BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Ndryshimi vjen kur e kërkon shumica e popullit

Ndryshimi vjen kur e kërkon shumica e popullit

Tërë motivi i fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit që bëri Lulzim Basha e liderët e tjerë të opozitës duke bredhur në çdo cep të Shqipërisë, ishte se ata “do të bënin ndryshimin” se ndryshimin ata “e shihnin në sytë e çdo qytetari” dhe se populli “ishte i etur për ndryshim”. Takonte Basha njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshëm, bisedonte me biznesmenë dhe tregtarë të thjeshtë, shprehej në televizione e debatonte me profesorë e analistë dhe nuk hiqte nga goja kurrë fjalinë “po vjen ndryshimi”. Të njëjtën gjë deklaronte edhe Monika: “Nuk ka gjë që e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi. Pakënaqësia e popullit është aq e madhe, sa s’ka gjë që e ndal ndryshimin. S’ka gjë që e ndalon opozitën, se dëshira e njerëzve për ndryshim është aq e madhe, sa që mafiozllëqet e Edi Ramës do të treten si vesë mëngjesi para votës masive të popullit”. “25 prilli do të jetë referendum kundër kliptokracisë, shtetit të dhunës dhe ambasadorëve të shitur”, deklaronte dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Po ja që zgjedhjet kaluan, u certifikuan nga të gjitha organet ligjore brenda vendit si dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe “ndryshimi” nuk u bë ashtu siç e deshi Basha, Iliri, Monika e Berisha. Dhe nuk do të bëhet asnjëherë në atë formë dhe me ato mjete që e kërkon opozita shqiptare, sa kohë që ajo në krye të saj do ketë këtë lidership. Edhe gjatë fushatës për kryetar të PD, Basha përsëri me një deklarim të pabesueshëm shprehet se “do ta heqim këtë pengesë që ka ndalur përkohësisht ndryshimin. Shumë shpejt me votën e lirë do ta rrëzojmë regjimin Rama –Doshi”. Me këto deklarime Basha është konfuz dhe bie në kundërshtim me praktikën e tij si politikan. Për çfarë votash të lira bën fjalë Basha, kur ai në partinë e tij nuk ka fituar asnjëherë me ndershmëri dhe kundërshtarët brenda partisë që e akuzojnë me fakte për manipulim edhe në zgjedhjet e 13 qershorit janë të shumtë. Kur opozitarët i vjedhin votat njëri-tjetrit në parti dhe e kanë kthyer manipulimin në profesion, e si mund të ketë besim populli tek ata se mund të marrin ndershmërisht pushtet. Basha përditë bën thirrje për rrëzimin e regjimit “Rama Doshi”, që në fund të fundit e kanë fituar mandatin qeverisës me votën e popullit dhe Doshi pas presioneve u tërhoq nga mandati si fitues, ndërkohë Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA, është pjesëtar i grupit parlamentar i partisë që drejton Basha. Për shumë arsye, Basha nuk mund ta largojë kurrë Berishën, sepse ai vetë është betuar me vargjet e Hygoit: “Edhe në qoftë se një mbetet, ai do të jem unë”. Po pse 25 prilli nuk u bë “referendum” kundër Edi Ramës dhe “shuplakë për ambasadorët” e shitur? Sepse populli e ndjen veten mirë, është i kënaqur me ato që ka dhe mbi të gjitha e kuptoi se çdo të thotë “ndryshim” duke qenë në krye të pushtetit Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, të cilët tanimë janë provuar më së miri se kush janë. E për çfarë nuk e akuzuan Edi Ramën opozitarët dështakë?! Se “ka dyfishuar borxhin e jashtëm”, se “ka korrupsion me inceneratorët”, se “ka shitur detin tek grekët”, se “ka rritur papunësinë e militantizmin në administratë”, se “ka mbushur vendin me drogë”, se “bën fushatë me fatkeqësitë e tërmetit dhe pandemisë”, se “është i lidhur e u shërben oligarkëve”, se “ka kapur të gjitha pushtetet” e dhjetëra akuza të tjera si këto. Por u bënë zgjedhjet dhe përsëri populli votoi për Edi Ramën, duke i dhënë atij mandatin e tretë qeverisës për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar. Mos vallë nuk i shihte apo nuk i kuptonte populli këto “gabime” e “krime” të qeverisjes së Edi Ramës? “Populli jeton varfërinë ku e zhytur shteti i Edi Ramës, por iu vodhën votat”, është përgjigjja e gjithë atyre që duan të justifikojnë çoroditjen e opozitës dhe mungesën e alternativës qeverisëse të Lul Bashës e liderëve të tjerë të PD. Po të ishte aq e keqe qeverisja e Edi Ramës sa “shumica nuk kanë bukë të hanë”, votat kundër tij do të ishin “mal” dhe nuk do të kishte vjedhje e manipulim që të mbante më Edi Ramën në pushtet. Aq më keq që ky ishte mandati i tretë që kërkonte Edi Rama, qeveria do të ishte tepër e konsumuar dhe varfëria do të kishte ardhur duke u thelluar. Por realiteti flet ndryshe dhe shqiptarët kanë sy e veshë për ta vlerësuar siç duhet këtë realitet që jetojnë. Mos vallë shqiptarët janë të kënaqur, janë të pasur dhe nuk pretendojnë më për një ndryshim më të madh e nuk kanë kërkesa për më shumë!? Jo, ka shumë probleme, ka halle dhe shqetësime, por në përgjithësi populli jeton më mirë dhe nuk mund të bëhet asnjë krahasim me të kaluarën, duke llogaritur këtu edhe kur qeveriste PD. Shumica e familjeve, sidomos në Tiranë, mund të themi se bëjnë jetë të mirë, kanë një nivel jetese mesatarisht të kënaqshëm. Rrallë familje gjen pa makinë në shtëpi, pa llogaritur se ka familje ku secili pjesëtar i rritur ka makinën e tij. Nuk gjen më familje pa TV dhe shumica kanë TV në çdo dhomë. Pothuajse të gjithë familjarët, madje edhe fëmijët mbajnë në duar celularët. Ky është një tregues që unë e shoh në lagjen ku banoj, në shkollën ku punoj, në fshatin e lindjes ku kam farefisin, në periferi të kryeqytetit, ku kam miq dhe shokë. “Jemi shumë të varfër ne shqiptarët, thoshte një ditë një komshiu im, duke futur edhe veten tek të varfrit. Shumica nuk kanë bukë të hanë”. Kjo shprehja “ shumica nuk kanë bukë të hanë” sikur tingëllon shumë arkaike, si vetëviktimizim para atyre që janë pasuruar më shumë dhe vjen si jehonë trashëguese nga vitet e para të pasçlirimit. -Pse e fut veten tek të varfrit ti?- ia ktheva. Çfarë të mungon ty nga artikujt bazë në shtëpi? Vetë të shoh përditë nëpër lokale, fëmijët punojnë, shtëpinë e ke bërë të re, e ke kompletuar me të gjitha mobiliet e duhura. Makinë ke, të gjithë familjarët e t’u kanë celularë, shtëpinë e ke të re, ndaj kot ankohesh. Shiko lokalet,- vazhdova më tej- çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë i gjen plot, përzier të gjitha moshat. Ata që nuk kanë “bukë” nuk rrinë në lokale tërë ditën, por kërkojnë e gjurmojnë paranë për të blerë atë bukën që s’e kanë, siç thua ti. Po të përmend ditët e shtuna dhe të diela, ku lokalet më luksoze mbushen plot, saqë nuk gjen vend të ulesh, nëse nuk ke bërë prenotimin paraprakisht. Dhe kjo ndodh jo vetëm në lokalet brenda Tiranës, por edhe jashtë saj. Më çuditi një miku im, të cilin unë e dija që bënte një jetë mesatare, kur më tha se zakonisht të shtunave shkonin dhe hanin drekë familjarisht në Strugë apo në Shën Naum. “Janë një pakicë këta” - do të vazhdojë justifikimin një tjetër. Natyrisht nuk janë shumicë, por ama dhe pakicë nuk mund ta quash. Shiko autobuzët dhe në mes të ditës, mbushur plot, shkojnë drejt TEG-ut, QTU-së, e Caza Italias etj. Ku shkojnë këta njerëz në mes të ditës, në kulmin e orarit të punës? Shiko shtëpitë e banimit, të gjitha ndërtesat pothuajse janë të reja, pak mund të zërë syri ndonjë të vjetër të vjetër e të pakompletuar. Shiko Saukun, Freskun, Shkozën, Kombinatin, Kasharin, Mulletin, Kërrabën, Kamzën, Bathoren dhe shtëpitë e thjeshta, apo kasollet do t’i kërkosh me qiri dhe vetvetiu do të pyesësh ku janë ata që “nuk kanë bukë të hanë”. Natyrisht edhe të varfër ka për arsye nga më të ndryshmet, se të varfër ka edhe në Amerikë edhe në Itali e Francë, shtete me mirëqenie sociale të konsoliduar prej dekadash. Edhe tek shqiptarët varfëria ekziston për mjaft arsye, për shkak sëmundjesh, mungesës së krahëve të punës në familje, trashëgimia familjare tepër e dobët, të cilat bëjnë të mundur që të ardhurat familjare të jenë nën nivelin jetik. Por ama të mos harrojmë se edhe për këta gjenden biznesmenë, shoqata bamirëse, individë dashamirës e bujarë që ua përmirësojnë jetesën duke i ndihmuar, biles duke arritur t’u ndërtojnë edhe shtëpitë nga e para. Po të jetojë keq populli ekonomikisht, ngrihet në revoltë dhe revoltën popullore s’ka forcë shteti që e ndal. A e ndali dot shteti i Berishës revoltën popullore që shpërtheu pas humbjes së parave në firmat piramidale? Qe krejtësisht i pafuqishëm edhe pse vuri në veprim militantët e verbër të armatosur, policinë, SHIK-un, biles dhe ushtrinë. Shteti i Edi Ramës edhe pse me gabime të pranueshme, ka ardhur duke u forcuar në të gjithë elementet e tij brenda vendit dhe duke rritur autoritetin në botën e jashtme. Këtë e tregon vlerësimi që i bën SHBA dhe kancelaritë europiane politikës së tij, e tregon fakti i vlerësimit të përpjekjeve që bën Shqipëria për ruajtjen e statuskuosë në Ballkan, pranimi i Shqipërisë si anëtare e Përkohshme në Komisionin e Sigurimit në OKB dhe së fundi e tregoi më qartë edhe dhënia e dakordësisë nga shtetet më skeptike për hapjen e negociatave për në BE. Që populli jeton mirë e nuk i duhet ndryshimi që ofron Lul Basha, e vërteton vetë populli. Nëse popullit i ka ardhur në majë të hundës, ai ngrihet vetë dhe se mban dot, e jo më t’i bësh thirrje.