BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Ndjesa e Bashës për probleme madhore, jo për ca taksa minore

Ndjesa e Bashës për probleme madhore, jo për ca taksa minore

Edhe pse për herë të parë, ndjesa e Lulzim Bashës për taksën e pronës tetë për qind është një risi që duhet përshëndetur. Edhe pse nuk është vendimmarrja e tij direkte. Tek e fundit, lideri i PD-së për herë të parë qysh se ka nisur rrugëtimin politik kërkon ndjesë publike për një element të veçantë dhe periferik. Shoqëri pa taksa dhe pa tarifa premton Lulzimi. Edhe pse në kapitalizëm është e paimagjinueshme. I vetmi produkt që nuk taksohet deri sot është ajri, po besojmë me ndotjen atmosferike dhe problematikat me klimën globale do kemi ndonjë taksë edhe për ajrin që thithim së afërmi. Premtimet e Bashës, gjatë takimeve me mbështetësit e vet në kuadër të lëvizjes më të re, për t`i motivuar shqiptarët të votojnë për partinë që u siguron në letër gjithçka nuk ka arritur në tërë këto vite, një shoqëri ndryshe nga tërë shtetet e globit, pa taksa dhe pa kontroll institucional, inspektoriate të bizneseve, kontroll të bilanceve, kupon tatimor të treguesve financiarë. Kjo është një utopi e pastër. Gjithsesi, ndjesa është një virtyt që politikanët shqiptarë nuk e kanë në praktikën e punës së tyre. Edhe premtimi për heqjen e taksës së karburanteve, siç pretendon dhe zotohet Basha, duke ulur automatikisht në masë të ndjeshme çmimin e naftës, është sa për të larë gojën. Në praktikën e përditshme, çmimet i përcakton tregu dhe nuk varen nga dëshirat subjektive të qeverive. Në këtë aspekt është aventurizëm klasik edhe zotimi se qeveria Basha nëse vjen në pushtet do bëjë mrekullinë e çmimeve. Ndjeshmëria e qytetarëve për pagesat aq më shumë për taksat që paguajnë është e madhe. Duket sikur premtimet për ulje drastike taksash japin efekte të menjëhershme tek ata që dëgjojnë. Realiteti nuk është kështu. Edhe fermeri më i largët, blegtori që shet qumësht në treg, e di shumë më mirë llogarinë sa shet, sa fiton dhe cila është pjesa që zënë taksat. Po le të supozojmë se taksat “Basha” do zbatohen që ditën e parë dhe ndjesa është e pranueshme edhe për efekte morale. Po nëse pranohet ulja drastike e një takse dhe merret e mirëqenë ndjesa e kryetarit, atëherë do ishte në detyrimin e tij politik e moral që ua ka borxh shqiptarëve, ndjesën ta shtrijë kudo që ka gabuar që ditën e parë kur u fut në politikë. Ndjesa, si radhë duhet të niste me “Rrugën e Kombit”, ku në bilancin përfundimtar munguan më shumë se 250 milionë euro. Atëherë, le ta kërkojë këtë ndjesë edhe për këtë vjedhje galopante pa asnjë adresë përgjegjësie. Basha si ministër i kohës për Infrastrukturën, duhet të japë llogari. Vërtet iu shmang gjyqit, po së paku të mos i shmanget ndjesës së sinqertë. Ndjesa për një taks minimale nuk është asgjë përpara detyrimit për t`u kërkuar falje shqiptarëve për gjëmën që ndodhi në 21 janar 2011. Basha ka qenë drejtues i Ministrisë së Brendshme, që ka detyrë numër një ruajtjen e jetës së qytetarëve. A nuk e ka detyrim moral dhe etik për t`u kërkuar ndjesë familjeve të katër të pushkatuarve në qendër të Tiranës, vetëm se guxuan të protestonin? Ngado që të shikosh këtë ngjarje, shteti është fajtori dhe përgjegjësi kryesor. Dhe në krye të ministrisë ishte vetë Basha. E ka detyrim, është në borxh me viktimat ndaj të kërkojë ndjesë. Është vogëlsi, një taks mbi pronën, tetë përqindëshi. Ndjesa