BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ndriçim të tillë si “ylli” Xhevit Dyrmyshi, yjet nuk e kishin…

Ndriçim të tillë si “ylli” Xhevit Dyrmyshi, yjet

Prandaj edhe Zoti, e mori pranë, në kulmin shkëlqimit të tij, në kulmin e suksesit, të vlerave njerrëzore dhe intelektuale, edhe duke e ditur që mësuesit, nuk vdesin, ata mbeten në përjetësi…Ishte 11 Nëntori i vitit 2020, kur “Hija vrastare” Covid-19, e rrëmbeu edhe inteletualin e shquar, vizionarin, “pishtarin” e dritës e diturisë i bërë njësh me Gramshin e tij të dashur, Xhevit Dyrmyshi. Nuk mund të qëndroj pa thënë, sepse më ka mbetur si një peng I madh në zëmër, tek mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Xhevitit atë ditë Nëntori.. Pengu im, të cilin nuk mund të ma largojnë as librat që më dërgoi ai e që më hapën horizont për traditat patriotike e luftarake të popullit të Gramshit e Batalionin, Vërcë Sulovë me Komandant Kapo Lena e Komisar Kadri Musai. Me gjithë dëshirën e madhe që kishim për t’u takuar, sic e kishim lënë, nuk mundëm ta realizojmë. Vetëm tre herë kishim komunikuar ne telefon dhe akoma e ruaj në kujtesë atë komunikim të ngrohtë që kishte, atë fjalë të ëmbël që nxirte nga goja atë edukatë shëmbullore që kishte dhe që nuk kishin nevojë për komente. Fjalët që u dalin nga zëmra gramshiotëve e veërtetojnë plotësisht këtë konkluzion. Por, nuk janë vetëm gramshiotët ata që mbajnë në gojë, janë të shumtë edhe të tjerë. Muhamet Cenko, nga Korca, mësues veteran i gjuhë letërsisë, Istref Haxhillari nga Mokra për fizikë dhe Xhevit Dyrmyshi për Psikologji –Pedagogji, të tre, kryenin kursin 1 vjecar pasuniversitar 1984-1985, ishin një “prerje”, kujtojnë kolegët e tyre. Muhameti Cenko, shprehet i keqardhur për shokun tij që mbi të gjitha e kishte shok të zëmrës më shumë nga shok i dhomës ku qëndruan vetëm 1 vit, mbasi Xheviti refletonte edukatë, mirësi dhe embëlsi... Ai, shpreh atë respect që nuk e shpreh as për ata që ka qëndruar për dhjetra vite bashkë. “:Kultura dhe edukata, vizioni i tij, nuk kishte nevojë për komente, shprehet Muhameti, ajo fliste nëc’do punë të tij, qysh nga shënimet që mbante, nga aftësitë e tij, korrektësia dhe zgjuarësia që kishte. Kështu shprehet edhe Istrefi për këtë “shok, si askush tjetër, atë njeri të zgjuar, korrekt dhe të aftë, që reflektonte vetem dashuri e mirësi… I shkruaj këto rradhë, si një detyrim që e kam për këtë mik që të gjithë ata që e kanë njohur, por që Zoti e mori pranë që të ndricojë nga lart,një Zone më të gjërë nga ajo e Gramshit sic i ndricoi tërë jetën e tij brezave të shumtë që nxori nga bankat e shkollës. Për njerrëz të vecantë, ka këndvështrime të ndryshme dhe si e tillë, është e pashmandëshme që të kenë edhe përshtypje jo të mira. Por, ja që ka edhe njerërz si Xhevit Dyrmyshi, ky intelektual gramshiot, që edhe nxënësi më i vështirë, shprehet me përshtypje të vecantë, bile edhe nga ata që nuk kishin besim në forcat e tyre se një ditë do të bëheshin mësuesa dhe edukatorë. . Ja si shprehet njëri prej tyre: “As që më shkonte në mëndje qysh kur hyra në bankat e shkollës që unë të bëhesha mësues. “Këtë profesion të dashur ma “injektoi” Xheviti Dyrmyshi, mësuesi im i parë të cilit i jam mirënjohës”, thotë ai. Mënyra se si sillej, si komunikonte me ne nxënësit, vullneti