyetjen: Çfarë lloj sistemi zgjedhor? Ne nuk bëjmë rekomandime. Ekzistojnë shumë sisteme të ndryshme, që të gjitha legjitime dhe që mund të funksionojnë, por vetëm shqiptarët mund të vendosin se cili është sistemi më i mirë për vendin. Nëse ju, shqiptarët, me politikanët dhe deputetët tuaj, vendosni me shumicë se cilin sistem doni, ajo që mund të bëjmë ne është t’ju vëmë në dukje aspektet teknike të atij sistemi që duhen pasur parasysh. Ky do të ishte roli ynë në këtë kontekst. Ky diskutim është ende në fazë mjaft të hershme. Tryeza që organizuam në fund të shtatorit, kishte pikërisht të bënte me këtë diskutim, me këto elemente. Së fundi, do të doja të theksoja që, për ne, gjëja më e rëndësishme janë rekomandimet. Duket se ato janë element themelor edhe në debatin e BE-së, prandaj ne do ta nxitim komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore të punojë në këtë drejtim dhe të gjejë një zgjidhje, maksimumi deri në fund të vitit”. Fundit i vitit 2019 iku, por tani duan ta bëjnë ashtu shpejt e shpejt një paçavure tjetër që mbase tenton të largojë fare dhe atë pak demokraci që është. OSBE me sa duket nuk e do ndryshimin e sistemit dhe kjo shikohet te ajo që thotë për distancën një vjeçare me zgjedhjet. Po dhe sikur ta dojë - hallkën më të dobët nuk e përmend fare, sepse e likuidon me frazën: Nuk bëjmë rekomandime! Pra merren vetëm me aspektin teknik po ranë dakord këta që e kanë bërë çdo gjë baltë. Në këtë pikë them se nuk ka shpresë. Nuk ka shpresë dhe tanimë janë dhe ndërkombëtarët brenda. OSBE-ODHIR dhe të tjerë janë dakord që zgjedhësit të mos kenë aftësinë të jenë sovranë? Po pra të vendosin se kush kandidat i tyre nga partia të jetë më i mirë dhe se kush më pak i mirë! Kam një ide se nuk i besojnë elektoratit në Shqipëri! Që të kenë aftësinë të rendisin ata - përfaqësimin e tyre me parimin demokratik të shumicës mbi pakicën në mënyrë demokratike. Që të kenë aftësinë të largojnë sundimin e liderit që merr vendime për çdo gjë deri në - largimin e aftësisë së zgjedhësve të bëjnë sovran vendimin e tyre në shumicë. Pra, ndërkombëtarët çfarë përballje kanë më një padrejtësi të tillë kundër demokracisë? Kaq, nuk ka ndonjë filozofi më shumë se sa kaq. Por për fat të keq as këtu nuk duan të mbajnë qëndrim, as të veprojnë, sepse me sa duket investimi i tyre në klasën politike që ka dekada që i bie në qafë demokracisë - ju dhimbset shumë! Ju vjen keq se po të largohet kjo mënyrë tiranokratike me kaq shumë investime nga ana e tyre, do të mbetet vetëm hiri i marrëzisë politike.