BREAKING NEWS

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha
x
BREAKING NEWS

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top
x
BREAKING NEWS

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e
x
BREAKING NEWS

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e
x

Opinion / Editorial

Në çmendinën e çmendurive...

Në çmendinën e çmendurive...

Thonë se, çudia më e madhe, zgjat tre dit. Por ja që çudia ''McGonigal '' po ha një javë kohë me bëmat e saj . Një javë që mbahen të lidhur pas saj, ekranet dhe, s'dihet e sa, duke përgojuar edhe për korrupsionin e zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë, a thua se Amerika ka ngelur në ekranet tona, për të gjykuar. Gjyqe  të kthyera në ca çmendina të çmendurive,  me keq se ato të hapura të Enverit, i cili formalisht nxirrte gjyqtarët, për të gjykuar armiqtë e popullit, ndërsa tani gjyqtarin e bëjnë liderët ... Janë kaq të ngarkuar liderët e sotëm, sa mezi i del koha, të bëjnë ndonjë qokë për familjarët e tyre si bie fjala , lideri i PL -së, në New -24, nuk rresht së bëri elozhe së shoqes deputete e cila për 180 dit, kishte sakrifikuar duke ndjekur me dron, punimet ne inceneratori i Sharës, atë që edhe  Enveri nuk  ka bërë për Nexhmijen; t'i nxirrte emrin në tabelën e nderit .  Vetë flasin, vetë dëgjojnë se, sa për popullin i kanë dalë për hundësh dokrrat me gjyqe të kthyera në çmendina të çmendurive, pa din e iman. Dëgjoje liderin e rithemelimit tek emisioni i Fevzos , t'i bënte gjyqin ambasadores Yuri Kim, se na paska mbështetur kryeministrin për të shkatërruar opozitën. Vetëm një miopi politike, mund ta pranojë këtë, kur shqiptarët kanë ndjekur me figurë e zë ambasadoren të dalë në mbrojtjes së reformës në drejtësi, e cila edhe pse e vonuar po jep frytet e saj, fal atij përkushtimi të SHBA-ve, të cilët e ideuan dhe mbështetën financiarisht , pa të cilën shqiptarët do të qoralliseshin me keq seç, janë qorollepsur nga ca megalomanë që shtrijnë dorën me hajdutëritë e tyre, e fshehin krahun , duke u mbuluar nga një drejtësi e kapur , gjer dje , që vetëm me fakir - fukaranë mbushte burgjet  për shkelje ligji , ndërsa kokat e korrupsionit shihnin  për shtatë palë qejfe, duke mbajtur nën trysni drejtësinë . Havzi i vjetër  mundohet të ngrejë hunjtë dhe sot, me ''drejtësinë e kapur '', ''dështuar'', duke etiketuar ''Skap i partisë'', është paniku që i ka kapur nga drejtësia e reformuar. Vatha e çmendinës së politikës është e mbushur me enumeracione; fëlliqësirë , kriminel, tradhtar, ordiner, fatkeq, hajdut, i shitur, lepurusha, i biri i xhelatit, kastravec , frikacak, i shitur, e sa e sa epitete të pështira që s'i ngreh kandari për një politikan të rangut të lartë, të cilat  përdorur   nëpër protesta, provokojnë dhunë në vend që të ngrenë kauza. Kulmi i këtyre etiketimeve arrin me ''Guvernatorja me fustan'', krimineli, burri me kollare... Çmendurira të tilla në çmendinën e politikës sonë, që nuk le dhe diplomatët pa i sulmuar, vetëm pse ata përpiqet të ndreqin punët e pista të lidershipit. Si të mos mjaftojnë këto, por tani  përmes komisionit hetimor parlamentar ( dështak në gjithë historinë parlamentare), për çështjen e agjentit të FBI-së kërkon t'i japë mend  drejtësisë amerikane, në një kohë kur dy senatorët republikanë të Kongresit amerikan, janë ata që i kërkojnë drejtësisë, për t'i dhënë informacion se, deri ku kanë shkuar tentakulat e oligarkut rus, në çështjen e sigurisë kombëtare. Deputetët tanë i bien bilbilave në parlament, duke penguar punimet për t'u marrë me hetime drejtësie. Mos i quaj çmenduria të çmendinës politike, po deshe! Gjëra