i tij që të na bënte të gjithëve të shkëlqenim, qysh kur ai filloi punën si mësues i matematikës në fshatin Sult. Ai nuk mjaftohej vetëm në orët e mësimit, por edhe në c’do kohë që ne i kërkonim ndihmë. Unë, nuk e fsheh që nëtë gjitha klasat e shkollave që ndoqa përpara më delte Xheviti. Edhe kur dola mësues, në pedagogji, kasha vështirësi. Xheviti, më njihte, dhe mbasi më uroi suksese në punë mes të tjerave më tha. “Unë, me juve nuk e kam përfunduar punën time, deri sat ë të bëj mjeshtër edhe në pedagogji. Atëherë ai kryente detyrën e Drejtorit të Kabinetit Pedagogjik dhe më pas Përgjegjës i Seksionit të Arsimit..Dhe të them të drejtën, nuk mu nda derisa edhe në këtë detyrë që unë nuk kasha vetë besim, e realizoi. Unë nuk e di c’të them tjetër për atë yll ndrucyues që të gjithëve i ndricoi rrugën e dijes”. Për Xhevitin, e quaj të tepërt apo më mirë hunbje kohe që të flas për rezultatet e shkëlqyera në të gjitha shkollat që përfundoi qysh në shkollën shtatëvjecare në fshatin e lindjes, Shkollën aq të njohur “Shevqet Gjuzi’ e deri në përfundimin e fakultetit në Shkencat e Natyrës, dega Matematikë.Nuk do të flas as për kualifikimet e shumta si kursin parauniversitar për Pedagogji Psikologji pranë Universitetit Histori Filologji në Tiranë, të gjitha me noën 10-te e më pas, master professional, në gjuhët e huaja, në Filosofi etj etj të gjitha me notën 10-të. Nuk do të bëj fjalë as për realizimin e detyrave në mënyrë të shkëlqyer, qysh kur filloi punën si mësues në fshatin Sult për një periudhë prej gjashtë vitesh e deri në funksionin e lartë si Drejtor I Drejtorisë arsimore si Drejtor i Shkollës aq të njohur “Shevqet Gjuzi, Drejtor i Kabinetit Pedagogjik etj etj. Të gjithë sektorët dhe në të gjitha funksionet që ai drejtoi, kishin nevojë për aftësitë drejtuese dhe organizuese të njerëzve të tillë si Xheviti. Në ç’do funksion që kreu, ai ishte një kuadër I kompletuar nga aftësitë e tij drejtuese dhe organizuese. Traditat e shkëlqyera të Zonës së Sulovës, i bëri njësh me dijet e kohës, si bir i denjë i saj. Ai, ishte edhe mësues, edhe drejtues, edhe menaxher, edhe këshilltar, si antar i Këshillit Bashkiak, edhe si publicist në shumë organe shtypi e në mënyrë të vecantë në ato tëMinistrisë së Arësimit. Ai, mbi të gjitha ishte një model, një kuadër profesionist, që edhe dekoratat dhe certifikatat e mirënjohjes nga shumë institucione, e kompletonin edhe më mirë këtë intelektual të thjeshtë e të dashur,me njohuri të gjithanshme si metodist, dijetar, rganizator, metodist. “Ylli” Xhevit Dyrmyshi, vërtet që nuk është fizikisht, por las pas katër “Yje” të tjerë, tre vajza dhe një djalë që ndricojnë me tërë shkëlqimin e tyre. Vajza e tij e mesme Anila, inxhinjere ndërtimi e shpreh me vargje pikëllimin e saj, “Në cakun e derës, të presim c’do natë / Të na shfaqesh ti me të njëjtin hap / Me zëmër rënduar thërrasim Atë / E kthejmë kokën prapa, Ti na zhdukesh prapë… Edhe Vajza e madhe Elda, e cila ka mbaruar studimet e Larta në Itali, edhe Vajza e vogël Klodiana me profesion farmaciste edhe Djali, Ditjoni që studjon në mjeksi e nderojnë këtë Yll që ndricon nga lart,me ndricimin e tyre human e bamirës, me emrin që la pas Babai i tyre. Prehuni në paqe e përjetësi Xhevit, sepse për paqen e dritën punuat e luftuat tërë jetën!