BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

Ndryshimi midis dy deputetëve tanë!

(Dhe përse unë dhe miqtë e mi, nuk votojmë në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti). Bëhet fjalë për një problem ligjor, që anashkalon të drejtat e disa qytetarëve të thjeshtë, dhe nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë, me titullarin e saj, i cili tallet me këta fatzinj, duke mos pranuar qoftë dhe një takim të drejtpërdrejtë. Unë, autori i këtij vëzhgimi, i kam shkruar disa herë titullarit të dikasterit në fjalë për takim. Në një rast, ai caktoi një person tjetër nga administrata, i cili më priti, por nuk i dha zgjidhje problemit. E përsërita kërkesën për takim me Ministrin e Drejtësisë në Tiranë, ose në Lezhë, ku ai vjen shpesh për punët e tij, por asnjëherë nuk mora përgjigje pozitive, apo arsye justifikuese. E vetmja përgjigje e administratës së kësaj ministrie, për zgjidhjen e problemit tonë, ka qenë “pengesa ligjore”, e cila sipas tyre, “duhet të përmirësohet që të zgjidhet problemi”!!! Po kush e ka detyrë të ndërhyjë për të propozuar dhe mënjanuar “pengesat” ligjore”, që pengojnë realizimin e të drejtave të ligjshme të qytetarit?! A nuk është pikërisht Ministria e Drejtësisë që e ka këtë detyrë?! Për problemin në fjalë, kam kontaktuar edhe dy deputetë të Kuvendit, ku hartohen dhe miratohen ligjet. Por në këto dy kontakte, kam konstatuar dy qëndrime të kundërta. I pari, deputeti ynë këtu në Lezhë, Eduard Ndreca, më priti në prag të votimeve për Kuvendin e Shqipërisë, më dëgjoj problemin dhe më premtoi të më ndihmonte, duke më dhënë edhe numrin e tij të telefonit. Zgjedhjet u bënë, zoti Ndreca fitoi mandatin e deputetit, por . . .pas kësaj e harroi premtimin që më kishte dhënë. Madje edhe telefonin nuk ma hapi më, duke mos iu përgjigjur as mesazheve të mia telefonike. Madje, në një rast në mesazh më erdhi kjo përgjigje: “nuk jam personi që kërkoni . . .!” E vërtetova që ishte pikërisht deputet Eduardi, por ai i kishte harruar premtimet, sepse . . . tashmë i kishte marrë votat! I dyti, ishte deputeti i Vlorës, zoti Vullnet Rruzhdi Sinaj. Zoti Vullnet, sapo i kërkova takim pranoi dhe më priti në Tiranë. Bisedova me të për të njëjtin problem, më dëgjoi me vëmendje, vërejti se vërtet ligji që lidhej me problemin tonë, kishte një pengesë ligjore, që duhej rregulluar. Më bëri përshtypje të thellë pritja dhe biseda e ngrohtë me zotin Vullnet, i cili atë ditë erdhi nga Vlora në Tiranë për të më pritur në takim. Shtrohet pyetja: Perse ky ndryshim midis dy deputetëve. Ata atje shkojnë me votën e popullit. Ata atje paguhen me paratë e popullit. Ata atje, duhet të mendojnë edhe për përmisimin e "pengesave" ligjore, që lidhen me kategori te caktuara njerëzish. Përse deputeti nuk e ka ndjeshmërinë, merakun dhe dëshirën e zgjidhjes së një problemi aq të thjeshtë, si ai i miqve e njerëzve të mij?! Ndoshta dhe të qytetarëve të tjerë! Përderisa u dashkan ndryshime e përmirësime ligjore, pse nuk përmirësohet edhe ky ligj? Dhe kush tjetër përveç Ministrisë së Drejtësisë e çon propozimin për rregullim e përmirësim në Kuvend?! Po cili është problemi? Bëhet fjalë për dhënien e dëmshpërblimit të persekutuarëve politikë. Në rastin tonë, e persekutuara nuk jeton, dhe trashëgimtarëve nuk u jepet dëmshpërblimi i njeriut të tyre. E kundërta ka ndodhur me shumë të tjerë, që dëmshpërblimet u janë dhënë trashëgimtarëve të të persekutuarëve edhe pas ndarjes nga jeta të njerëzve të tyre të persekutuar. Zgjidhja e këtij problemi, nuk sjell ndonjë përfitim të madh për trashëgimtarët e të persekutuarëve së tyre, por kjo çështje lidhet me nderin dhe dinjitetin e njeriut tonë të shtrenjtë, motrës së tre vëllezërve, që me të padrejtë e dënoi regjimi i kaluar, por tani disa vite pas ndarjes së saj nga jeta, po e ridënon demokracia! Është pikërisht kjo padrejtësi, që lidhet me nderin dhe dinjitetin tonë, e cila na bën ta vëmë në diskutim votën tonë për deputetët e Kuvendit, dhe për të zgjedhurit e tjera të pushtetit vendor. Unë, autori I këtij shkrimi, së bashku me pasardhësit e tjerë të të persekutuarish në fjalë, për 30 vjet rresht kemi votuar për Partinë Socialiste. Por n ë datën 14 maj, nuk do të votojmë as socialistët, e as ndonjë forcë tjetër politike. Ç’kuptim ka vota jonë, kur ajo nuk vlerësohet e nuk përfillet?! Besimi ynë tek politikanët dhe të zgjedhurit në organet e pushtetit qendror e vendor po shkon drejt zeros.