BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ndryshe mund të ishte, po të quhej “Zdrukthi”!

Ndryshe mund të ishte, po të quhej “Zdrukthi”!

Lajmi i parë mbas disfatës së “Libra-s” në zgjedhje, ishte ky i dy ditëve të fundit, me letërkëmbimin mes Blushit dhe Hafizit! Ish socialistët e lartë dhe padyshim intelektualët e rafinuar, dhanë shembullin se si dështohet dhe kur je person i mirë kulturuar e rafinuar në shoqërinë shqiptare! Për mua “nuk ka shumë çfarë të thotë dështimi i Libra-s” në vetvete, se sa dështimi i dy elementëve intelektualë që marrin përsipër të dalin nga një parti (ndoshta të hedhur jashtë) por kryesisht për të ndërtuar një parti të re – ndryshe nga ku kanë dalë dhe milituar! Të ndryshme në statut dhe demokraci të brendshme! Absolutisht disa prej ideve të kohës “që siguruan mos kandidimin, por dhe kritikave” ishin të drejta! Sigurisht ishte qartësisht jo i drejtë malinjiteti i Blushit kryesisht kuptohej kundër Ramës, por në modelin e “të resë” patjetër që dhe shfaqa e “Libra-s” ishte premtuese! Premtoi model të ri, premtoi një vizion të ri, shifra të reja (nga Blushi) dhe organizim politik të ri! Por pa pasur nevojë të pretendoj, të di mirë organizimin “demokratik të brendshëm” kur lexoj se Blushi i thotë Hafizit mbas më pak se një viti – pension të mbarë, bëhet e qartë gjithçka! Pushteti sërish me shqiptarët qofshin dhe intelektualë është një “dashuri” që nuk do as – dy kryetarë, as biles dy bashkëshortë, as dy kushërinj, as dy vëllezër as dy miq! Pronësia e partisë është sërish, ajo gjithçkaja që bën politika e shqiptarit në demokraci! A isha i sigurtë se kështu do të shkonte? Padyshim, sepse vetë talenti i Blushit në pikërisht profesionin e tij, më bën të bindem se ato që ka kritikuar te Rama, i ka të dyfishuara te vetja! Po po, sepse është artist! Imagjino një person i tillë i logjikës letrare dhe që kalon shekuj e vite shumë më shpejt se “shpejtësia e dritës” të bashkëpunonte si lidership me një fizikante që ligjet e natyrës i ka profesion!

Blushi me talentin e madh letrar të librave të tij, në kohezion demokratik dhe të brendshëm akoma më tepër të partisë së re – në furinë e jashtëzakonshme të partitokracisë shqiptare sot! Po kjo është një temë e madhe romani për të, por kurrsesi diçka e lehtë si një arkitekturë partiake, ndryshe nga ku ishte! Sepse aty ishte, ishte më se lart, dhe ishte me një koleg artist tashmë kryetar! Por sigurisht e dinte prej kohësh se – dy artistë nuk bëjnë dot bashkë në lartësi të një partie! Megjithatë Hafizi, nuk ishte dhe as është artiste, përkundrazi nuk bën shoë, as nuk nxjerr batuta, gati-gati është më e fjetur se sa duhet, për të bërë turma të entuziasmohen apo dhe irritohen, atij tjetrit përballë?! Nuk është e bukur aspak që dy nismëtarët e krijimit të “Libra-s” të ndahen kështu dhe po e përsëris, dëmi është se kur këtë e bëjnë intelektualët dhe njerëzit e artit e shkencës – pse duhet të kërkojmë më mirë te lumpen proletariati, bashibozukë e injorantë të pasur të politikës! Por kjo ka dhe arsyen e ndarjes me PS-në – në themel! U ndanë nga mosmarrëveshja me kryetarin dhe kryeministrin si konflikt apo me Partinë Socialiste! Apo logjika jonë e përgjithshme është se “kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini nënkuptojmë partia” e këtu mbyllet diskursi! Sigurisht që mund të jetë dhe kështu, por e keqja është se “Libra” nuk kreu funksionin e saj të themelimit! Po pra të modelit ndryshe, demokracisë së brendshme ndryshe!

Më pëlqeu shumë kur sigurisht Blushi zgjodhi emrin për Libra-n! Por menjëherë një mik imi dhe batutaxhi më thotë një ditë: Edhe ky Blushi do nisë kot diçka që nuk shkon as në emër! Pse i them çfarë ka të keqe Libra?! Jo mor jo, asgjë të keqe nuk ka, por njerëzit nuk e kuptojnë partinë si “Libra” por për diçka tjetër! Nuk lexojmë ne mor mik më thotë, nuk blejmë libra – librat nuk i duam jo! Nuk lexojmë, as nuk jetojmë, as nuk veprojmë si në libra o trim – më tha! Më mirë t’ja kishte ngjitur “Zdrukthi”, sepse njerëzit do të tërhiqeshin nga veprimi i tij, nga puna që bën, apo jo o gazetar?! Mirë mirë i them dhe ika duke qeshur! Nuk e di si do të kishte shkuar jeta e “Libra-s” po ta kishte emrin “Zdrukthi”, por kam një lloj besimi se do të ishte më mirë, më e madhe, më solide dhe më e sigurtë, në të ardhmen e saj! Edhe po të largonte ndonjë person nga partia do të justifikoheshin se “Zdrukth – maaa”, por dhe po të ishte grindavece, po ashtu, dhe po të ishte parti e një personi do justifikonte emrin dhe pronarin e vetëm të partisë! Po “Libra”, kjo e ndërlikon statusin me ngarkesa të mëdha demokratike!

Gjithsesi është për të ardhur keq, por nga ana tjetër të vjen mirë, sepse parti që ngrihen nga inati, nga hakmarrja, nga principi i raportit të keq me ish partinë dhe liderin e saj – i prishin punë të madhe rilindjes shoqërore, që akoma nuk e kemi filluar! I prish punë lëvizjes evolucioniste të shoqërisë së sotme! I prish punë të madhe, partive tërësisht të reja në mendime dhe pa asnjë trashëgimi nga këto që kemi sot! Përngjasimi me Syriza – ishte më tepër një mendjemadhësi e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që ka nxjerrë ky vend në ditët e sotme dhe dje?! Inatosja me partinë e djeshme dhe ngritja e një mbese të saj, por që ka po të njëjtin botëkuptim dhe veprim apo dhe fytyrë – prish jo kaq shumë punë gjyshes së madhe, por një partie të re që nuk ka lidhje as farefisnore me të! Për më tepër kur është e qartë se PS-ja nuk i ka bërë asnjëherë gjë të keqe Blushit dhe Hafizit! PS-ja sigurisht që jo! Nuk do të bëhesha merak, por peng e kam, sepse kam bindjen se po të kishte emrin që përmenda më lart, njerëzit do ta kishin justifikuar më shumë dhe votuar apo përkrahur më shumë! Tani më duket vonë dhe pse Hafizi ka bërë propozime për ta ndrequr! Por kur është vonë është vonë!

Nga Besi BEKTESHI