BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Në asnjë qytet të Shqipërisë nuk “mbahen” premtimet si në Shkodër!

Në asnjë qytet të Shqipërisë nuk “mbahen”

Nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë qytet tjetër në Shqipëri, që Kryetarët e Bashkisë mbasi kanë premtuar në fushatë elektorale, nuk kanë mbajtur pothuaj asnjë premtim. Shkodra është për “guinness”! Kulmi i dy kryetarëve të Bashkisë që nuk mbajnë premtime dhe që bëjnë vetëm politikë dhe propogandë janë Voltana Ademi dhe sigurisht mbas saj “fill” Bardh Spahija! Bashkia e Shkodrës e Ademit dhe Spahisë është modeli politik që shan pushtetin “komunist” të Tiranës që “nuk jep para” nuk financon projekte dhe që urren Shkodrën! Po, por premtimet në fushatë i kanë bërë dhe i bëjnë sikur do ti realizojnë si Bashki dhe jo si qeveri. Demagogjia bolshevike me qënien e tyre si “Bashki Antikomuniste” i ky kthyer në dembelhane dhe përtacë pushteti që në çdo rast thonë – e kanë fajin komunistat në Tiranë. Shfrytëzojnë politikisht dhe ekonomikisht pushtetin dhe administratën, marrin dhe paratë e buxhetit të shtetit për paga duke fryrë administratën (sidomos sot Spahija)  dhe nuk mbajnë asnjë premtim. Kjo është Bashkia e Shkodrës që nga 2015-ta deri në 2023-shin duke e kthyer Shkdorën në një periferi akute mos zhvillimi dhe provincializmi ekstrem që i shërben modeleve Berishkë të drejtimit të kësaj Bashkie! Çfarë premtimesh ka bërë Ademi që nuk i ka mbajtur ose mbajtur përgjysëm por dhe duke mos i çuar në fund!  Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të kryhet zhvillimi i infrastrukturës së institucioneve si ato në arsim, shëndetësi dhe qendra sociale në të gjithë territorin e bashkisë ( kjo është e llahtarshme për mos mbajtje premtimi) 2. Do të kryhet rikonstruksion i disa rrugëve në Rajonin Nr. 1, Shkodër 3. Do të kryhet sistemim i blloqeve të banimit në Rajonin Nr. 1, Shkodër 4. Do të kryhet ndriçim në rrugë dytësore në Rajonin Nr. 1, Shkodër 5. Do të kryhen vendqëndrime dhe stenda për parkim biçikletash në Rajonin Nr. 1, Shkodër 6. Do të kryhen investime në infrastrukturë rrugore në Rajonin Nr. 2, Shkodër 7. Do të kryhet rikonstruktimi i linjave të ujësjellësit në Rajonin Nr. 2, Shkodër 8. Do të kryhet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujrave të zeza në lagjen “Mark Lula” (Zona Informale) 9. Do të kryhet ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Mark Lula” (Zona Informale) 10. Do të rikonstruktohen disa rrugë kryesore dhe blloqe banimi në Rajonin Nr. 5, Shkodër 11. Do të investohet për rikonstruksionin e 7 rrugëve në Rajonin Nr.3, Shkodër 12. Do të kryhet rikonstruksion lulishtesh në Rajonin Nr. 3, Shkodër 13. Do të kryhet ndriçimi i 11 rrugëve në Rajonin Nr. 3, Shkodër 14. Do të kryhen fasadat e dy rrugëve në Rajonin Nr. 3, Shkodër 15. Do të kryhet rikonstruksioni i 8 linjave të ujësjellësit në Rajonin Nr. 3, Shkodër 16. Do të rikonstruktohet sistemi i kanalizimeve në Rajonin Nr. 3, Shkodër 17. Do të kryhet sistemimi i një blloku banimi në Rajonin Nr. 3, Shkodër 18. Do të kryhet mirëmbajtja e rrugëve ekzistuese dhe asfaltimi i segmenteve të pa asfaltuara në nj. ad. Bërdicë 19. Do të kryhet përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm si dhe rehabilitimi i ujësjellësve ekzitues si në Bërdice të sipërme e në fshatrat e tjerë dhe ujësjellësi i ri i Trushit dhe Beltojës 20. Do të financohet ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi i rrugës kryesore në qendrat e fshatrave në njësinë