BREAKING NEWS

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,
x
BREAKING NEWS

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë
x
BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x
BREAKING NEWS

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin
x
BREAKING NEWS

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon
x

Opinion / Editorial

Ëndrrat dhe pengesat që “Sadrazami” të marrë “vulën” e humbur!

Ëndrrat dhe pengesat që “Sadrazami” të marrë

“Vulën” e qeverisjes për herë të tretë,“parajsën” aq shumë të dëshiruar..Sadrazami, në kohën e Perandorisë Osmane, ishte titulli i Vezirit të Madh, një nga më të rëndësishmët në organizimin administrativ të Perandorisë Osmane, ishte kreu i shërbimeve shtetërore, Komandant i ushtrisë, Kreu i Këshillit perandorak dhe drejtësisë, bartës i vulës së Sulltanit dhe përfaqsuesi i vetëm  i plotfuqishëm i Sulltanit,! Edhe “Sadrazami” ynë, dikur ishte i plotfuqishëm dhe kishte grumbulluar në dorën e tij të gjitha pushtetet.. Sot, kthehet disa vite mbrapa, në kohën kur ishte “Sadrazami” i Parë dhe kërkon të “nusërojë” për herë të tretë, me po të njëjtat “armë të ndryshkura”,por që ka disa probleme që nuk e lejojnë të bëjë një gjë të tillë..E para dhe më kryesorja, është se nuk e ka vulën, atë që i jep tërë fuqinë “Perandorisë që ai kërkon të marri. .Këtë “vulë” kërkon ta marri me protestën “më të fuqishme” që kërkon të bëjë për të përmbysur Qeverinë “Rama”që është njëkoihësisht edhe “vulë” për të tatuar pulsin për fuqinë që ka!. .. Nuk kërkon  që “vulën”  ta ketë bashkë me Presidentin që ka bërë gati plackat e zyrës dhe do të dali në protesta me qytetarët.!”Vulën” kërkon ta ketë i vetëm që si dikur të bëhet “Zot” që të komandojë edhe partinë, edhe ushtrinë, edhe drejtësinë..Gjasat për të marrë “vulën” në këto ditë  të nxehta Korriku, janë shumë të pakta, mbasi “temperatura” e tij më e madhe vjen nga etja për pushtet, por që, nuk ka as  “këllqe” as “vuxhut” dhe më këq akoma, mosha nuk e lejon për të marrë postin e ‘Sadrazamit”! Përvec kësaj, ka edhe një problem tjetër shumë të Madh atë të njeriut “të padëshiruar” edhe nga aleati i tij i dikurshëm strategjik. Them aleati i tij i dikurshëm strategjik mbasi vetë ky, “Sadrazemi” i sotëm e kishte aleat, kurse ata, asnjëherë nuk e konsideruan si të tillë. Për këtë le të dëgjojmë ish Senatorin dhe kongresmenin Joe DioGuardi në fillimet e demokracisë që në fakt ishte një “neodiktaturë” që kërkonte të instalonte “Sadrazami”: Ai thotë: “Kurrë nuk e harroj kur shkuam në Shqipëri dhe e ndihmuam zgjedhjen e Sali Berishës President. M’u desh të shkoja dy herë, sepse në vitin 1991 komunistët kontrollonin gjithçka. Isha atje me delegacion dhe kur u ktheva, thashë se këto nuk ishin zgjedhje të mira dhe u desh t’i përsërisnim. Unë nuk e dija që Sali Berisha ishte i përzgjedhuri i komunistëve për të garuar. Shikoni videot e mia në YouTube, të viteve 1993-94, intervistat me të. I thashë: Bëjeni një qeveri të njëjtë me atë në SHBA. Por, ai nuk e bëri. Gjëja e parë që donte të bënte ishte të kontrollonte gjyqtarët, drejtësinë. Çfarë qeverie e bën këtë?  