Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ndocrrok-izmi" ose e vetmja e vërtetë politike e post diktaturës!

Postuar: 12/09/2019 - 07:20

Kush nuk ka lindur, por dhe kush nuk ka jetuar për një periudhë të gjatë në Shkodër, as nuk di çfarë do të thotë "Ndocrrok-un" as nuk e shqipton në rregull atë! Nuk e di, se kur përdoret realisht emër mbiemri gjysmë imagjinar, i një personi, por që atij përballë i lë të kuptojë se "është një punë e pa kryer" ose që nuk ka për tu kryer kurrë! Vjen nga batutat e ahengxhinjve dhe sigurisht zanatlinjve e pronarëve artizanë në pazarin e Shkodrës, prej nga kanë dalë margaritarë humori dhe këngësh shkodrane! "Ndoc Rrokun" e ka përdorur edhe KM-ja i sotëm i joni, si me një të katërtën e gjakut shkodran që ka! Por shumica në Tiranë dhe që nuk janë shkodranë, nuk e shqiptojnë dot "ND" e bashkuar hundore, si në Shkodër dhe në shumicën e rasteve ju del "Noc", duke u kuptuar qartë se nuk janë nga Shkodra! Kështu ishte dhe në kohë të diktaturës, kur bëheshin mbledhjet e kolektivave dhe merreshin angazhimet për tejkalim plani apo plotësim detyrash! Në fund njerëzit dilnin nga mbledhja dhe batuta e radhës ishte - po po "ndocrrokun tash po bajmë"! Kaq shumë ishte e përdorshme sa nuk dukej më një emër dhe mbiemër, por një fjalë e vetme që del: Ndocrroku! Sot në fakt, mbas rënies së diktaturës dhe talonit të mishit, që në Shkodër i thoshin dikur - Ndocrrokun tash po han, ose qumështit në radhë, që thoshin "Ndocrrokun tash po merr", ka nisur dhe filozofia e "Ndocrrok-izmit" në Shqipëri! Në të vërtetë filozofia e "ndocrrok-izmit" është e vetmja e vërtetë politike në post diktaturë, ose tranzicionin idiot shqiptar, prej afro tre dekadash! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "Çeku i Bardhë" i Pashkos dhe PD-së, në fillimet e saj, por ku ka edhe më "ndocrrok-izëm" se sa "paratë e shqiptarëve janë të pastra" në kohë "Piramidash" e thënë nga Sali Berisha? Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "do ju kthejmë 100% paratë e humbura" e deklaruar nga Fatos Nano? E ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "Shqipëria superfuqi energjitike" nga Sali Berisha, për të mbushur çdo përrua dhe pamje turistike Shqipërie me beton HC-shë? Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "inaugurimi i Rrugës së Kombit" nga Sali Berisha, që jo vetëm nuk kishte përfunduar aspak, por ishte dhe në borxh deri në fyt! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "bypass-i" idiot dhe shkatërrues për qytetin e madh të veriut ose Shkodra, i thënë dhe i bërë nga Sali Berisha! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "të gjithë shqiptarët në universitet" e Sali Berishës dhe pastaj lindja e shumë "universiteteve kioska", të cilat kanë shkatërruar përfundimisht arsimin e lartë dhe do ti shikohet "hajri" dhe për shumë vite më pas! Ku ka më "ndocrrok-izëm" sa deklarimi i Sali Berishës se kemi ndërtuar mbi 10.000 km rrugë ose gati sa Franca ose Spanja?! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa të deklarosh si Sali Berisha se në shesh ishin 500.000 demokratë e demokrate?! Po sa e sa "ndocrrok-izma" kanë dalë nga ai lider dhe ajo parti, tashmë është e kotë të flasësh dhe thuash, por solla disa të lehta sa për ilustrim, që të kujtojmë marrëzitë e pa kryera ose të thëna si premtim apo demek realizim në kohë! Por "ndocrrok-izma" ka plot dhe KM-ja i sotëm, që ka një të katërtën e origjinës nga Shkodra dhe ka mësuar të shqiptojë disi "nd" hundore (jo aq mirë, por mundohet) në batutë! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa 300.000 vendet e punës si premtim? Ku ka më "ndocrrok-izëm" se portalet dhe marrëzitë e tilla, ku sërish vendos çdokush, përveç të drejtës? Po ku ka më "ndocrrok-izëm" se statusi i nëpunësit civil dhe konkurset e medemek administratës sot? Jo mashtrim e gënjeshtër, por janë arrogancë e qelbur akoma më keq se sa urdhërat e dikurshme të partisë së Berishës, që sëpaku nuk lodheshin me "pord...tale" e konkurse të rrejshme e mashtruese! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa shërbimi në spitale dhe urgjenca?! Ishte një "ndocrrok-izëm" në kohën e SB-së, ku spitalet ishin "hale me pacientë fatkeqë brenda", sot janë "ndocrrok-izëm" mes privatit me PPP dhe shtetit me para xhepi, kur të shërben! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa kandidaturat e partisë sot si në pushtetin vendor dhe ato qendror?! Ku ka më "ndocrrok-izëm" me tatim taksat dhe me pirjen e duhanit, me hipotekat - kadastra, me lejet e ndërtimit, me standartet e turizmit, me karburantet, me ujin e pijshëm, me betonizimin? Kjo është pastaj mrekullia më e madhe, po të shikosh videot çfarë kanë thënë (këta sot) kur deshën të vinin në pushtet dhe çfarë bënë mbas disa vitesh në pushtet! Po pra, pikërisht "ndocrrok-izëm"!

Sot "ndocrrok-izëm" është zbatimi ligjit, drejtësia e zbatuar dhe demokracia e brendshme në partitë shqiptare, por kryesisht te tre të mëdhatë! Kush nuk e di këtë gjë?! "Ndocrrok-izëm" është i gjithë diskursi politik në Shqipëri! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa fjalët dhe bisedat tona politike për Evropën dhe Integrimin pikërisht në BE! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa banaliteti politik joni në marrëdhënie me ndërkombëtarët dhe sidomos demokracinë e aplikuar në sistemet e saj në Shqipëri! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa protestat, molotovët dhe "hedhjet e Ramës" që bën opozita shqiptare dhe ku ka më "ndocrrok-izëm" se përgjigjet politike pozitare, që kjo e fundit ju jep shoqërisë dhe sidomos shtresave në nevojë! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa "mbrojtja sociale dhe ndihma sociale" në Shqipëri! Ku ka më "ndocrrok-izëm" se sa punësimi në Shqipëri! "Ndocrrok-izmi" është e vetmja e vërtetë politike post diktaturë në Shqipëri! Kjo është filozofia më tragjikomike që pushteti i PD-së, PS-së dhe LSI-së, bashkë me partitë e vogla që kanë mundur të hipin në pushtet, kanë tridhjetë vjet që përdorin për të sunduar në Shqipëri! Po sigurisht dhe deri tani, ju ka shkuar mjaft mirë!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që të takoja shumë shokë e miq.

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit

Postuar: 15/09/2019 - 07:39

Shqipëria e një establishmenti politik tashmë fajtor, për zgjatjen në tranzicionin tonë pa fund,

Postuar: 15/09/2019 - 07:36

Me armë që këndonin në duar të 23 luftëtarëve, partizanë e territorialë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:22

 Sherre bëhen gjithandej nëpër Shqipëri.

Postuar: 14/09/2019 - 07:18

 Në takimin e rastit më të rëndësishëm përpara tetorit të mundësisë së hapjes së negociatave