administrative Bërdicë 21. Do të financohet ndërtimi i rrugës për biçikleta nga Bahçelleku deri në Darragjat, buzë lumit Buna si pjesë e zhvillimit turistik të zonës 22. Do të financohet ndërtimi i rreth rrotullimit tek Harku i Bërdicës 23. Do të përmirësohet sipas standarteve Shërbimi Urban si pjese e Shërbimit Urban të zonës në njësinë administrative Bërdicë Fusha: ARSIM/KULTURË/SPORT Premtime: 1. Do të zhvillohen shkollat e hapura pas orës 1 për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në territorin e bashkisë 2. Do të ndërtohet qendra e informimit për të rinjtë (sportele në çdo nj. ad) 3. Do të hartohet Plani për Rininë 4. Do të kryhet përfshirja e investiorëve në menaxhimin e Vllaznisë 5. Do të mbështeten sipërmarrjet e të rinjëve nëpërmjet infrastrukturës, planifikimit dhe hartimit për planin e buxhetit 6. Do të kryhet përmirësimi i kushteve për të gjitha mjediset e shkollave të Rajonit Nr. 3, për të siguruar një proces mësimor normal sipas standarteve 7. Mjediset e shkollave do të shërbejnë si qendra komunitare për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive, edukuese për fëmijët dhe të rinjtë e zonës në Rajonin Nr. 3, Shkodër Fusha: MJEDIS/TURIZËM Premtime: 1. Do të punohet për zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të Liqenit të Shkodrës si dhe lumit Buna 2. Do të kryhet promovimi i turizmit 3. Do të kryhet zhvillimi i turizmit në të gjithë aspektet e tij (turizmi i rërës, agroturizmi, sportet e ndryshme ujore, biçikleta, gjuetia, akomodimi) 4. Do të kryhet zhvillimi i sektorit të energjisë së rinovueshme Fusha: BUJQËSI Premtime: 1. Do të punohet për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë dhe vreshtarisë, sektorit të përpunimit të frutave dhe industrisë së përpunimit të qumështit 2. Do të kryhet rehabilitim të kanaleve ujitëse në territorin e bashkisë 3. Do të kryhet sistemim i përrenjve dhe marrja e masave mbrojtëse nga vërshimet nga përrenjtë në pjesën e fshatit Zues 4. Do të kryhet zhvillimi i zonave rurale nëpërmjet ekspertizës, kanaleve kulluese, promovimit dhe tregëtim 5. Do të krijohet një treg primar në Shkodër i produktit vendas bio 6. Do të ngrihen tregjet sezonale për produktin sezonal vendas 7. Do të ngrihen qendrat e magazinimit të produkteve vendase 8. Do të mbështetet aktiviteti i peshkimit 9. Do të ofrohohen facilitete për tregëtimin e produktit vendas dhe marketimin e këtij produkti 10. Do të kryhet krijimi i një marke territoriale, e cila marketon territorin përmes produktit 11. Do të kryhet formalizimi i një grupi për punët e produkteve vendase sipas një standarti 12. Do të investohet në fushën e bujqësisë, në subvencionim dhe në kërkim donatorësh për projekte 13. Do të rikonstruktohet një prej tregjeve më të rendësishem të qytetit në Rajonin Nr. 2, Shkodër 14. Do të punohet në drejtim të zhvillimit të sektorit të prodhimit të perimeve në sera dhe fushë të hapur, sektorit të ullishteve, pemëtarisë dhe vreshtarisë në nj. ad. Ana e Malit 15. Do të punohet në drejtim të zhvillimit të sektorit blegtoral në pjesën malore në nj. ad. Ana e Malit 16. Do të kryhet rehabilitimi i kanaleve ujitëse në njësinë administrative Bërdicë 17. Do të kryhet mbrotja nga erozioni pranë lumit Buna 18. Do të punohet në drejtim të rivitalizimit të aktiviteteve ekonomike bujqësore, blegtorale dhe sektorit të prodhimit në sera dhe në fushë të hapur, në nj. ad. Bërdicë 19. Do të punohet për zhvillimin e sektorit të pemetarisë dhe të vreshtarisë 20. Do të investohet në hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse në Gurin e Zi 21. Do të punohet për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike - bujqësore, blegtorale, sektorit të serave dhe peshkimit 22. Do të ofrohen mundësi të veçanta për zhvillimin e sektorit të prodhimit të perimeve në sera dhe në fushë të hapur, si dhe pemëtarisë Fusha: TRANSPARENCA Premtime: 1. Do të vendosen zyra me një ndalesë në çdo njësi administrative, brenda 6 muajve të para të mandatit, që do të ndihmojnë në marrjen e disa shërbimeve në nj. ad 2. Do të kthehet përgjigje qytetarëve për problematikat e tyre në faqet ëeb, postë etj në mënyrë që të kenë sa më parë sqarimet e kërkuara Fusha: SHËRBIMET SOCIALE Premtime: 1. Do të kryhet lehtësim i barrës fiskale vendore në minimumin e kufirit të lejuar ligjor për biznesin, si një mundësi për gratë sipërmarrëse 2. Do të merret në konsideratë aspekti gjinor në planifikimin dhe buxhetimin për shërbimet publike, arsim, shërbimet sociale, investimet në infrastrukturë, shendetësi dhe në sektorë prioritarë me mundësi zhvillimi, si një aspekt tjetër i cili do të ndikojë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së familjes, të grave dhe të femijëve 3. Brenda mandatit do të realizohet ngritja dhe vënia në funksion të 5 Qendrave Komunitare “Për Familjen”, nga një për çdo Rajon 4. Do të zhvillohet biznesi social 5. Unë do të ulen taksat për familjet që janë në gjendje të keqe ekonomike 6. Do të kryhet ndërhyrje e integruar për shëmbjen e barrierave arkitektonike për krijimin e mund?sis? s? lëvizjes s? lirë p?r personat me Aft?si Ndryshe në Rajonin Nr. 2, Shkodër 7. Do të ndihmohen familjet në lagjen Liria të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për tu ushqyer, veshur etj Fusha: EKONOMI DHE PUNËSIM Premtime: 1. Do të kryhet trajnimi profesional për integrimin në punësim të të rinjëve 2. Do të aplikohet, për të mundësuar rritjen e punësimit dhe të sipërmarrjes, sistemi i taksave të ulura, deri në 30% 3. Do të përdoret sistemi i diferencuar i tarifave për shërbimet, biznese në territore të ndryshme do të kenë tarifa të ndryshme për shërbimet e ndryshme 4. Do të ulen taksat dhe tarifat për biznesin e vogël dhe të mesëm 5. Do të kryhet zhvillimi i zonës industriale për promovimin dhe tërheqjen e investimeve vendase apo te huaja, me qëllim zhvillimin e kësaj zone, rritjen e numrit të bizneseve dhe të punësuarve! Se çfarë ka bërë Voltana mjafton të lexhen këto dhe kuptohet qartë në Shkodër. Është thjesht demagogji dhe mashtrim. Po ka përmëndur mijra herë – nuk financojnë “komunistat” në Tiranë. Bardh Spahija nuk ka bërë premtime, sepse as nuk kishet se çfarë të bënte por...! Premtimet e Bardh Spahisë: Zona e Bërdicës në Shkodër del çdo vit në lajmet kryesore, pasi ajo përmbytet nga shkarkimet e hidrocentraleve. Do të investojmë për t’i dhënë fund kësaj situate për banorët. Largimi i qytetarëve nuk duhet të jetë opsion, pasi Shkodra ka vuajtur shumë këto 8 vjet. Ndryshimi i kësaj situate është emergjencë. Bashkinë e Shkodrës do ta keni të hapur dhe në pritjen tuaj për çdo problem që ta zgjidhim së bashku. Pastrimi i kanaleve kulluese do të jetë prioritet. Pronësia mbi tokën do të vazhdojë që të mbështetet me asistencë të madhe. Këtu demagogjia ulë edhe nivelin intelektual dhe moral njëkohësisht, por ai ka bërë aktivitete me birrë dhe salçiçe para bashkisë dhe në Muzeun e Shkodrës. Po ka bërë të punojë dhe “njëri nkunj” pengues në pedonalen e Shkodrës në Parrucë gjë që nuk e bëri dot Voltana.