BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Ëndrrat e tyre ngelën ëndrra në shekuj

Ëndrrat e tyre ngelën ëndrra në shekuj

Në çdo gusht familja Habilaj në Vajzë të Vlorës kujtojmë me dhimbje, por dhe me krenari ditët kur dy vëllezërit Maliq dhe Lelo Hadër Habilaj, ranë heroikisht në krye të betejave, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ata ishin të rinj, në moshën 17-19 vjeç, por u ndërpre në mes në muaj gusht 1944, 15 ditë larg njeri tjetrit në qytetin Peshkopisë dhe 15 km larg njeri tjetrit. Ndodhë që njeriu gjatë jetës së tij të përshkruaj udhë të gjatë thuajse të pafund dhe kjo nuk përbën asnjë risi. Ndodhë i ndërpritet para kohe ky udhëtim, por dhe kjo është pjesë e jetës njerëzore dhe nuk përbën asnjë çudi. Në jetën e njerëzve të veçantë mund të ndodhë dhe krejt ndryshe. Të thirrur nga zëri i Atdheut, ata mund të ngjiten drejt qiellit dhe aty të digjen si yje, duke ia falur dritën e tyre Atdheut që i lindi. Për ta nuk kishte rëndësi mosha, nuk kishte rëndësi vitet e mbetura për të jetuar, e cila ene nuk kishte filluar, ato fare pak vite që kanë përshkruar, nuk kishte rëndësi jeta e tyre. E vetmja devizë e tyre ishte zëri i Atdheut, liria e atdheut nga pushtuesit nazist dhe fashistë, në emrin e të cilit ata ikën, dhanë jetën duke luftuar heroikisht kundre forcave naziste dhe kolaboracioniste që ishin rreshtuar në anën e pushtuesve. Jeta e tyre u ndërpre në mes, por përjetësisht që nga qielli ata së bashku me 28 mijë dëshmor që kanë dhënë jetën për çlirimin e atdheut nga nazistët dhe fashistët, vazhdojnë e bëjnë dritë për Atdheun e tyre për shekujt të vijim e të na bëjnë ne krenar brez pas brezi. Të tillë ishin vëllezërit Maliq dhe Lelo Habilaj. Ata lindën dhe u rritën në një familje patriotike, e cila në breza ishte e lidhur në mënyrë aktive me të gjitha ngjarjet dhe luftërat për mbrojtjen e Atdheut, duke u bërë pjesë aktive në çdo kohë. Familja Habilaj ishte një ndër familjet më të varfra të fshatit Vajzë, kishin një shtëpi me një katua, një copë tokë ku bënin për 3-4 muaj bukë në vit, një lopë dhe një ka për punë. Familja Hadëraj i përballoi kohët e rënda bashkë me fshatarët e tjerë të varfër. Por, kjo ishte familje me karakter të shëndoshë dhe askujt nuk i ra në qafë. Ajo kishte dashuri dhe respekt për njerëzit dhe për fshatin. Habilajt, si familje kanë trashëguar ndjenjat e patriotizmit dhe të atdhedashurisë. Hadër Habilaj mori pjesë si luftëtar në çetën e Vajzës në Luftën e Vlorës të vitit 1920. Ai mori pjesë në të gjitha luftimet, nga Kota, në Drashovicë, Sherishtë dhe në Qafën e Koçiut, deri sa Vlora u çlirua përfundimisht nga pushtuesit italianë. Hadëri vdiq në moshë 38 vjeç duke lënë të shoqen Havanë dhe katër djem. Vitet kalonin dhe familja Habilaj ecte e jetonte si gjithë të tjerët me mundim e me vuajtje. Dallgët e jetës dhe përpjekjet për të punuar e jetuar i formuan dhe i edukuan fëmijët, duke u bërë burra para kohe. Vitet e rënda të pushtuesit fashist ranë dhe mbi djemtë e Habilajve. Ata u rritën mes vështirësive e nuk ju dha mundësia për shkollë. Por edhe pse pa shkollë u bënë më të mirë se shumë të rinj të shkolluar. Ata e ndjenin pushtimin fashist, prandaj u lidhën me luftën e popullit për liri. Me këtë frymë u rritën të katër vëllezërit Habilaj, Maliqi, Lelua, Sulua dhe Koçiu. Lindën në Jug të Shqipërisë dhe përshkruan me këmbë gjithë tokën e tyre dhe ranë në Verilindje, për të treguar se kjo tokë ishte vetëm një. Ata nisën udhën e maleve për lirin e Atdheut që fëmijë, ikën njëri pas tjetrit nga nëna e tyre dhe nuk u kthyen më kurrë, madje as të vdekur...

