BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ndërkombëtarëve "mirë t’u bëhet"!

Ndërkombëtarëve "mirë t’u bëhet"!

Do të vinte ajo ditë kur pjesa më e inkriminuar, më agresive dhe më në hall e politikës, t’i shpallte "non grata ndërkombëtarët", të pështynte mbi ta, shante me mllef dhe të "merrte fatet e vendit" në duart e saj! Si në pothuaj të gjitha vendet e Lindjes, por jo afër Perëndimit si ne, pra dhe në Shqipëri po duken qartë jo vetëm "putinizmi dhe erdoganizmi" por dhe "lukashenko - nizmi" dhe të gjithë "izmat" e tjera lindore, që si shoqëri dhe klasa politike nuk pranojnë demokracinë perëndimore! Ka kohë që ka filluar kjo marrëzi anti ndërkombëtare dhe me këtë nënkuptoj perëndimorët si përfaqësues të demokracisë botërore në këtë vend dhe me anën e ambasadave dhe përfaqësive të tyre në Shqipëri! Me këtë gjë nuk dua të them se ata janë të përkorë dhe pa faj! Perëndimorët kanë faj dhe shumë, por tani për tani, këtë furtunë anti Perëndim dhe anti perëndimorëve nuk po e çon një shoqëri e zëmëruar me ta dhe pse ata janë sjellë (akuzohen) si "guvernatorë"! Këtë furtunë po e çon një "reformë në drejtësi" ku ndërkombëtarët janë autorë dhe faktorë të plotë, duke marrë pjesë plotësisht, sepse përndryshe ne nuk do ta kishim realizuar kurrë! Sulmi frontal ndaj tyre filloi ashpër që me "armët kimike" nga PD dhe pastaj u vazhdua me të gjithë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri, si pasojë e vetme që është reforma në drejtësi! Klithma është se janë blerë nga Rama! Tashmë me fillimin e SPAK dhe BKH dhe formimin e Gjykatës Kushtetuese "ju erdhi thika në asht" atyre që sigurisht kanë radhën të parët dhe dokumentat në "rregull" për veprim si nga mazhoranca dhe nga institucionet e reja të drejtësisë! E për këtë gjë, u gjet realisht hallka më e përgjithshme, më pa shtet mbrapa saj, si OSBE-ja! Shefin e saj, presidenti i vendosur nga Rama dhe Rilindja apo dhe PS-ja, e shpalli jo të pranueshëm në ndërtesën e të ashtuquajturës Presidencë shqiptare! Një arsye ishte "mos njohja e dekretit të presidentit dhe e dyta ngritja e gishtit disa protestuesve"! Tani mos njohjen e dekretit e bënë dhe amerikanët, por askush nuk e kruajti me ta, kurse me gishtin është një problem tjetër! Deri dje kam thënë se nuk është ndonjë nder i madh që një diplomat të çojë gishtin e mesit si "kundër përshëndetje" atyre që shajnë! Sot meqë u shpall jo mik (non grata) për Presidencën them: jua ka luajtur të madhin zot, atyre që shajnë komunist dhe me fjalë të ndyra kur ka qënë rrugës në punë të vet dhe me gruan e tij në krah! Ta kishin provuar një pjesë aty që kanë zaptuar toka dhe duan para (si zakonisht në Shqipëri) të shajnë o komunist dhe me "rob shpije" një person që ka dalë me familjen dhe të prisnin reagimin e tij. Po pra, sikur dikush të ishte rrugës dhe ta shajnë çfarë do kishte bërë? Tani them e kanë merituar atë gishtin dhe as që bëhet fjalë se duhet të pendohet! Sepse është sharë dhe i është bërë linçim politik në publik kur është me familjen dhe shqiptari e ka familjen e shenjtë! Po pra, si kur linçohet dhe kur linçon - pra i përgjigjet linçimit! Aq më tepër, kur e kanë kërcënuar në dritaren e shtëpisë! Por