për këtë, ngjan thjesht si një lojë para detyrimit që ka Basha t`u përulet tiranasëve për vjedhjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, mandat të cilin e fitoi me dhunë, vetëm pasi u gjetën votat e “gabuara” në kutitë e gabuara. Realisht, ishin vota të mbartura në kutitë e picave dhe ndoshta vinë ende erë vaj. Katër vite në krye të bashkisë më të madhe dhe bilanci është për t’i qarë hallin. Asnjë vepër dinjitoze. Asnjë ndryshim i thellë. Asnjë litër më shumë ujë i pijshëm. E vetmja zgjidhje, ishte leja për shtesë të pallatit, ku banoi për shumë vite, po edhe atë e këmbeu me dy vila me çmime astronomike. Do ishte i vlerësuar dhe i sinqertë nëse do u kërkonte ndjesë burrërisht anëtarëve të PD-së për mungesë transparence në garën për kreun e PD-së. Po kërkesa për ndjesë nuk mbyllet këtu. Prej gjashtë vitesh në opozitë, Basha ka udhëhequr një marshim të pandalshëm, gati shkatërrues. Beteja të ashpra kundër mazhorancës. Po e kritikueshme dhe që është jashtë çdo sjelljeje të natyrshme opozitare, janë aksionet e dhunshme në bulevardet e Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë, ku është bllokuar lëvizja e lirë e qytetarëve nga sulmet me molotov dhe aktet e dënueshme. Marshimi “Rama ik” i shtrirë në një vit, u shoqërua me beteja që prodhuan të plagosur, dëmtime të institucioneve. Shqiptarët nuk ia kanë borxh opozitës, skenat e frikshme që u prodhuan me shkatërrime dhe bllokime që nuk i dhanë asnjë fitore koalicionit opozitar. Po nuk mjaftuan revoltat, hedhja e militantëve kundër forcave të rendit. Është veprimtaria anti integrim, lobimi me kancelaritë europiane, ku liderë të opozitës, kanë kontaktuar me homologë të tyre dhe në vend që të luftonin për pranimin e Shqipërisë në BE, kanë bërë të kundërtën. Edhe më e pafalshme për ndjesëkërkuesin është lobimi me para të lobistëve rus akuzë që sot është në hetim nga drejtësia e SHBA dhe prokuroria shqiptare. Ndjesë të madhe duhet të kërkojë për këtë qëndrim. A mund të quhet ndjesë e sinqertë nga Lulzim Basha, duke u mënjanuar nga këto qëndrime?! Nëse nuk u kërkon falje shqiptarëve, militantëve, mbështetësve të tij që braktisi zgjedhjet e pushtetit lokal dhe nuk u bë pjesë e tyre, çdo kërkim falje tjetër është pa dobi! Djegia e mandateve, a nuk është një ngjarje që meriton reflektim? Po mospjesëmarrja në komisionin e reformës zgjedhore, a nuk është një veprim që nuk mund tolerohet? Shto këtu edhe qëndrimin dhe mospjesëmarrjen në reformën për drejtësi, e cila kërkon patjetër kontributin e opozitës, a nuk është një akt që e vë para përgjegjësisë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha? Nëse s`do kërkonte ndjesë për të gjitha këto prapësi dhe qëndrime që bien ndesh me interesat madhore të Shqipërisë, nëse do ishte i sinqertë dhe i plotë në këtë ndjesë publike, atëherë le mos të kërkojë falje përgjysmë. Ndjesë le të kërkojë për të gjitha bëmat që ka bërë ai dhe paraardhësit e tij në krye të PD-së dhe vendit. Të kërkojë falje për shmangien nga detyrimet, si oponencë e qeverisë. Për rolin e munguar, si faktor i pazëvendësueshëm i sistemit demokratik. Nëse ndjesa kërkohet për një taks minore, periferike, për një organizëm kontrolli, atëherë më mirë të mos kërkojë ndjesë fare. Falje duhet kërkuar, o për gjithçka, o për asgjë! Ndjesa për cikërrima nuk e pastron e as e lartëson politikanin Basha, kreun e opozitës jashtëparlamentare!

Nga Bardhyl Bejko