të pa vërtetuara, për implikime të kryeministrit shqiptar në çështjen ''McGonigal'' u venë këmbëka e doçka, kur me to duhet të merren organet e drejtësisë, për t'u zbardhur sa më parë, e jo t'i sillen nëpër këmbë duke penguar , vetëm e vetëm për të provokuar protesta, nga që nuk dinë të bëjnë tjetër. Të vjen të zësh kokën me dorë, kur dëgjon liderin e PL -së të shprehet në ekranin Neës- 24, se qetësi ka vetëm në varre, demokracia është protestë që ve në lëvizje. Ngarrohet lideri sepse demokracia është; punë, mendime, ide, vizione, kauza, ndryshe, që venë  në lëvizje zhvillimin shoqëror, çon përpara shoqërinë në të gjitha fushat. Kur nuk di ta bësh këtë në parlament apo institucione, thërret protestat me demek se do të shpëtosh veten me thirret; Tërhiqu kryeministër! Ke shurdhuar veshët e një Tirane për vite me thirrje të tilla, kur është provuar se nga protestat ose mosbindjet civile, jo vetëm s'është larguar kryeministër, por opozitarët e larguar nga parlamenti, shkatërruan parlamentarizmin. Është lehtë të fajësosh të tjerët, kur fajet janë të lidershipit opozitar, në shkatërrimin e pluralizmit dhe ç'është me keqja s'nxjerr mësime, por vazhdon të ndjek nga pas lidershipin që e ka katandisur në këtë farë derexheje demokracinë shqiptare. Ka një shpresë veçse, (tek sa ndjek emisionin ''Zonë e lirë'' sondazhet e bëra për ndjekësit e ''McGonigal ''dhe Big Brotheri , ku raporti është respektivisht 22 përqind me 62 ) publiku i lodhur nga politika, më në fund të nxjerrë liderin e vet, nga ky format televiziv.  Janë të gjitha gjasat që elektorati i PD -së të presë fituesin e këtij eventi , për ta zgjedhur për lider , sepse për hir të vërtetës , ai ka dhënë prova që përmes situatave të krijuar dhe argumenteve të ngrehë, sfida që mbajnë ndezur jetën në shtëpi... Pastaj fitues i çmimit të madh është , kështu nuk ka nevojë për t'u korruptuar. Mos ju duket si një lojë, sepse politika e opozitës nuk po arrin as standardet e Big Brotherit . Biles dhe vëllai i madh është një regjisor i sprovuar i cili, nuk i kursen banorët t'i nxjerrë nga shtëpia, kur shkelin etikën e komunikimit , ndërsa politikanët tanë që mbushin parlamentin me dhunë verbale dhe fizike , mbahen si të paprekshëm ... Çmendina e politikës që s'arrin as shikueshmërinë e një formati televiziv, vetëkuptohet se ku i arrin çapi  ndaj dhe thirrjet e saj për protestën e 11 Shkurtin, do të bien në vesh të shurdhët, sepse u lodhë njerëzit me bredhje pa berqet nëpër rrugë, pa një kauzë që mobilizon për të ndryshuar. Jam i bindur se shqiptarët, s'do t'ju shkojnë nga pas, çmendurirave të akuzave të ngritur në ajër, aq më tepër sot, që ato janë marrë nga drejtësia amerikane , e cila padyshim nuk është drejtësia jonë, që mund të falë çdo të korruptuar, qoftë dhe kryeministër në se është e vërtetë. Po ç't'i thuash çmendinës së politikës sonë, që ve nën akuzë dhe ndërkombëtarët dhe përpiqet të mësojë, drejtësinë amerikane përmes komisionit hetimor parlamentar dhe, aq më keq të ngrehë në protesta njerëzit, kur ende nuk është shprehur gjykata amerikane . Çmendina e politikës shqiptare dhe këtë kishte mangut; T'i japë mend gjykatës amerikane, për të zbardhur të vërtetën e çështjes së agjentit të FBI-se, se FBI- s'ka kapacitet e saj ... Ç'mund të presësh nga një çmendinë, që ka rënë në kurthin e çmendurive !? Ka ardhur koha që SPAK, të vendosë drejtësinë në vend, njësoj si drejtësia Kroate, për t'i dërguar prapa hekurave Senaderët tanë , për t'i dhënë fund çmendurirave të çmendinës politike e zhytur kokë e këmbë në korrupsion . Mjaft më me pengmarrje të drejtësisë nga politikanët e korruptuar!