në Shqipëri kështu i mëson partia idiotët e saj, që të linçojnë politikisht dhe mos ju hyjë ferrë në këmbë! Por ndërkombëtarët kanë faj! Atyre mirë t’iu bëhet! T’iu bëhet mirë, se kanë vite që japin e marrin me të tillë "interlokutorë" politikë në Shqipëri! Ndërkombëtarët ju besojnë (se nuk janë distancuar asnjëherë) gjithë horrave dhe kriminelëve politikë në Shqipëri që dinë anglisht ose flasin anglisht! E shumë prej tyre këtë "anglishten" e kanë si "biografi" për siguri biografike me bashkëbiseduesin! Po po, le të jetë dhe trafikant mjafton të flasë anglisht dhe mund ti besohet plotësisht! Të gjithë krye maskarenjtë e Shqipërisë që kanë tre dekada që përdhunojnë këtë shoqëri dinë anglisht! E ndërkombëtarët kanë tre dekada që bisedojnë me ta, që ata pastaj nga anglishtja t’i thonë popullit përmbajtjen e bisedës me ndërkombëtarët. E kuptuan më në fund (këtë marrëzi) dhe sot një pjesë e madhe e diplomatëve dinë shqip, por ai i OSBE-së jo! Ai vetëm gjermanisht dhe anglisht, por të sharat shqip i kupton shumë mirë dhe duke mos ditur të shajë (jua kthejë) shqip, ju ngriti gishtin atyre që janë mësuar të shajnë gjithkënd! Ndërkombëtarëve mirë t’iu bëhet, sepse janë marrë me plehra historike, duke mënjanuar shtresën e mesme, njerëzit që realisht janë perëndimorë në Shqipëri! Po pra po, si me anglisht dhe jo! Sot kjo klikë politike, i ka dhënë arratinë kësaj shtrese, sepse e taksoi dhe përdhunoi me presione dhe stres, papunësi dhe shkelje ligji, duke iu krijuar gëzime dhe pasuri kriminelëve e trafikantëve që i ka mbështetje politike! Ndërkombëtarëve t’iu bëhet mirë, sepse kanë parë kriminelë politikë që i kanë shkaktuar fatkeqësi këtij populli në ‘97-ën duke prishur gjithë vendin dhe vazhdojnë ti shkojnë (akoma dikush) në zyrë një njeriu si Sali Berisha! I cili ka shkaktuar Gërdecin dhe ka shkaktuar 21 janarin! Që ka deformuar demokracinë dhe tani është anti Perëndimit me bindje dhe kundër gjithë përfaqësive diplomatike në Shqipëri! Po po dhe flet një anglishte "origjinale"! Pritje dhe darka, por dhe festime me ta kanë bërë, duke ju krehur jo bishtin, por mprehur dhe kthetrat, që ju janë rritur nga grabitja që i bëjnë këtij populli çdo orë dhe minutë! Ndërkohë shqiptarët besojnë te ndërkombëtarët dhe te arsyeja e tyre sidomos në reformën në drejtësi! Sot ka ardhur fundi sidomos për një dorë të tyre, ku veprimi mbi Gjykatën Kushtetuese dhe sidomos ashpërsimi mes Metës dhe Kuvendit është në kulm si dukje! Tashmë lufta e miqve të dikurshëm mes tyre, ka në shenjë ndërkombëtarët dhe jo-njëri tjetrin! Ashpërsia e presidentit ka fillimin e uljes së rolit të ndërkombëtarëve për kthimin e këtij vendi në një Bjellorusi të vogël dhe akoma më keq se sa aq, sepse në fakt korrupsioni dhe grabitja është më shumë se sa atje! E këtë gjë ndërkombëtarët e dinë qartë dhe mirë, duke menduar finalen dhe duke takuar dhe biseduar me fajtorët, se si do të zgjidhin krizën që kanë nisur dhe lindur vetë! Sot ndërkombëtarët kërcënohen haptas për video dashurie mes tyre dhe maxhorancës dhe mirë t’iu bëhet, sepse kaq shumë janë afruar me të tillë xhahilë që spiunojnë veten e tyre dhe jo më miqtë, sa që e meritojnë dhe këtë kërcënim apo