Më poshtë ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, shkruan:  “Dhe unë, isha shumë kritik, pasi që kemi patur shqiptarë që vinin këtu për lutjet e mëngjesit, që ishin përgjegjës për Gërdecin, për vendosjen e minave aty, njerrëz që u shisnin plumba kinezë amerikanëve.. Këta, janë njerrëz që vijnë tani në Ëashington, për lutjet e mëngjesit, duan të bëjnë fotografi me politikanët këtu.  Vranë njerrëz  dhe vinin në SHBA për lutje apo për një foto.me politikanët..”! Përvec kësaj, Joe DioGuardi, nuk është i vetëm. Asnjë përfaqsues i Aleatit Strategjik, nuk është larguar nga Shqipëria me mënyrën se si ka qeverisur “Sadrazami” ku në një mënyrë apo në një tjetër i ka shpallur të gjithë “Nom grata” duke filluar qysh nga viti 1997 kur përfaqsuesin e Aleatit Strategjik,në trazirat e “Vitit të mbrapshtë” pranë Ministrisë së Mbrojtjes  e shpalli “Non Grata” dhe deri tek Ambasadorja Juri Kim që e kërkon një gjë të tillë, edhe tani që i kanë “rrënë dhëmbët”!. “Sadrazami”, erdhi në pushtet në një kohë kur i gjithë populli i vuajtur dhe i cfilitur në Diktaturë, shpresonte për demokraci, shpresonte për liri e për të drejta, për mirëqënie..Mbas kaq vitesh, përafërsisht aq sa Diktatura qëndroi në pushtet, ai e ka humbur përfundimisht të drejtën e “vulës” për t’u bërë vetë “Zot” e vetë “Shkop” sepse askush nuk ka besim tek ai se do të bëjë dicka të mirë për Shqipërinë e për shqiptarët..Ai, nuk e ka këtë hall. Halli i tij i vetëm është  pushteti personal për t’i treguar shqiptarëve që “ndëshkimi im i dhënë ngë Aleati Strategjik, është absurd!.Në vitin 2013, kur ai e dorëzoi pushtetin, apo kur e rrëzoi “Sovrani” me votën e lirë, ja dorëzoi “Vulën” një “Jeniceri” që nuk e kishte “aberin” të bëhej “Kryeministër” i opozitës duke i sjallë një dëm të madh opozitës dhe më shumë Shqipërisë, duke i dhënë mundësi Ramës që të qeverisi i pashqetësuar, dhe  jo vetëm mandatin e tretë do e mbylli, por do të vazhdojë derisa edhe Zahoja të marri “Vulën” e tij. A nuk e dintë vallë “Sadrazami” Sali se sa mënd kishte “jeniceri” i tij, Basha? E dinte që c’ke me të, por sepse “kapistrën” e tij e mbante ky, nga mbrapa “perdes” dhe kur ekonomia po shkonte poshtë e më poshtë, askush nga këta që sot janë bërë “fije fije” nuk u bë i gjallë për Shqipërinë.. Po kush i bëri fije fije? I bëri ai që e kriojoi këtë Parti që qytetarët i besuan për të sjellë shtetin ligjor aq shumë të dëshiruar, por u “gremis” vetë e para e bashkë me të morri “zvarrë” tërë jetën e vëndit!. Sot, thuhet që është në opozitë, por një dreq  e merr vesh që është  në “qiell” apo  në “tokë”!. Atëherë lind pyetja; Kur Sadrazami, bëmat e të cilit nuk numurohen nuk bëri asgjë as për demokracinë e as për ekonominë por e coi atë në “Zgrip”edhe kur e kishte “Vulën” si do të mund të bëjë këtë në një kohë kur  një barrë e rrëndë i rrëndon mbi kurrizin e tij të kërrusur nga mosha dhe spondeliartriti e më keq akoma që nuk ka as të drejtën e “Vulës”?   