BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Në Bruksel e bëra fora, Shqipërinë e sakatova!

Në Bruksel e bëra fora, Shqipërinë e sakatova!

Janë të shumtë shqiptarët ndër shekuj që e kanë mbrojtur Shqipërinë, që kanë qëndruar stoikë përballë qëllimeve keqdashëse, goditjeve për ndarje e përçarje, duke mbrojtur integritetin territorial dhe të drejtat e një populli të nëpërkëmbur. Jemi dëshmitarë për atë që kanë bërë emra të mëdhenj, Skënderbeu në mesjetë në mbrojtje të krishtërimit evropian për të lartësuar Shqipërinë, duke ardhur në shekullin e fundit, ku patriotë, burra shteti, intelektualë të shquar i kanë treguar botës se kush është vendi ynë. Kujtojmë këtu Babanë e Pavarësisë, Ismail Qemali, Nolin e madh, Konicën erudit, Shën Terezën tonë, deri tek shkrimtari ynë i shquar, Isamil Kadare, i cili kur flitet për atdheun lë mënjanë çdo etikë dhe mbron me gjithë fuqinë intelektuale dhe reputacionin që ka, vendin ku u lind dhe u rrit. Figura të mëdha të historisë tonë, të shkrimit shqip, patriotë të mëdhenj, artistë e aktorë të shquar, muzikantë e kërcimtarë të talentuar, shkencëtarë e studiues, eruditë e enciklopedistë, ushtarakë të talentuar nuk kanë bërë kurrë kompromise me askënd për të mbrojtur nderin, integritetin, gjuhën, kulturën, traditat tona. Ata i janë kundërvënë me forcën e mendimit dhe kulturës, me shpirt e zemër, fuqinë intelektuale që zotëronin, çdo individi apo fuqie që ka dashur të luajë me interesat tona. Dhe këto qëndrime i kanë mbajtur, jo vetëm shqiptarët. Për Shqipërinë janë me mijëra intelektualë, vendimmarrës, udhëheqës dhe burra shtetesh që në momente të vështira, atëherë kur diskutohej copëtimi i Shqipërisë kanë ngritur zërin në mbrojtje të saj. Dhe këtu kujtojmë ish Presidentin amerikan Winston, i cili na përshëndet çdo mëngjes nga monumenti në Tiranë. Pa harruar këtu Klinton, Bleir e të tjerë miq të mëdhenj, pa të cilët rrjedhat tona të historisë mund të merrnin drejtim tjetër. Ashtu sikundër sot, në krah të vendit tonë janë figura të rëndësishme të kancelarive europiane e SHBA-së.

Po sot, ç`bëjnë shqiptarët nëpër kancelaritë e Europës, si na mbrojnë, si na prezantojnë, si e projektojnë atdheun tonë, a janë garantët tanë? A kanë paksa tharm me ata që shkrinë jetën e tyre, dijet, pasurinë, familjen, të ardhmen në interes të kombit? A janë të rreshtuar me Esadistët apo me Fanolistët? Nuk mund ta themi këtë me një fjalë të vetme. Ne presim të na përfaqësojnë me dinjitet dhe të mbrojnë vlerat tona, të ndikojnë për të ecur përpara dhe të garantohet hapja e negociatave në vitin 2019, ashtu siç është parashikuar nga BE. Pikërisht në mes të Brukselit, në Parlamentin Europian, përpara parlamentarëve, Kryetares së Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim Asociimit, Monika Makovei, deputetët e opozitës dhanë shfaqjen më të shëmtuar. Me gojën e Genc Pollos bënë shantazh në sallën e parlamentit, duke vepruar njëlloj si në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, të cilin përditë e përdhosin, braktisin dhe e denigrojnë në emër të “mbrojtjes” së interesave të votuesve, por realisht të etjes për pushtet, jo me votë por me përmbysje dhe revolta revolucionare në rrugë. Intelektuali Pollo, deputeti i PD-së, anëtari i delegacionit shqiptar, përfaqësuesi i opozitës foli si të ishte në selinë e SHQUP-it. Pa asnjë filtër, njësoj si të komentonte videot me “Babale” dhe akuzat që bëhen nga Salinjani, pa përgjegjësi, me të vetmin qëllim të nxinte, jo Ballën as Ramën, se me ta e ka derën të hapur këtu, po Shqipërinë. Taulant Balla e Edi Rama shahen në Shqipëri, anatemohen e akuzohen si të ishin kriminelë me një pathos të paparë dhe me një urrejtje të pajustifikuar. Po të paktën këtu brenda i njohim të gjithë dhe secili nuk ka nevojë as të përkthehet as të sqarohet, pasi qytetarët i bëjnë vetë diferencat. Siç i kanë bërë në tërë këto vite, ashtu siç vepruan edhe një vit më parë, ku me votë masive i dhanë pushtetin “bandës” së socialistëve për të drejtuar të vetëm. Dhe që nga qershori i vitit të kaluar deri sot, asnjë ditë nuk ka sunduar logjika e qetësia këtu tek ne. Jeta e shqiptarëve është shndërruar në ferr nga përplasja pa fund e pa u ndalur mes frontit, pozitë-opozitë. Po këtu jemi në shtëpinë tonë dhe i njohim me rrënjë familjarët, baballarët, bijtë, nipat, kushërinjtë, kunetërit e politikës dhe secilit i vëmë kapelën sipas kokës, u jepet haku me votë.

