Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshimi i sistemit zgjedhor shënon fillimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës

Postuar: 10/09/2019 - 07:23

Në kushtet, kur ne shqiptarët ende kemi vetëm një gjysmë shtet qesharak, i vënë në shërbim të një hale – klase politike që prej 30 vitesh ka ditur të na sjellë vetëm varfëri dhe mizeralblitet. Është një klasë politike që karrigen e pushtetit di ta mbajë e të na imponohet për t’ia dhënë votën vetëm asaj, pavarësisht pisllëqeve të kryera ndër vite. Është ajo që na solli një sistem zgjedhor, ku shqiptarit të shkretë nuk i lejohet të mendojë se cilit t’ia japë votën. Ai, deri tani, vetëm është urdhëruar nga hale – klasa politike se kë duhet të votojë. Kësisoj sot kemi vetëm një gjysmë shtet grotesk, me të cilin tallen të gjithë nëpër botë. Është kjo arsyeja që tashmë të gjithë shqiptarët kanë humbur çdo shpresë se diçka mund të ndryshojë, të gjithë e shohin qartë se ky vend drejtohet tashmë thjesht nga një grup i vogël oligarkësh politikë, që vetë shqiptarët i vlerësojnë me nofkën “maskarenj”, apo “hale”. Askush nuk e di se ku jemi sot, apo ku do të jemi nesër. Asnjë prej këtyre myteberëve që na kanë hypur në qafë prej 30 vitesh, nuk na tregojnë asgjë për shkaqet e rënies së vazhdueshme ekonomike. Ndërsa për ndonjë rrugë ndryshimi askush nuk do t’ia dijë. Një rënie ekonomike sa gjithë shqiptarët po i zhyt në një varfëri ekstreme, që “ujitet” nga një pushtet krejtësisht familjar. Asgjë pozitive nuk duket në horizont. As nga një shumicë që llomotit për rritje ekonomike, kur shqiptarët e shohin sofrën e tyre krejt bosh, as nga një opozitë që as nuk shihet çfarë llomotit. Aq sa as i shkon mendja për ndonjë ndryshim, ndonëse të njëjtët njerëz ishin pak vite më parë që na drejtonin nga humbja në humbje, nga maskarallëku në maskarallëk. Ishin ata që përgatitën Gërdecin, krimin e përbindshëm që askush nuk e harron. Po sot thjesht kërkojnë sërish pushtet. Ndoshta për të na përsëritur sërish një Gërdec tjetër. Hajde pastaj besohu! Të gjitha grupet e maskrarenjve të hale – klasës politike, siç thonë shqiptarët, kërkojnë thjesht karrigen nga e cila nuk dinë të zbresin. U duhet ajo që të shkojnë të harlladisen nëpër hotelet luksoze të botës, me paratë e taksapaguesve varfanjakë shqiptarë, duke paguar mbi 700 euro natën. Sot ne shqiptarët ndjehemi të lodhur e të nëpërkëmbur nga kjo klasë politike. Për të ndryshuar, duhet së pari të ndryshojmë sistemin zgjedhor, si hapin e parë drejt ndërtimit të një shteti serioz të së drejtës. Po, për këtë ende nuk kemi hedhur hapin e parë. Ende asnjë prej këtyre farë politikanëve nuk na thotë se gjithcka duhet të nisë nga ndryshimi rrënjësor i sistemit zgjedhor. Duhet që cdo listë të jetë e hapur, që ne shqiptarët deri tani të mashtruar të votojmë kë të duam të na përfaqësojë. E shohim se, këtë grupi i oligarkëve politikë nuk e pranon. Sepse kështu e di se nuk përfiton asgjë, vetë hidhet në koshin e harresës, siç thotë populli. Pasi tashmë vetëm aty e ka vendin kjo hale - klasë politike, që ç’nuk ka bërë kundër këtij populli. Aq sa e ka bërë t’ia japë vrapit e të ikë sa më larg. Sot të gjithë e kemi të qartë se ka ardhur koha për ndryshime rrënjësore, ndryshime që mund të shënojnë hapin e parë drejt ndërtimit të shtetit të së drejtës. Për këtë kërkohët së pari, listat e hapura. Që të mos kemi më drejtues partie të përjetshëm, siç kemi sot. Të mos kemi deputetë, thjesh servilë të kryetarit – mbret të partisë që i zgjedh ata. Të mos kemi edhe deputetë groteskë, që prej 20 a 30 vitesh janë kryetarë partie, po deputetë gjithnjë dalin nga listat e PD-së. Të tillë si Nard Ndoka apo Fatmir Mediu, e ndonjë tjetër që askush nuk e di nëse sot