Familja vendosi për të dalë partizanë

Vëllezërit Habilaj dhe nënë Havaja u bënë pjesëmarrës aktivë të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ndihmuan me gjithçka që patën. Për aktivitetin e tyre në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, fashistët ju dogjën shtëpinë gjatë operacionit të prillit 1943. Familja Habilaj largohet nga fshati dhe vendoset në Hijen e Kuliut, pjesë e territorit të Vajzës, në Hametaj. Pas operacionit familja Hibilaj, si dhe familjet e tjera të Vajzës jetuan në ilegalitet duke u vendosur nëpër pyje, larg fshatit. Në familje kishte nisur biseda për luftën dhe për pjesëmarrje të vëllezërve Habilaj. Të gjithë donin që të dilnin partizanë. Nënë Havaja, që kishte dhe barrën e rëndë të shtëpisë, bashkë me Sulon, e biseduan më parë veç, për t’u hapur rrugë dy vëllezërve Maliq e Lelo. Ndaj organizuan si të thuash një kuvend familjar, ku diskutuan të mirat dhe vazhdimin e jetës së familjes Habilaj. Të paktë ishin si familje, por lufta do të bënte të sajën, pasi nënë Havaja e dinte se dasëm pa mish nuk bëhej dhe lufta kërkonte trima. Në bashkëbisedimin familjar të drejtuar nga nënë Havaja, vendosën të për të dalë partizan në mal Maliq e Lelo, duke lënë në kasolle nënën, vëllain e madh Sulejman (Sulo), i cili kishte marrë dhe rolin e babait dhe duhej kullandrisur shtëpia dhe vëllazëria, si dhe vëllai i vogël Koçi, i cili ndërroi jetë në vitin 1944.

Maliqi ra dëshmor për të mbrojtur tërheqjen e shtabit të batalionit

Maliq Hadër Habilaj, lindi në vitin 1924, por në jetë i munguam shumë gjëra. I mungonin lodrat, mundësia për t’u shkolluar, i mungonte babai, por nuk i mungoi kurrë dashuria për Atdheun. Ai nuk e njohu babanë e vet, por e dinte se ai kishte marrë pjesë në të lavdishmen Luftë të Vlorës, dhe kishte luftuar me trimëri dhe fituar mbi armikun. U rrit me vështirësive të mëdha, ku regjimi i kishin marrë gjithçka, por ju kishte diellin dhe dashurinë për Atdhenë. Në vitin 1939, kur vendi u pushtua nga fashistët italian, Maliqi ishte 15 vjeç, moshë e bukur e rinisë. Ai e kuptoi se kishte ardhur ora e madhe, ora e detyrës patriotike, ajo ëndërr që kishte nisur në vitin 1920 ishte ende gjallë... Ishte i ri, por e dinte se Atdheu nuk ishte vetëm brenda fshatit në shpat të Beunit. Atdheu shtrihej më tej, përtej maleve. U rreshtua në çetën e fshatit dhe pushka e tij gjëmoi kundër pushtuesit në Vajzë, Selenicë, Drashovicë e gjetkë. Atdheu i tij ishte i robëruar dhe në nëntor 1943, u kthye në ushtar të përjetshëm të të tij, duke u rreshtuar në radhët e Br. I S. Luftëtari i ri mori pjesë në të gjitha betejat e këtij formacioni luftarak, në Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan dhe Dibër, ku dha shenjat e një luftëtari të sprovuar. Kurrë nuk u ankua, nuk iu shmang rrezikut, nuk kishte frikë nga vdekja. Në të gjitha betejat ishte në ballë. Kështu eci betejë pas beteje, deri sa në korrik 1944, brigada u ndesh me formacionet gjermano-ballise në Fushë Alie të Peshkopisë. Ishte ditë e nxehtë vere, por luftëtarëve ju duhej të ecnin më tej, sepse misioni i tyre nuk mbaronte këtu, por tutje në kufi me Jugosllavinë, ku populli i Kosovës ishte i pushtuar. Këtu u gjendën të rrethuar nga forcat gjermano-balliste dhe detyra e tyre ishte të dilnin nga rrethim dhe të sigurohej tërheqja e shtabit të batalionit. Nuk u tërhoqën nga kjo detyrë e vështirë. Edhe rrethimi nuk i trembi, nuk u dorëzuan. Luftuan dhe ranë si trimat, komisari Myslym Shyri, skuadërkomandanti trim Maliq Habilaj dhe partizanë të tjerë.

I pari në sulm dhe i fundit në tërheqje

Lelo Hadër Habilaj shkoi në luftë pionier dhe ra në fushën e betejës, po pionier. I lindur në vitin 1928, ai nuk e ruante fare në kujtesë imazhin e babait. Ishte i vogël kur pushtuesit i dogji shtëpinë. I mbetur pa shtëpi dhe në Atdhe të pushtuar, u motivua të luftonte për të çliruar shtëpinë e madhe Atdheun. E gjithë familja ishte partizane, të katërt vëllezërit Sulo, Maliq, Lelo dhe i vogëli Koço, ishin në ballë të luftimeve, kur ende supet e tyre ishin shume të brishta. Lelo, vëllai i tretë, 15 vjeç, u ndje krenar kur bashkë me Maliqin morën udhën e malit. Luftoi në Vajzë dhe fshatrat përreth, dhe kur u krijuar Br. V S në nëntor 1943, bëhet një nga luftëtarët e saj në batalionin e dytë, në kompaninë e parë. Ishte trim, si i gjithë brezi i ri që kishte dalë malit. Nuk trembej nga vdekja si gjithë moshatarët e tij, kur vdekja thuajse nuk ekziston. Ai ishte i kthjelltë në ëndrrat e së ardhmes. Ai eci në të njëjtën udhë si vëllai dhe ra si trim pranë vendit ku ra dhe Maliq Habilaj. Në fshatin Trepçe të Peshkopisë, u ndesh me gjermano-ballistë. Luftoi, u plagos dhe ngeli vetëm... Shokët nuk mundën ta tërhiqnin. Mercenarët e gjetën të shtrirë në mes të shkurreve të dushkut. Ishte pionier, ishte trim dhe nuk u tremb nga plagët që kishte marrë dhe kur armiku e gjeti trupin e tij në agoni. Nuk e dha veten dhe nuk u tremb as kur armiku ngriti pushkën për të vrarë një njeri thuajse të vrarë. Buzëqeshi në ato çaste. I buzëqeshi diellit, në prag të lirisë, duke i çuar nënës së tij në Jug, buzëqeshje lamtumire.

Nënë Havaja

Në dokumentarin “Këngë në buzë të lirisë”, nëna e dëshmorëve Havaja kishte rritur katër djem pa baba, duke i edukuar me ndjenja patriotike. Nënës i ikën tre djem, Maliq, Lelo dhe Koçi bashku me nusen dhe nipin e vetëm. Pesë vdekje në tre muaj dhe nënë Havaja do ti qante si nënë labe, ku ndodhej, larg shtëpisë së saj se shtëpia ishte djegur për të dytën herë...

Nënë Havaja, me shumë halle e me shumë plagë që i thernin dhimbshëm në shpirt, ajo që kish pirë shumë kupa hidhërimi, kishte rritur katër djem pa babë, kishte hyrë në luftë me gjashtë veta, katër djem, nusja dhe nipi e doli vetëm me një, djalin e madh, Sulo. Pesë të vdekur ose të vrarë, të gjithë brenda tre muajve. Nënë Havaja, që kish pritur shumë rrufe me shpirtin më të fortë se çdo gurë e çdo dru, me mbijetesë prej luaneshe, të dy bijtë Maliq e Lelo, do ti qante me ligje, ashtu siç dinë të qajnë nënat labe, atje ku ndodhej, në majë të Nashit, Harvala e Kojova, ku mori lajmin e hidhur. Ajo i qante me këngë, siç u ka hije trimave që këngë lire ishin, këngë pavdekësie mbetën. Fshati vajzë ishte djegur për së dyti herë e të gjithë ishin larguar prej shtëpive.

Lelo e Maliq ishin vëllezër se kishin një nënë, Havanë, simboli i gruas labe dhe i Shqipërisë. Ishin vëllazëruar më të fortë se në gjirin e nënë Havasë, por në gjirin e Shqipërisë e në zjarrin e luftës. Hap pas hapi në udhën e bekimit të shenjtë e flijimit për një jetë të lirë, të dy vëllezërve Habilaj, u printe dhe ju bënte dritë i njëjti yll, fati për të mirë të Shqipërisë. Kësaj nëne që i bëri / Ju këput si yll nga gjiri. Të dy vëllezërit kishin të njëjtin apel luftarak: rreshtat e brigadave partizane, kishin të njëjtën adresë heroizmi e ku derdhën gjakun, e ku ndezën flakën: në Dibrën e posaçliruar që do ta përqafonin përjetësisht si të ishte Vajza e tyre. Gazetari, regjisori i Kinostudio dhe poeti Ilia Dede ka thurur vargjet: Jo nuk bëhet vaj për trimat/ trimave u bëhet kënga/ Lelo, Maliq suferina/ bënin ditë pa ndalur Hëna./ Dhimbja jonë për ju vëllezër/ folën e bëri në zemër/ lindët edhe ratë si lebër/ ëndrra juaj s’është më ëndërr...