Nuk bëri dicka të mirë për këtë vënd, atëherë kur e komandonte partinë që krijoi me “grusht të hekurt”, si  do të mund të drejtojë këtë parti, “shejtanët” e të cilës kanë dalë nga “shishje” dhe hyjnë e dalin sipas qejfit, pa e ditur edhe vetë se c’farë kërkojnë e ku shkojnë? Fill sapo e morri lajmin e keq, brofi në këmbë , rrëmbeu “shpatën” dhe ndërmori një lëvijvë “cartiste” të quajtur foltore.!.Asnjë grimë mënd nuk kërkon që ai e bëri këtë, për të mirën e Shqipërisë, por e morri nga “dhimbja” që i shkaktoi kjo plagë dhe filloi të eci e të flasi përcart!. A mund ta besojë kush? A mundet që qytetarët t’i besojnë këtij pushtetin në një kohë që nuk e mbajti dot atëherë kur kishte edhe “vulën” edhe “firmën” edhe të bindurit e tij, si do të mund ta marri  sot që këta “të bindur” i ka fije fije dhe nuk ka nga pas qytetarët që kërkojnë mirëqënie, por ka, vetëm disa dhjetra apo edhe qindra simpatizantë të tij dhe këta i shkojnë nga mbrapa, jo për interesat e Shqipërisë, por për interesta e tyre që besimin e kanë tek “Prijësi” i tyre i “zëmrës”!.Thuhet një shprehje që “qorri e gjen gropën vetë”! Të gjitha gjasat, asnjëra prej tyre nuk flet për “Sadrazamin”, që tashmë është një kartë, jo vetëm plotësisht e “djegur’ por edhe e flakur tutje nga shumica dërrmuese e “Sovranit”, që kërkojnë shumë nga kjo Qeveri, por që mefshtësia e saj nuk po i përgjigjet...Ca më shumë sot, në politikë kërkohen idealistë, që të luftojnë për idealet e nëpërkëmbura, për të drtejtat e tyre po ashtu dhe jo nga njerrëz interesaxhinj që kërkojnë të spekullojnë me të drejtat e qytetarëve..A kanë të drejtë qytetarët të ngrihen në protestë? Kanë plotësisht, por jo nga një që më shumë nga gjëndja ku është katandisur Shqipëria, i dhibset pushteti personal i tij, .Ai, buzëqesh, vetëm atëherë kur Shqipëria vuan, kur qytetarët janë në pikë të hallit e vecanërisht në këtë kohë me cmimet katastrofike dhe pagat që nuk dalin as për ilacet.. Por vetëm ai që i heq i di, kurse “Sadrazami” gjen kohën dhe spekullon me bukën e gojës të qytetarëve. Më shumë nga rritja e cmimeve që është një problem ndërkombëtar, ne qytetarët vuajmë nga spekullantët e pamëshirshëm që në një formë  apo në një tjetër, qeveria i stimulon me politikat që ndjek, me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj, , me krrimin e organizuar,me një administratë të kalbur e të korruptuar, me mungesën e kontrollit..Sot,  kërkohet përgjegjsi nga  ata që i dhimbset ky vënd, nga gjeneratat e reja dhe jo nga “kartat e djegura” që qytetarët ja kanë “pirë lëngun”! Të gjithë duhet të bëhen një “kokë” e të kenë një mendim nëqoftëse duan të mirën e këtij vëndi e aq më tepër kur qytetarëve i “qajnë hallin” me fjalë dhe me vepra kërkojnë t’i shohin qytetarët dhe Shqipërinë, poshtë e më poshtë. që kanë mësuar përmëndësh togfjalëshin “rrëzim”, “Flakje në koshin e plehrave”, “tërrheqje zvarrë”, “i pafytyrë” etj etj e që nuk dëgjon një fjalë entusiaste.në këto kushte   edhe kjo është një tregues që kanë mbetur më larg nga shekulli i kaluar...Mungesa e idealeve dhe idealistave, bën që koha të thërrasi në skenë për të dalë nga gjëndja e krijuar, njerrëz që kënë mbetur në kohën e “nemces’!