Ndryshe është puna në Bruksel, ku opozita ka dhënë së fundi shfaqjen më të shëmtuar me deklarata, fjalime e bojkot, të cilat janë të denja për teatrin horror të rrugës. Etiketimet e Genc Pollos dhe akuzat që ai lëshoi në mes të Brukselit, atje ku pritej të miratohej rezoluta për integrimin e vendit tonë në BE, ishin shokuese. E shëmtuar e paparashikuar dhe e papranueshme për çdo njeri që i thotë vetes shqiptar. Këtu nuk është fjala për ti fshehur Europës asgjë, as për të zbukuruar faktet dhe problematikat që ka vendi ynë, të cilat njihen dhe luftohet për t’i zgjidhur mbi bazën e prioriteteve të BE-së. Këtu bëhet fjalë për një poshtërim ekstrem. Ligësi e pabesi të paimagjinuar nga mendja e shqiptarit më të rëndomtë e atij që vjen nga rruga dhe padashur hynë në sallën e qeltë. Secilit që mund të takojë rasti të jetë në një mjedis, ku merren vendime të rëndësishme për vendin do reflektonte dhe do fliste me mend e zemër, si patriot, shqiptar, atdhetar, për të ardhmen, për interesat e një populli të tërë, i cili kërkon integrimin në Evropë se është evropian. Kurrsesi nuk do lejonte të bëhej pre e epsheve dhe etjes për pushtet e urisë për karrierë dhe të bëhej sufler për të interpretuar të keqen që duan t’i injektojnë vendit dhe shqiptarëve. I fshehur, i kamufluar me sloganet se mbron demokracinë dhe kritikon pushtetin, se zbardh para Evropës aferat, zbulon politikanët e korruptuar, bëmat e kundërshtarëve politikë, Pollo nuk lë vend për analizë as të vë në mundim për të nxjerrë përfundime përse mbajti këtë qëndrim, që është pak të quhet goditje e interesave të Shqipërisë. Pollo, në emër të luftës me kundërshtarët politikë, të ballafaqimit dhe zbulimit të tyre para evropianëve, në vend të bënte baltë individët, bëri copë vendin e vet. E nxiu dhe sterrosi si të ishte kundërshtar, jo i politikanëve, po i vetë atdheut tonë. Nuk e di cila është ajo kënaqësi që ndjeu ky intelektual dhe deputet në disa legjislatura me atë që bëri, me shfaqjen që dha në sallën e Parlamentit Evropian? Nuk e dimë se cili ishte burimi i guximit dhe si mund ta mbante në ndërgjegje e shpinë një ndërmarrje të tillë, që është një njollë turpi dhe e ngjashme me veprimet e atyre, që i duan të keqen vendit tonë? Kjo ishte veç një zgjatim i politikës konfliktuale të Tiranës në qendër të Evropës. Pollo, në kërkesat bajate për përjashtime e largime se kështu dua unë, deklaroi se: -Qeveria saboton integrimin evropian, siluron hapjen e negociatave vitin tjetër. Po kush pengon në këtë rast? Rama-Balla apo Pollo e PD, zërin e të cilës përcolli në Parlament në Bruksel? Sigurisht, zëri i tij është zëri i intrigës dhe keqdashjes, i sabotimit e denigrimit, eksportimit të sherrnajës nga Tirana në Bruksel. Në Shqipëri, Balla e Rama janë vetëm shqiptarë dhe brenda shtëpisë le ta bëjnë sherrin litar, po në Evropë ata janë përfaqësuesit e zgjedhur dhe kur lufton kundër tyre në realitet bën luftë me vendin tënd, mallkon tokën ku linde, ku u shkollove, ku të parët e tu kanë shkruar edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë. Fshehja pas luftës me mazhorancën, demaskimit të saj, luftës politike në mes të Brukselit, është si të imitosh “Mbretin lakuriq”. Realisht nuk është luftë kundër drejtuesve të përkohshëm që sot janë e nesër ikin, siç kanë ikur dhjetra kryeministra e janë ndërruar mazhorancat në këtë vend. Beteja e Brukselit në këtë rast është