mpleksje të atyre që janë kapur me video hajdutësh për vete! Sot ndërkombëtarët e meritojnë një turp të tillë, sepse kanë ngrënë më shumë se sa duhet dreka dhe darka, por dhe kafe, me të tillë horra pushteti! Me arrogantët rilindas që mbasi e vendosin vetë president Ilir Metën thonë: “Na ka rënë për hise”! Sigurisht kjo nuk është "hise", por ky është vendim politik i përbashkët dhe që sot ka këtë hise në "reformën e drejtësisë" që duket qartë dhe mirë! Në bazë të kësaj "hiseje" janë luftuar shumë e shumë socialistë dhe demokratë të cilët kishin parime! E ndërkombëtarët e dinin dhe këtë gjë! Por "s’kemi ç’të bëjmë, thonë, sepse i zgjedh populli"! Hahaha, ky pastaj është grotesku më i madh! Ndërkombëtarët i dinë aferat që ju bien në qafë shqiptarëve! Dinë taksat në rritje dhe arrogancën në shërbim të disa oligarkëve që paguajnë sa pushtetin dhe opozitën! Dinë VKM-të apo dinë dhe marrëzitë me PPP dhe me menaxhime monumentesh që heqin krenarinë kombëtare! Ata dinë gjithçka, prandaj po organizojnë sot drejtësinë e re! Ndërkombëtarët e dinë se përpara tyre janë një bandë hajdutësh me të cilët duhet "bërë Shqipëria"! Sot një pjesë e kësaj bande po reagon ngaqë kanë marrë vesh mirë dhe qartë se do të futen në burg disa syresh dhe sidomos, do t’ju merret pasuria! Për këtë gjë horrat bashkohen në tavolina të përbashkëta për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike! Bëjnë sikur do të kacafyten me palën tjetër, por problemin e kanë me ndërkombëtarët! Pse? Po sepse duke qënë pa nder dhe moral as njerëzor dhe as politik, durojnë gjithçka, por lënien e pasurisë dhe jetës në luks e përfitim nuk e pranojnë! Nuk e pranojnë dhe refuzojnë gjithçka si ato në opozitë dhe ato në pozitë! Refuzojnë tashmë ndërkombëtarët që ju ka ardhur dita të jenë realisht "guvernatorët e drejtësisë në Shqipëri"! Mbi të gjitha, kjo është e "keqja" që kanë bërë ndërkombëtarët në Shqipëri! Mes ndërkombëtarëve do të ketë dhe të korruptuar dhe do të ishte gjë e çuditshme të mos kishte, por kjo është e keqja e vogël, përballë klasës politike në Shqipëri! Kulmi është se ndërkombëtarët duan të fillojnë hapjen e dosjeve të një dore kriminelësh të veshur me pushtet! Prandaj them në grotesk se "mirë t’ju bëhet" duke pasur të qartë se akoma dhe më ditë të stuhishme do të vijnë me përplasjen e ndërkombëtarëve me lumpen kriminelët politikë në Shqipëri, që janë në të gjitha partitë dhe në çdo anë politike në këtë të shkretë Shqipëri! Ndërkombëtarët kanë faj se jua kanë zgjatur të gjithëve dje dhe sot në politikë në kleptokracinë e tyre, jua kanë zgjatur në krimin që kanë bërë të gjithë në klasën politike shqiptare duke çuar krimin në gjykata dhe prokurori. Ndërkombëtarët kanë faj se kanë kujtuar se me dialogun që kanë bërë me ta, kanë pasur përpara individët e mendimit filozofik shqiptar! Po po dhe nganjëherë kanë ditur se përpara kanë pasur deformues të demokracisë dhe thyes të ligjit! Në fakt kanë pasur në shumicën e rasteve lumpenë hajdutë dhe injorantë të plotë si bashkëbisedues! E mes tyre e klasës politike - jemi ne! Po po, njerëzit e dënuar të durojnë dhe shqelmat e fundit, të cilat kanë gjithë jetën që i durojnë!

Nga Besi BEKTESHI