ka shqiptar që mund t’ua japë një votë atyre. Deputetë të tillë shqiptarët nuk kanë pse dënohen duke i dëgjuar, kur as vetë nuk e dinë kë përfaqësojnë: Partinë e tyre, apo PD-në. E gjithë kjo klasë politike deri tani nuk i ka sjellë ndonjë gjë të mirë këtij populli. Përse duhet të mbajmë ende në Parlament lloj lloj zorzopi? Nëjse1. Këta janë vetëm pak prej grumbullit të zorzopëve. Po kemi edhe kryetarë partie që janë prej vitesh, apo prej dekadash. Është edhe kryetrari I PD-së Lulzim Basha, në 8 vjet në pushtet, ndërroi 3 ministri. Ai vetë duhet të na tregojë se, pse duhet t’ia japim sërish votën? Çfarë të re mund të na sjellë kur ku nuk e provuam, bile edhe në bashkinë e kryeqytetit ku arriti të kryejë vetëm një vërë në ujë. Sot ne shqiptarët duhet të artikulojmë drejt: Mjaft më me eksperimente të tilla idiote që na lënë vite dritë larg botës së qytetëruar. Nëjse 2. Patëm shumë besim e shpresë në vitin 2013 kur sollëm në pushtet me votën tonë rilindasit. Besuam dhe shpresuam. Po sërish mbetëm të zhgënjyer. Rilindasit ç’nuk na sollën përmes PPP – ve të famshme, pa na treguar një herë se cilët janë përfituesit e mëdhenj. Ne, shqiptarët jo. Kaq gjë e dimë të gjithë. As sot e gjithë ditën askush nuk na tregon se cilët janë përfituesit e mëdhenj. Cilët janë ata që po na plackisin e po na hedhin ne shqiptarëve në gropën e varfërisë së tejskajshme? Nëjse 3. Në këtë situatë ku ndodhemi në këtë gjysmë shtet grotesk që ende e kemi në këmbë, nesër në votime pse duhet të dalim? Që të mbajmë në qafë sërish maskarenjtë plaçkitës? Ndaj ndryshimi i kodit zgjedhor duhet kryer së pari dhe pastaj të shkojmë në votime. Që të zgjedhim deputetë dhe jo langaraqë që dinë vetëm t’i lëpihen kryetarit – mbret të partisë. Të zgjedhim deputetë dhe jo langaraqë që nuk dihet se nga vijnë e ku shkojnë. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është e kuptueshme që kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës. Po kush e pengon këtë ndryshim që të kryhet një orë e më parë? Populli jo, bile ai e dëshiron. Sepse ai tashmë është i tronditur nga llokaçitjet e maskarenjve, që përjetësisht qëndrojnë në pushtet duke sjellë vetëm thjesht varfërimin e shqiptarëve. Hale - politikanët ndryshuan Kushtetutën në prillin e vitit 2008 në mesnatë, vetëm për interesin e tyre. Ndaj sot ndryshimi për interes të popullit nuk ka pse të zvarritet. Tani ndryshimi i Kushtetutës që kërkohet nga të gjithë shqiptarët duhet kryer në orët e mesditës. Që ndryshimi të duartrokitet nga të gjithë, si fillimi i shpëtimit të shqiptarëve, si hapi i parë i ndërtimit të një shteti të së drejtës, të cilin e ëndërrojnë shqiptarët. Duhet ndryshuar sa më shpejt sistemi zgjedhor, që partitë të kërkojnë votën e popullit, por të mos numërojnë votën. Janë mundësitë ta numërojnë të paanshmit politikisht, që në Shqipërinë tonë janë të shumtë. Veç partitë të mos përzihen në procesin e numërimit, pasi ato vetëm punë prishin. Sistemi i drejtësisë edhe pse ende nuk ka nisur të marrë frymë, pritet me plot gaz nga shumica e shqiptarëve. Përmes tij, mund të nisë ndërtimi i një shteti të së drejtës, mund të nisë ndërtimi i demokracisë, të cilën e ëndërrojnë shqiptarët. Kështu mund të nisim edhe ne shqiptarët të zgjedhim deputetë përfaqësues dhe jo deputetë langaraqë, shërbëtorë të kryetarit, siç i kemi patur gjatë këtyre 30 viteve. Deri tani kemi patur Parlamentin ku gjithçka e vendos kryetari i partisë. Ndaj ndryshimi i sistemit zgjedhor sot shënon edhe fillimin e ndërtimit të një shteti të së drejtës, që ne shqiptarët po e zvarrisim prej 30 vitesh, si pasojë e ekzistencës në krye të punëve të një hale – klase politike.

Nga Riza Hoxha

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm