BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Opinion / Editorial

Në 21-31 janar 1920, lindi shteti parë modern shqiptar, jo "kuvendarizmi"!

Në 21-31 janar 1920, lindi shteti parë modern shqiptar, jo

Ekzagjerimi në ditët e sotme me konceptin se Kongresi Lushnjes "lindi apo themeloi parlamentarizmin shqiptar" është një "diversiv" që tenton të zvogëlojë atë kryesoren e madhe dhe të jashtëzakonshme që është se: Kongresi Lushnjes nisi me vula dhe firma pa ndërprerje shtetin e ri modern shqiptar, largoi me vula dhe firma një qeveri dhe Kuvend tjetër shërbëtor të të huajve si ajo e Durrësit dhe po me vula dhe firma vijoi pa ndërprerje shtetin dhe qeverinë shqiptare që pastaj u njoh nga pothuaj shumica e vendeve europiane dhe kombeve si lidhje e asaj kohe. Kur thonë "parlamentarizmin" sigurisht duan të lënë në vend të dytë "shtetin shqiptar" dhe kjo ka një qëllim sot, por shqiptarët kanë pasur gjithmonë "kongrese, apo kuvende" dhe me to kanë bërë padyshim dhe ndryshimet e mëdha politike në historinë e këtij vendi. "Parlamentarizëm" që sigurisht do të thotë "Kuvend" qartësisht kishte dhe dita e madhe e 28 Nëntorit 1912 dhe për nder të "Kuvendit apo Asamblesë Kombëtare" po i rendis njerëzit e lartë më poshtë: Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara); Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati. Delvina: Avni Bej Delvina. Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri; Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu; Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku; Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi; Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli; Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci; Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli; Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo; Kruja: Mustafa Merlika-Kruja; Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa; Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu; Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima; Peqin: Mahmud Efendi Kaziu; Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora; Pogradeci: Hajdar Blloshmi; Tepelena: Feim Bej Mezhgorani; Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku; Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani; Shijak: Xhelal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu; Shkodra: Luigj Gurakuqi; Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora. Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo. Pse duhet t’ua heqim të drejtën për themelim - parlamentarizmit?! Biles kishte dhe përfaqësues dhe Vidi në kohën e tij. Po ashtu "kuvendarë" kishte dhe Kongresi Durrësit dhe kishte dhe qeveri. Por shteti nuk u ndërtua dhe nuk zgjati kurrë nga asnjë prej këtyre modeleve. E kjo është e vërteta dhe për më tepër u formua dhe u njoh "principata shqiptare" e 1913-tës nën administrimin e fuqive të mëdha dhe ajo nuk funksionoi kurrë! Apo jo?! Pra nuk është se shqiptarët nuk kishin "kuvende dhe kuvendarë", por nuk kishin dhe nuk arritën asnjëherë të bënin shtet. Çfarë bëri kryesisht 28-31 (sepse nga 21 deri në 28 nuk u krye ndonjë veprim kaq i madh historik) janari i vitit 1920?! Duke qenë se nuk mund t’i binin ndesh idesë së Fuqive të Mëdha për një "principatë dhe një mbret" sërish u mblodh një asamble - Kuvend dhe shpalli një Kushtetutë të re të vogël që quhet "Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë" dhe që janë: “Statuti i Lushnjes (1920) Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë I. Këshilla e Naltë detyrohet të pëlqejë (aprovojë) çdo projekt që do t’i paraqitet prej kabinetit, i vërtetuem nga ana e Senatit. II. Ka të drejtë në kohën e krizës ministrore të zgjedhë një kryeministër për formimin e kabinetit të ri, i cili hyn në fuqi, kur të pëlqehet prej Senatit. III. Të zgjedhunit e kryetarit të kabinetit, në qoftë se refuzohet prej Senatit tre herë rrjesh, Këshilla e Naltë detyrohet të mbështjellë Mbledhjen e Kombit. IV. Këshilla e Naltë nuk ka të drejtë me shpërnda Senatin dhe në qoftë se u dalin midis tyne kundërshtime, Mbledhja Kombëtare e përgjithshme rrëzon Këshillin e Naltë ose shpërndan Senatin. V. Në qoftë se njeni nga gjymturët e Këshillës së Naltë jep dorëheqjen, tre të tjerat vijojnë në detyrë; në dhançin dorëheqjen dy, Senati do të zgjedhë dy të tjerë. VI. Me të ardhmen e mbretit në fronin e naltë mbretnor, Këshilla e Naltë njihet vetiu e rrëzueme”. E këtu fillon dhe jeta pa ndërprerje e shtetit shqiptar, modern dhe më vonë i njohur botërisht! Në çdo rast jeta e shtetit shqiptar ishte ndërprerë dhe shteti kishte kryeqytet Durrësin, por duke filluar nga Lushnja dhe 31 janari 1920-të kryeqyteti i Shqipërisë ishte ajo që është dhe sot – Tirana. Shtetin e Ismail Qemalit nuk e njohën të huajt dhe në janar 1913-të nuk funksionoi, shtetin e princ Vidit e shkatërruan dhe u largua, shtetin e Kongresit të Durrësit e rrëzoi pikërisht Kongresi i Lushnjës, që nisi dhe nuk ndaloi kurrë më pikërisht shtetin modern shqiptar. Atëherë çfarë do të thotë - themeloi parlamentarizmin shqiptar?! Lushnja si ngjarja pothuaj e barabartë me 28 Nëntorin ose datën madhore të "Pavarësisë së Shqipërisë" ngriti për të mos u rrëzuar kurrë shtetin shqiptar që trashëgojmë edhe sot e kësaj dite pavarësisht ndryshimeve në formë që ka pësuar. Statuti i Lushnjes i "zgjeruar" në datën 8/12/1922 firmosur nga Eshref Frashëri ka dhe konceptin e formimit të shtetit, të cilin ai për tu njohur botërisht akoma e mban si formë "principate apo mbretnie", por që e detajon akoma më shumë e solli dhe njohjen akoma më shumë në botë. Ne kemi dhe statutin themeltar të Republikës Shqiptare të vitit 1925-së që largon Monarkinë apo principatën. Por shteti ishte ai që filloi në datën 31 janar të vitit 1920 në Lushnje. Ne kemi dhe "Statutin e Mbretnisë Shqiptare", por sërish ai ishte vijim dhe trashëgimi e Kongresit të Lushnjes dhe datës 21-31 janar të 1920-të. Pastaj sërish Statut Mbretnie në qershor të 1939-tës dhe pse nën pushtim, pastaj "Statut" në prill të 1946-tës nga komunistët, duke larguar formën e Monarkisë Shqiptare që e konsiderojnë dhe "Festë Republike" kur në fakt ka pasur dhe përpara një "Republikë" si vijim i shtetit ngritur në Lushnje. Pastaj në vitin 1950-të e para e quajtur "Kushtetutë e Republikës Popullore të Shqipërisë" dhe konsolidim i shtetit padiskutim monist, por të qartë si republikë. Më vonë në dhjetor të vitit 1976 "Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë" dhe 1991-shin "Dispozitat Kryesore" për të ardhur në Kushtetutën e sotme realizuar në vitin 1998-të. Por të gjitha këto ligje të shtetit shqiptar vijnë me një pikërisht shtet shqiptar pa ndërprerje të ngritur në datat 21-31 janar të vitit 1920-të në Lushnje dhe për këtë ky Kongres dhe ajo Asamble apo Këshill i Naltë janë formuesit dhe patriotët e lartë të ngritjes në mënyrë definitive dhe pa ndalim të shtetit modern shqiptar. Ato që pastaj duan të ulin "nivel" për arsye politike dhe marrëzi ideologjike e kanë gabim, sepse gjithkush në të ardhmen që lexon dokumenta dhe njeh qartë historinë e kupton realisht se kush është vendi dhe data e ngritjes së shtetit të parë modern dhe pa ndërprerje deri sot në Shqipëri. Lushnja e kongresi i saj, themeloi dhe nisi me vrull shtetin e parë modern shqiptar, i cili u njoh dhe nga bota e cila nuk njihte "kuvendarizmin" shqiptar, por shtetin dhe qeverinë. Shqiptarët kanë pasur gjithmonë "kuvendime dhe kuvende", por atëherë në Lushnje dhe mbas saj, kanë ndërtuar shtetin e parë modern të tyre të cilin trashëgojmë sot. Po pra dhe i funksionoi edhe pse në shumë e shumë vështirësi nga më të ndryshmet. Ata që kujtojnë se po nisin shtetin e "ri" shqiptar si në 1946-tën, në 1992-shin dhe në 2013-tën, nuk janë asgjë tjetër, por "folk-ideologë" të nisjes së shtetit "nga e para" mbasi e kanë prishur ose transformuar për keq atë.

Nga Besi BEKTESHI