kundër interesave të qytetarëve, të cilët presin të dëgjojnë e të shikojnë patriotë e atdhetarë që kanë interesa të njejta, që vënë atdheun mbi gjithçka, që lënë mënjanë sherret këtu dhe shkojnë atje në kryeqendrën e Europës, jo për një drekë e një shëtitje a relaks, për të dhënë shfaqje sharlatanësh, një “Portokalli të hidhur” po që flasin me një mendje, me një zemër, si shqiptarë. Opozita e sotme nuk e ka për herë të parë transferimin e sherreve dhe zënkave, inateve dhe ultimatumeve, moskuptimeve dhe kontradiktave, zënkave e ndasive të thella në kancelaritë e Evropës dhe Amerikës. Kujtojmë këtu ece-jaket e shumta të ish kryeministrit Sali Berisha që shante nëpër Evropë opozitën. Lulzim Basha në takimet e shumta ka bërë të njejtën lojë me mazhorancën. Kujtojmë këtu luftën pa sens që bëri ai dhe të tijtë në prag të zgjedhjeve të qershorit 2017. Dhe jo vetëm. Politikanët tanë janë nga ajo specie që për interesat personale dhe forcës politike që përfaqësojnë, djegin çdo shans drejt të ardhmes. Shkatërrojnë çdo rrugë që të shpie drejtë BE-së. Shuajnë çdo shpresë që shqiptarët kanë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Fatkeqësisht në Bruksel pamë si një deputet, një opozitë dhe tërë deputetët, pjesë e delegacionit që përfaqësojnë 40 përqind të popullit votues të Shqipërisë, braktisën Parlamentin Evropian dhe shkelmuan rezolutën. Si hodhën baltë mbi vetveten, duke denigruar, jo qeverinë, jo individët, po vendin. Një minimum ndërgjegje, një dhimbje për fatet e vendit, një fije atdhedashurie nuk do lejonte askënd të vepronte siç ndodhi. Askush nuk do ta luante atë shfaqje të shëmtuar e cila këtë herë ishte live para evropianëve, të cilët kanë parë shumë nga lojërat e aktorëve tanë politikë. Janë dhelur me ato që dëgjojnë dhe janë mërzitur me ata shqiptarë të zgjedhur që shkojnë në institucione të tilla sikur të jenë armiq për vdekje të vendit të tyre. Evropianët na njohin. Na kanë bërë radiografinë. Na kanë eksploruar se nuk jemi më vendi i rrethuar dhe i mbyllur. Ata janë këtu mes nesh dhe na ndjekin në tërë shfaqjet parlamentare. Në selitë partiake, në podiume, në opinione, në analiza. Dhe e kanë të plot mendimin për secilin politikan. Po natyrisht duan që shqiptarët të gjejnë fjalën, të gjejnë rrugën .Jo të vriten e të theren. Ndaj me të drejtë, Zonja Makovei, pasi dëgjoi Pollon dhe si opozitarët bojkotuan Parlamentin Evropian deklaroj se: “Këto që thoni është provuar se nuk janë të vërteta”. Më mirë se kaq më drejtpërdrejtë se kaq nuk ka si thuhet. Po ndjeshmëria e opozitarëve tanë ka kohë që ka humbur. Ata janë bërë të akullt, të squllët, pasionant, hakmarrës dhe nuk ndjen asnjë pickim, asnjë kritikë a thirrje, asnjë këshillë edhe kur këto vijnë nga ata që në realitet i duan të mirën Shqipërisë. Ose më saktë e duan Shqipërinë më shumë se Genc Pollo e deputetë të opozitës, anëtarë të delegacionit të Komisionit të Stabilizim Asocimit. Pollo në Bruksel nuk foli shqip. Nuk foli shqiptari Pollo! Ai e la kombësinë pengë të pasionit partiak, bëri korrierin e të keqes, referencë ishte tesra, porosia për të nxirë sa më shumë dhe për të na larguar nga BE dhe integrimi me vite drite. Kjo ishte dekorata që i vendosi Shqipërisë Pollo në Bruksel edhe pse ai krenohet dhe këndon nën zë këngën: Shqipëri të nderova, në Bruksel të sakatova/Të bëra copa-copa! Edhe pse mburret se: Të lartësova!

Nga Bardhyl BEJKO