BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Opinion / Editorial

Ndëshkimi ligjor shënon fundin i Trekëndëshit të regresit!

Ndëshkimi ligjor shënon fundin i Trekëndëshit të

Vetëm ndëshkimi ligjorë, penal do të shënojë fillimin e fundit të tranzicionit 32 vjeçare. Që mbas pavarësisë dhe sidomos mbas viteve 45 dhe 90-të shteti ligjorë nuk ka funksionuar në Shqipëri. Prandaj reforma në drejtësi është një prej ndërmarrjeve juridike më të rëndësishme në historinë e vendi tonë. Kultura, historia, mentaliteti për ligjin nuk ka bërë të mundur funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Që nga kohërat më të lashta shoqëritë njerëzore dhe grupet e ndryshme kanë bërë përpjekje për pengimin e kriminalitetit dhe sjelljeve të rrezikshme në shoqëri dhe që atëherë ka pasur reagime ndaj veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme të cilat kanë cenuar interesat, vlerat dhe normat më vitale të individëve, grupeve dhe bashkësive të caktuara. Për t’u shqiptuar një dënim duhet të ekzistojë vepra penale, elementet e saj, siç janë: sjellja e njeriut (veprimi ose mosveprimi), rrezikshmëria shoqërore, përcaktimi i një vepre penale, pasoja, lidhja shkakësore mes veprimit (mos veprimit) dhe pasojës, përgjegjësia penale. Mbas viteve 90-të të gjithë shqiptarët edhe ish-komunistët e ndershëm besonin për një ndëshkim ligjorë të ish-diktaturës, ish- nomenklaturës dhe ish-Sigurimit të Shtetit. Shumica e shqiptarëve e kanë ndjerë shumë diktaturën dhe mungesën e lirisë, demokracisë dhe tregut të lirë dhe janë ndëshkuar padrejtësisht nga ligjet e ish-diktaturës. Sistemi diktatorial 50 vjeçarë në Shqipëri ka qenë një tmerr i vërtetë, një sistem politik dhe ekonomik që i varfëroi të gjithë shqiptarët deri në palcë. Drejtësia ish-komuniste e mbas viteve 90-të nuk kishte asnjë mundësi, dëshirë dhe hapësirë ligjore për ta ndëshkuar ish-diktaturën. Në të vërtetë ndodhi krejt e kundërta mbas viteve 90-të! Ish-përfaqësuesit e diktaturës të të gjitha niveleve ose fëmijët e tyre kanë sot pushtetin ekonomik, politik në bashkëpunim me krimin e organizuar pseudo të djathtët dhe të majtët. Në vendet e ish lindjes që sot janë pjesë e BE-së si Rumania dhe Kroacia ndëshkimi penal funksionoi në të gjitha nivelet duke filluar nga ministrat dhe drejtuesit e lartë të shtetit. Përfaqësuesit e ish-diktaturës dhe ish-nomenklaturës Shqipëri u dënuan vetëm për “kafe” dhe jo për dëmin e madh në të gjitha planet, që i kishin shkaktuar të gjithëve. Mbas viteve 90-të SH.B.A. i kërkuan Sali Berishës ndarjen e pushteteve, ekzekutivi, drejtësia dhe pushteti legjislativ. Në të vërtetë ndodhi krejt e kundërta dhe ishte pikërisht politika në bashkëpunim me krimin dhe korrupsionin që sundoi dhe e emëroi drejtësinë e pavarur. Sot janë përsëri SH.B.A-të që investuan për drejtësinë e pavarur dhe administrata amerikane kërkon me forcë luftën me mjete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit në Ballkan dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri. Situata aktuale është e krijuar nga një klasë politike e korruptuar në palcë në 32 vite Rama, Berisha dhe Meta ose siç e quajta trekëndëshi i regresit. Prandaj muaji Shtatorë do të shënojë fillimin e pastrimit të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ndëshkimin me mjete ligjore të krimit dhe korrupsionit politik 32 vjeçarë në Shqipëri dhe në disa vende të Ballkanit perëndimorë.